Kush është milioneri Ramiz Kelmendi, biznesmeni kosovar që u përplas me Erion Veliajn?

12 Shkurt 2019, 14:14Rajoni TEMA

Ish-zëvendëskryeministri dhe deputeti aktual i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Ramiz Kelmendi është importuesi kryesor i mallrave serbe në Kosovë dhe një nga lobuesit më të fortë për heqjen e taksës 100%, që qeveria kosovare ka vendosur së fundmi për produktet që vijnë nga Serbia.

Ky qëndrim i tij pro serb, të cilin e ka shprehur disa herë hapur në media, është i lidhur ngushtë me interesat e tij financiare.

Si pronar i kompanisë “Elkos Group”, nga të dhënat zyrtare të doganave kosovare, rezulton se deputeti supermilioner i LDK-së të jetë një nga importuesit më të mëdhenj të mallrave serbe në Kosovë. Kjo ka krijuar goxha debate në Kosovë.

Siç raportojnë mediat e shumta kosovare, kompania e Kelmendit është në top listën e kompanive që importojnë produktet serbe dhe që i shesin në Kosovë, duke mundur që gjatë këtyre viteve të sigurojnë fitime të majme.

Natyrshëm që vendimi i qeverisë kosovare penalizon më shumë se gjithçka tjetër, pikërisht Kelmendin si njeriun i cili e ka të lidhur të ardhmen e biznesit të tij me produktet dhe mallrat serbe.

E duket se tashmë që Kosova e ka vështirësuar tregtinë me Serbinë, Ramiz Kelmendi i ka kthyer sytë sërish nga Shqipëria, për ta shtrirë këtu aktivitetin e tij të të bërit biznes me mallrat serbe.

Kjo e shpjegon edhe vendimin e tij për t’u bërë protagonist ditët e fundit në mediat shqiptare me anë të një letre të hapur, ku ankohej se nuk po e linin të ndërtonte një qendër tregtare në një zonë ku, që në vitin 2011, është përcaktuar me vendim të qeverisë demokrate të ndërtohet Terminali Multimodal i Pasagjerëve, aq shumë i nevojshëm për Tiranën dhe gjithë makinat private e mjetet e transportit publik që vijnë nga jugu apo veriu.

Po ashtu, veç terminalit të autobusëve, aty do të ndërtohet edhe stacioni i trenit, i cili do të integrohet me terminalin multimodal për transportin publik, projekt i cili po finalizohet nga ana e Bashkisë së Tiranës./Tiranapost/

16 komente në “Kush është milioneri Ramiz Kelmendi, biznesmeni kosovar që u përplas me Erion Veliajn?”

  1. Mikel says:

    Ky surrogati shet kombin per para.Shume mire ka bere Veliaj qe ja anulloi vendimin ketij gjakpiresi.

    1. ben says:

      Mikel
      Po vendimin ja firmosi vete erion veliaj
      Pagoi dhe 1.680.000 euro ne banke per bashkine e tiranes.
      Dhe mbas kesaj erionka u kujtua se se te vendi I lejes se ketij do ndertohej parku???????
      Apo eshte e vertete ajo qe thote Ramiz Kelmendi qe I kerkuan 5 milione euro bakshish dhe ky nuk ja dha dhe I anullojne lejen qe dhane vete??????
      Mikel je budalla apo ben vete per 1 sufllaqe koment????

      1. Krio says:

        sa me pelqen kjo
        per nje sufllaqe koment
        pikes i ke ra

      2. Mikel says:

        Ky tregtari ne Kosove eshte levruesi me i madh i produkteve serbe.Nga ky fakt dal ne kete perfundim.Se dhe ne Kosove per kete zoterine nuk ka opinion te mire.Sa per sufllaqe ngaterron person.Nuk jam nga ata qe i paguan show-meni i Tiranes, Erion Spektali.Ai mund te impresionoje ndonje gjynafqar ose te pagdhendur,po jo mua.Une u nisa nga ndjenja kombetare.

  2. ben says:

    Ramiz Kelmendit
    Kryetari I bashkise se tiranes erion veliaj I ka dhene lejen ndertimit ne vitin 2018!!!
    Menjehere mbas marjes se lejes I kane dhene edhe faturen qe duhet duhet te paguante ne banke per lejen plot 1.680.000 euro dhe ky zoteria e ka paguar!!
    Dhe mgjth kete supergrabitesit e rilindjes nuk ja zbardhnin lejen sepse prisnin qe ky te conte thesin me euro.
    Mbasi ky zoteria nuk pranoi te paguante bakshishin per erion fikun, erioni u kujtua se ne vendin ku I kishte dhene lejen e ndertimit ramiz Kelmendit do ndertohej nje park.
    Ky eshte nje rast I paster korupsioni qe nese shqiperia do kishte drejtesi si ne afrike erion veliaj sot do ishte arestuar dhe shkarkuar.
    Pritet te dali spiropali dhe te thote se kjo eshte nje gje normale dhe behen dhe filma.
    PS: Ramiz Kelmendi deklaron se I derguari I erion veliajt I ka kerkuar 5 milione euro.
    A do arestohet erion veliaj para kandidimit????

  3. Dorjani says:

    Biznesi esjte biznes..cfare mut kombi….dashuria per kombin eshte shume me e madhe kur paguan taksa sa gjysma e popullsise

    1. gjyshi says:

      Dorjan,
      Pse, me parat e kujt i paguan tatimet? Ato jane para te konsumatoreve.

  4. trimi says:

    Respekt per Ramush Haradinaj i cili ka filluar te vendose Kosoven ne binare te mire duke perfshire edhe ekonomine e Kosoves,
    sepse sa i perket ish zevendeskryeministrave dhe zevendeskryeministrave te tanishem ata jane krejt dembela,ata jane krejt dembela.

  5. arber says:

    Ramiz Serbi. i zi per shqiptaret.

  6. Saliu i shpelles says:

    ** Ben ** akoma se ke mbaruar se ngreni tasin me mut ???? Mbaroje shpejt se te kam bere gati edhe 2 tasa te tjere.

  7. gjyshi says:

    ben,
    Mund te jete ashtu si thua, por ta them te drejteni, me erdhi mire sa nuk mund ta besoj se i edhte anulisr perfundimisht leja. Atij duhet t’i kerkohen(vehen) kushte qe te mos mund t’i plotesoje. Qofte edhe te kunderligjishme. Se mos pasurine me bisnesin e tij marramendes ne Kosove e ka fituar me nder ?

  8. Timi says:

    Së pari ishte me Ramushin në parti pastaj doli me Thaçin e tash është në Ldk. I ndërron më shpesh partitë sesa brekët. Idiot.

  9. Toma says:

    Ore parate KU shkuan ,Veli fiku te ktheje 1.6 milione euro.

  10. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    Lali Fiqi te beje terminalin dhe investitori te beje qendren tregtare ne te njejtin vend. Investitori te investoje ne berjen e qendres dhe terminalit dhe si shperblim te mos paguaje takse per 10 deri 20 vite. keshtu behet ne cdo vend ne perendim. Do te investosh per interes privat ath duhet te derdhesh ca para edhe per interes publik dhe edhe investitori fiton edhe publiku fiton edhe buxheti i shtetit nuk preket por ketu lind problemi i bakshishit sepse ne kete forme Lali Fiqi dhe Shalegjati ngelin pa bakshish.

  11. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    Lali Fiqi te beje terminalin dhe investitori te beje qendren tregtare ne te njejtin vend. Investitori te investoje ne berjen e qendres dhe terminalit dhe si shperblim te mos paguaje takse per 10 deri 20 vite. keshtu behet ne cdo vend ne perendim. Do te investosh per interes privat ath duhet te derdhesh ca para edhe per interes publik dhe edhe investitori fiton edhe publiku fiton edhe buxheti i shtetit nuk preket por ketu lind problemi i bakshishit sepse ne kete forme Lali Fiqi dhe Shalegjati ngelin pa bakshish…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje