FOTOT: VIP-at që u martuan me njerëz të thjeshtë dhe jetojnë të lumtur

Edhe pse janë ndër personazhet më të famshëm në botë, këta yje të “Hollywood-it” nuk kanë gjetur dashurinë e tyre në mes të kolegëve. Ata janë dashuruar me persona të thjeshtë, me të cilët jeta i ka përballur në një situatë të caktuar. Këto raste nuk janë të pakta dhe “Cosmopolitan” ju rendit disa prej tyre. 

Jessica Alba dhe Cash Warren janë njohur në vitin 2004 kur aktorja e njohur po xhironte filmin “Fantastic Four”. Alba thotë se dashuria mes tyre ishte me shikim të parë edhe pse ky i fundit nuk i takonte shtresës së lartë të shoqërisë. Ata kanë dy fëmijë së bashku.

Fituesja e çmimit ‘Oscar’, Anne Hathaway, e ka njohur bashkëshortin e saj, Adam Shulman, përmes miqve të përbashkët dhe që në takimin e parë, ajo e kishte ftuar që të udhëtojnë bashkë për në New Orleans. Çifti është martuar në 2012.

Aktori shumë i dashur për vajzat, George Clooney, zgjodhi të martohej pikërisht me një avokate, Amal Alamuddin.

Aktorja e “Shtëpiakeve të dëshpëruara”, Marcia Cross e bëri vetë hapin e parë me bashkëshortin e saj, Tom Mahoney. Aktorja e vuri re Mahoney, një aksionar burse, në një dyqan lulesh në Los Angeles në 2004 dhe i dha numrin nëpërmjet pronarit të dyqanit. Pas dy vitesh, ata të dy u martuan.

Princi William dhe Kate Middelton janë takuar për herë të parë në universitet. Kate ishte një vajzë e thjeshtë që mësonte shumë dhe kjo gjë i ra në sy princit. Ata u martuan pak vite pas njohjes dhe tani janë prindër të 3 fëmijëve.

Adele në vitin 2016 i prezantoi publikut të dashurin dhe njëkohësisht babain e fëmijës së saj. Dyshja janë njohur rastësisht në një bar dhe tani jetojnë së bashku.(revistawho)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *