Rrahu mjekun e Urgjencës, reagon ashpër QSUT: Të dënohet autori, është rast i përsëritur

11 Shkurt 2019, 10:39Kronika TEMA

Pas dhunës së ushtruar nga një person ndaj një mjeku roje me inicialet G.S në Urgjencën e Spitalit Infektiv, ka ardhur edhe reagimi zyrtar i QSUT.

Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” thotë se dënon çdo akt dhune e agresioni ndaj mjekëve dhe personelit shëndetësor.

Në njoftimin zyrtar ndër të tjera thuhet:

“Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, dënon rëndë aktin e dhunës së ushtruar të dielën në mesditë nga një person i papërgjegjshëm, kundrejt mjekut të rojes në Urgjencën e Spitalit Infektiv.

Çdo akt dhune e agresioni ndaj mjekëve dhe personelit shëndetësor në tërësi përgjatë ushtrimit të detyrës së tyre është i papranueshëm, bazuar në normat ligjore, etike, morale. Çdo akt dhune ndaj bluzave të bardha është i papranueshëm duhet të trajtohet me seriozitet nga organet kompetente.

Fatkeqësisht ky nuk është një rast i izoluar por është rast i përsëritur, që mjekë dhe infermierë të spitalit tonë dhunohen në krye të detyrës.

Drejtoria e QSUT edhe një herë dënon aktin e dhunës të ushtruar mbrëmë ndaj mjekut infeksionist dhe u bën thirrje organeve kompetente të zbardhin ngjarjen dhe autori të marrë dënimin e merituar.

Një apel të fortë i bëjmë opinionit publik, të mirëkuptojnë dhe përkrahin bluzat e bardha gjatë punës së tyre, të cilët pavarësisht situatave të krijuara, në asnjë rast nuk neglizhojnë misionin human, atë të dhënies së ndihmës së parë dhe shpëtimin e jetëve njerëzore”, nënvizohet në njoftim. (TemA)

7 komente në “Rrahu mjekun e Urgjencës, reagon ashpër QSUT: Të dënohet autori, është rast i përsëritur”

  1. alb says:

    Ah… sa mire ja ka bere hienave me bluza te bardha. Te lumte dora o mik.

  2. Lani says:

    Ku ske shtet do marresh vet ligjin ne dore ku i dihet cka bere ky doktorr hale. Se ste rref kush kot pa bere diçka

  3. Tajari says:

    Bluzat e bardha koruptive. Jam kundra dhunes por mjeket e kane qelbur fare. Nuk jane me humane,…….zhvatesa ata Jane.

  4. Ermigrant says:

    Vetem idiotet rrahin mjeket. Cfare do lloj mjeklu te kete qene ai. Ne Shqiperi per pagesen qe njerzit bejne marrin nje sherbim te shkelqyer. Ne jemi jashte shteti paguajme gjysmen e rroges per mjekesi, e kur duam te takojme mjek na lejme takime pas 3-6 muaj. Nuk ka mjek qe te merr urgjent se te do qejfi ty. Do rrish te presesh, si ne gjithe boten. Shqiptaret mendojne se ja ka per borxh mjeku sherbimin, ndonese i paguajne me pak se 30 mije lek te qelbura.
    E perseris ne SHQIPERI ka mjekesi te SHKELQYER!

  5. Sefer says:

    Per mjekun duhet cdo person duhet shprehe nderim e mirnjohje per sherbimin qe ju ben pacientve. Vec idiotet bejne vrprime te tilla te ulta. Turp turp tuto

  6. Guazimondo says:

    Perse nuk kthehesh ne Shqiperi prap ti Emigrant? Ne Shqiperi shumica e mjekeve jane hiena , edhe po keshtu jane gjykates, prokurore, shefa policie, politikane etje. Jo vetem qe te marrin leku , por te perdhunojne moralin edhe inteligjencen, te mashtrojne ne cdo llafe ose veprim qe bejne. Ky sistem barke-derrash qe spiuni i Serbeve Sali Berisha ngriti eshte nje sistem spiunesh edhe hienash , pa pike morali edhe principi mos te them anti-shqiptar edhe anti-human ne cdo qelize .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje