“Kur India pranonte minjtë e ngordhur si taksa në vend të parave”, ja kuriozitetet që mund të mos i keni ditur

Rreth 5000 vjet më parë, kinezët prodhuan manikyrin e parë të thonjve, dhe e përdorën atë për të simbolizuar pasurinë dhe fuqinë e elitës.

Përdorimi i tij ndalohej nga qytetarët e zakonshëm. Madje ekzistojnë raporte të njerëzve të thjeshtë të dënuar me vdekje, vetëm pse kishin përdorur manikyrin.

Leonardo da Vinçi, i la qëllimisht gabimet në planet e shpikjeve të tij, për të parandaluar vënien e tyre në praktikë nga njerëz të paautorizuar.

Një artist me emrin Pier Braso, shfaqi një seri pikturash në një ekspozitë në vitin 1964, duke marrë vlerësime të shumta nga kritika. Megjithatë, shumë shpejt u zbulu se “Pier Braso” ishte në fakt, një shimpanze. Edhe pasi u zbulua mashtrimi, një kritik deklaroi se piktura e majmunit ishte më e mira, që ai kishte parë në një ekspozitë.

Miniera e arit më e thellë në Amerikën e Veriut, ndodhet në Kebek të Kanadasë. Pika më e thellë e minierës arrin në mbi 4 kilometra, dhe parashikohet të sigurojë akses për nxjerrjen e mbi 12.5 milionë onc ar.

Një nga përfitimet e fitimit të çmimit Oskar nga aktorët, është se statuja e famshme mund të riparohet falas nga Akademia e Filmit në Hollivud.

Në qytetin Jivu në Kinën lindore, njerëzit habiten se si një një çift kinez drejton një restorant, duke punuar 21 orë në ditë pa u lodhur. Banorët vendas i quajnë “çifti i robotëve në restorant”. Duket se restoranti drejtohet nga dy çifte, ku si burrat dhe gratë janë binjakë identikë.

Shtatëdhjetë për qind e tokës në Angli është ende në pronësi të 1 për qind të popullsisë, kryesisht pronari është mbreti i famshëm Uilliam Pushtuesi.

Nëse amerikanët vendas do të kishin shitur realisht Manhatanin tek evropianët për 16 dollarë në vitet 1600, dhe nëse do t’i kishin investuar 16 dollarët me norma interesi vjetore prej 8 për qind, sot ato 16 dollarë do të kishin qenë të mjaftueshme për të blerë sërish gjithë Manhatanin, dhe ende do tepronin 222 trilionë dollarë.

Astronomët kanë zbuluar një planet ku bie shi silikati, dhe fryn një erë me një shpejtësi të pabesueshme prej 7.000 km/h. Kjo i jep planetit një ngjyrë blu. Ai ndodhet 63 vite dritë larg nesh.

8 janari i vitit 1836, është dita e fundit në histori kur SHBA-ja nuk kishte asnjë borxh kombëtar.

Rrugës për në Botën e Re, Kristofor Kolombi u bllokua në Xhamajka në vitin 1503. Duke pasur nevojë për ushqime dhe duke e ditur se një eklips hënor do të ndodhte shumë shpejt, Kolombi  i paralajmëroi vendasit se hëna do të zhdukej, nëse ata nuk do të vazhdonin ta ushqenin atë dhe marinarët e tij.

Në 4 nga 10 aeroportet më të mëdha të Mbretërisë së Bashkuar, është më lirë të parkosh një avion të vogël për 24 orë, se sa makinën tuaj personale.

Lerri Lemio, një marinar kanadez në Olimpiadën e vitit 1988, ishte duke fituar medaljen e argjendtë, kur e braktisi garën për të shpëtuar dy konkurrentët e tjerë që gjendeshin në vështirësi. Atij iu dha medalja ‘Pierre de Coubertin’ për sportivitetin e treguar.

Në vitin 1954, qyteti i Bombeit në Indi kishte një problem kaq të rëndë me higjenën, sa që nisi të pranojë minjtë e ngordhur si një formë të pagimit të taksave. Kjo çoi në mbarështimin masiv dhe më pas vrasjen e minjve, për t’i përdorur ata si një mjet pagese.

Në vitin 1967, kryeministri i Australisë Harold Holt u zhduk në mënyrë misterioze ndërsa notonte në det. Ai u shpall i vdekur 2 ditë më vonë, por trupi i tij nuk u gjet kurrë.(bota.al)

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *