Mbyllet ndeshja Man United- PSG me rezultatin 0-2

12 Shkurt 2019, 22:24Sport TEMA

Pas një periudhe pushime, Champions League rikthehet mbrëmjen e sotme me dy sfida mjaft të forta.

Takimi kreysorë i sotëm do të jetë ai mes Manchester United dhe PSG-së, sfidë e vlefshme për fazën e 1/16-ve e cila do të zhvillohet në “Old Trafford”.

Një duel që pritet të dhurojë emocione dhe spektakël pasi që të dyja ekipet synojnë kualifikimin për në raundin tjetër.

Më poshtë do të ndiqni rastet më të mira të ndeshjes Man United-PSG.

MANCHESTER UNITED (4-3-3) : De Gea; Të rinj, Lindelof, Bailly, Shaw; Herrera, Matic, Pogba; Lingard, Martial, Rashford. Traineri: Solskjaer

PSG (4-4-1-1) : Buffon; Kehrer, Thiago Silva, Kimpembe, Bernat; Dani Alves, Verratti, Marquinhos, Di Maria; Draxler; Mbappe. Traineri: Tuchel

—————————————————————-

KOMENTI LIVE

GOL! PSG-ja dyfishon rezultatin me anë të Mbappe

GOL! Kimpembe i jep avantazhin PSG-së duke shënuar brenda zonës pas shpëtimit që iu bëri mbrojtësve vendas

Minuta 53′, David De Gea bën mrekullinë duke bërë një pritje shpëtimtare pas gjuajtjes së De Geas

Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 0-0

Minuta 45′, Dani Alvesh tenton të gjejë golin me anë të një goditje dënimi, por pa rrezik për De Gean

Minuta 28′, Kylian Mbappe humbet një rast të artë përballë De Gea-s për të kaluar në epërsi PSG-në

Minuta 15′, Aksion mjaft i bukur nga ana e Pol Pogba në krahun e djathtë duke futur një top të rrezikshëm brenda zonë, por ndalet nga Buffon

Minuta 8′, Rashford tenton të befasojë Buffon, por gardiani italian tregohen i vëmendshëm duke e dërguar topin në këndore

Minuta 6′, Di Maria krijon rastin e parë të rrezikshëm për PSG-në me anë të një goditje jashtë zone me topin që përfundon ngjitur me shtyllën

Ekipet mbajnë një minutë heshtjes për të kujtuar Emiliano Sala. Do të respektohet para të gjitha ndeshjeve të Ligës së Kampionëve dhe Europa League

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje