FOTOT/ S’mori asnjë çmim Grammy, Bebe Rexha: Për mua fitore janë nominimet

Bebe Rexha ishte nominuar në dy kategori në Grammy Awards.

Por këngëtarja me origjinë shqiptare nuk mundi të fitonte asnjë çmim në eventin e madh muzikor që u mbajt në Staples Center në Los Angeles më 10 shkurt.

Bebe në një postim në Instagram u shpreh se ishte e nderuar që ishte pjesë e Grammy dhe se për të fitorja janë nominimet.

“Faleminderit Grammy Awards për mbrëmjen më të mrekullueshme dhe nderin që isha e nominuar në dy kategori me artistë kaq të talentuar dhe të respektuar. Sonte jam në një festë mes ‘një fituese dhe humbëse’ sepse për mua fitorja janë nominimet,”-shkruajti këngëtarja.

Ndërkohë bashkëatdhetarja e saj Dua Lipa mori dy çmime në 61 vjetorin e Grammy Awards.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *