16 shkurti, Policia: Të shmangen retorikat që nxisin dhunë, kontrolle intensive të mjeteve në disa akse kryesore

12 Shkurt 2019, 14:09Kronika TEMA

Policia e Shtetit u bën apel forcave politike të angazhuara për tubimin e datës 16 shkurt që të shmangin retorikat, të cilat nxisin veprime kundër rendit e qetësisë publike.

Po ashtu Policia e Shtetit ndan me publikun shqetësimin për përfshirjen në atë tubim të individëve me precedentë penalë apo të nxitur nga aktorë të tretë, të cilët synojnë krijimin e një klime destabiliteti në Shqipëri.

Duke garantuar të drejtën e tubimit dhe lirinë e shprehjes së qytetarëve që manifestojnë për pikëpamjet e tyre politike, Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë qytetarëve që s’kanë lidhje me këtë tubim, të marrin masa për kufizimin e lëvizjes së tyre gjatë datës 16 shkurt në mjediset ku do të zhvillohet protesta.

Policia e Shtetit informon gjithashtu se do të kryejë kontrolle intensive të mjeteve në disa akse kryesore me qëllim që të parandalojë përfshirjen e personave me rekorde dhe precedentë kriminalë në protestën e datës 16 shkurt në interes të sigurisë së pjesëmarrësve të saj dhe të qytetarëve të tjerë. (TemA)

1 komente në “16 shkurti, Policia: Të shmangen retorikat që nxisin dhunë, kontrolle intensive të mjeteve në disa akse kryesore”

  1. ME EMER says:

    Nuk e kuptoj se c`rendesi kane keto protesta shkatrimtare dhe kush i organizon ?! Kujt i sherbejne keto protesta ?! Populli duhet ta kuptoje se kush e shkaterroj Shqiperine , por ne te njejten kohe te kerkoje dhe mireqenje me pune . Nuk shoh nga forcat opozitare te behet verejtje per fondet e shumta qe konsumohen per vepra jo te domosdoshme ne kushtet e super varferise . Keto vepra po qe se ka llogjike ne drejtuesit ,duhen kudo ne Shqiperi , pasi kudo jetojne shqiptare ..!Tirana rreth nje miljonshe i sherben rremujes ne kushtet aktuale dhe jo vendit . Bujqesia eshte ne mjerim , pa “bereqet “, pasi mbillet , por c`fare “korret”..?! Fshatrat “turistike” te qeverise Rama , nuk po “ndjellin ” turiste , perkundrazi , po largojne e ata qe kane mbetur ne to drejt kurbetit etj etj ..!Per keto nuk them se duhet te reagojne opozitaret ,”faqezinjte ” qe e dogjen dhe mjerruan vendin . Ata nuk e kane me te drejten morale, te protestojne se bashku me popullin hallexhi dhe te pa fat . Po” aleatet ” ku jane ?! Per te prishur e shkaterruar pas viteve 90 ndiheshin , “frymezonin” po tani pse nuk reagojne ?! Mos duan “shesh te bejne pershesh” ?!Nuk me vjen keq per RAMEN i cili per gabimet qe ka apo mund te kete te “gjykohet ” ne parlament , ne kupolen e ligjit , te llogjikes nga perfaqesuesit e popullit , nese jane vertet te tille . Vendi ka shume probleme , por “mendje ndriturit ” e fillojne se prapi , megjithese e dine shume mire se jo ata , por populli nuk qendron dot ne kembet e tija ..!Ne se protesta ka qellim destabilizimi , nese te korruptuarrit qe sigurisht kane qene dhe jane ne piramide , kane frike nga reformat ligjore , “harram ” ju qofte ..! Populli nuk eshte pa mend , ajo do te ndodhe si sot apo neser ..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje