Historitë e Luginës së Vdekjes: Ja dëshmitë e pabesueshme mbi UFO-t në ish-dosjet sekrete të Bashkimi Sovjetik

Të ndërthurura me legjendat dhe folklorin, dhe që datojnë prej disa shekujsh, janë dëshmitë e shumta që vijnë nga e ashtuquajtura “Lugina e Vdekjes” në Siberi, që shtrihet përgjatë lumit Viljuj i Epërm.

Ata që kanë qënë dëshmitarë të ngjarjeve të pazakonta në këtë rajon, thuhet se janë sëmurur papritur (ndonjëherë kanë gjetur vekjen).

Në vitin 2013, Mikail Vishok udhëhoqi një ekip kërkimor në zemër të Luginës së Vdekjes, duke hetuar ekzistencën e dukshme të “kazanëve”, që thuhej se janë mbetjet e teknologjisë aliene.

Ata u detyruan të braktisin projektin, për shkak të fillimit të papritur të sëmundjes, me simptoma të ngjashme me helmimin nga rrezatimi.

Sipas legjendave, i gjithë rajoni ka qenë një fushëbetejë e madhe në antikitet, kur “topa të zjarrtë” do të hidheshin në tokë nga anije të mëdha aliene.

Këto topa të zjaarrtë, vinin nga “kazanët” që do të ngriheshin nga brenda Tokës. Përshkrimi i tyre tingëllon i ngjashëm me armët kundër-ajrore.

Gjatë kësaj beteje, një shpërthim “më i zhurmshëm se kurrë më parë” do ta shkatërronte tërësisht rajonin dhe gjithë jetën në të.

Përshkrimet janë të ngjashme me ato të një shpërthimi bërthamor, i cili rastësisht, mund të shpjegojë arsyen pse çdo njeri që viziton Luginën e Vdekjes, sëmuret brenda pak kohësh. (bota.al)

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Historitë e Luginës së Vdekjes: Ja dëshmitë e pabesueshme mbi UFO-t në ish-dosjet sekrete të Bashkimi Sovjetik”

  1. shkencetari says:

    Taiga siberiane është ndoshta e paprishur dhe e pashkelur si xhungla e Amazon. Më shumë se 100,000 kilometra katrorë të Yakutisë perëndimore janë krejtësisht të pabanuara, pa ndonjë lloj shtigje. Këmbët e njeriut ecin në këtë zonë shumë rrallë. Është një rritje e dendur e pyllit me pemë të çrrënjosur dhe këneta me lundërza me mushkonja. Shkurtimisht, një vendlindje ideale për mitet dhe legjendat rreth krijesave të çuditshme dhe zonave anormale ku ndodhin gjëra të çuditshme. Njeriu i egër vendas Chuchuna nuk mund të ketë asgjë të jashtëzakonshme; vëmendja më e madhe i është dhënë një legjende të veçantë për luginë të vdekje dhe “kazanët” e saj. Nomadic Evenki, Yakutians dhe gjuetarët e vetmuar që kanë ndodhur të enden në këto territore kanë zbuluar për shumë kohë shtëpi të çuditshme të formuara si hemisfera të kuqe që dilnin nga toka e ngrirë vazhdimisht. Formacionet ishin të lëmuara, me një hapje në krye, me një shkallët e dredha që çuan në një galeri rrethore me dhoma metalike të shumta. Megjithë temperaturat në natyrë prej dyzet e më poshtë, ishte e këndshme brenda.

  2. spartak says:

    Prej andej e kanë prejardhjen edhe popullsia serbe . Atje duhen çu prap.

  3. Andy says:

    Spartak
    Idiot i lindur. Cfar lidhje ka artikulli me serbet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *