Ekzekutoi kryekomisarin Lamaj, avokati: Arben Frroku drejt lirisë, s’ka asnjë provë dhe mund të kërkojë azil politik në Holandë

Gjykata e  Apelit me seli në Hagë ka refuzuar për të dytën herë ekstradimin e Arben Frrokut.

Avokati Tonin Prendi nënvizon për News 24 se ky vendim i hap rrugë lirimit të Frrokut pasi mund të kërkojë azil politik në Holandë.

“Ai refuzon kërkesën e shtetit shqiptar për të ekstradu, vendim që është apelu në Gjykatën e Apelit.

Ky është një vendim i cili hap rrugën lirimit të Arben Frrokut në shtetin holandez.

Ka procedura të tjera dhe i lind e drejta të kërkojë azilin politik.Pretendimet janë atë që dihen nga të gjithë madje edhe nga opinioni publik. Nuk ka asnjë provë që çon implikimin e këtij në këtë ngjarje.

Në rastin konkret të kemi parasysh që nuk është hapur as çështja fare, por thjesht një gjykim i të gjtha fakteve. Vendim që është ankimimi edhe në Gjykatën e Strazburgut.

Ne insistojmë në faktin që do ta pranojë dhe pa prova, një vendim i marrë nga shfrytëzimit politik në media mbi prova që janë në dosje”, tha avokati.

Frroku është dënuar me ‘burgim përjetë’ për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj.(TemA)

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Ekzekutoi kryekomisarin Lamaj, avokati: Arben Frroku drejt lirisë, s’ka asnjë provë dhe mund të kërkojë azil politik në Holandë”

  1. Dominant Septima says:

    Po kjo eshte demokracia ne fund te fundit. Denohesh me fakte e Jo me opinione.

  2. polici says:

    Duhet te kthehet denimi me vdekje,,,,te hiqet denimi I perjetshem,,,dhe ne vend te tij te futet denimi me vdekje,,kjo do rregulloje krimin ne shqiperi../////

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *