Surprizat e motit: Reshje masive dhe temperatura në -10°C, ja çfarë parashikohet nga sinoptikanët për këtë javë

Ditët më të ftohta të dimrit nuk kanë përfunduar ende.

Megjithëse gjatë këtyre ditëve mbi vendin tonë po mban kryesisht mot i kthjellët, duke nisur nga dita e sotme priten reshje dhe ulje temperaturash.

Sipas parashikimit të Meteoalb, sot priten reshje shiu deri në mbrmje, ndërsa e marta do sjellë ulje të temperaturave dhe reshje bore në Lindje dhe Juglindje.

E mërkura sjell mot të kthjellët, por shumë të ftohtë dhe temperaturat gjatë natës do arrijnë në -10°C.

Moti gjatë javës sipas Meteoalb: E hëna mbetet me temperatura të larta por me reshje shiu deri në mbrëmje kur dëbora shfaqet në pjesën më të madhe të zonave malore.

E marta sjell rënie të ndjeshme të temperaturave dhe vijojnë reshjet e dëborës në Lindje – Juglindje.

E mërkura dhe deri në fundjavë, sjellin mot të kthjellët por shumë të ftohtë; temperaturat e natës dhe mëngjesit ulen deri 10°C nën ZERO ndërsa gjatë mesditës maksimumi do të ngjitet deri 12°C.(TemA)

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Surprizat e motit: Reshje masive dhe temperatura në -10°C, ja çfarë parashikohet nga sinoptikanët për këtë javë”

  1. Tina says:

    Temperatura – 10 ?! . . . . ha ha …. do te shesin artikujt e dimrit se kane ngel stok !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *