Maduro shpërthen ndaj administratës Trump: Qeveria amerikane është një bandë ekstremistësh

Presidenti zyrtar i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka thënë se qeveria e Donald Trumpit është një grup banditësh ekstremistë dhe i ka fajësuar Shtetet e Bashkuara për krizën në vendin e tij.

Në një interviste për BBC, Maduro ka thënë se nuk do ta lejojë futjen e ndihmave humanitare në Venezuelë sepse kjo do të përdorej nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ta justifikuar intervenimin e tyre në këtë vend.

Ata po kërcënojnë me dhunë me qëllim që ta marrin kontrollin në Venezuelë”, tha ai.

Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë perëndimore kanë njohur udhëheqësin e opozitës Juan Guaido si president i përkohshëm.

Maduro është duke u përballur me presion të brendshëm dhe të jashtëm për t’i shpallur zgjedhjet e parakohshme për shkak të rëndimit të krizës ekonomike, rritjes së korrupsionit dhe shkeljes së të drejtave të njeriut. Ndërsa në anën tjetër, Guaido ka organizuar protesta të reja që do të mbahen gjatë ditës së martë.

Marrëdhëniet mes Venezuelës dhe Shteteve të Bashkuara kanë qenë të tensionuara edhe para ardhjes në pushtet të presidentit Donald Trump. Sidoqoftë, ato u tensionuan edhe më tepër kur presidenti amerikan e njohu Guaidon si president të përkohshëm të Venezuelës. Si kundërpërgjigje, Venezuela i ndërpreu plotësisht marrëdhëniet diplomatike me SHBA-në.

Venezuela hoqi marrëdhëniet diplomatike në përgjigje, ndërsa Trump tha se përdorimi i forcës ushtarake mbeti “një opsion”.

Në një intervistë të rrallë, Maduro tha se shpresonte që “ky grup ekstremist në Shtëpinë e Bardhë të mposhtet nga një opinion i fuqishëm publik në botë“.

Duke folur në kryeqytetin Caracas, ai i tha Orla Guerin të BBC se: “Është një luftë politike, e perandorisë së Shteteve të Bashkuara, të interesave të së djathtës ekstreme që qeveris sot, i Ku Klux Klan, që rregullon Shtëpinë e Bardhë, për të marrë përsipër Venezuelën“.

SHBA, e cila akuzon qeverinë e Maduros për shkeljet e të drejtave të njeriut dhe korrupsionin, ka rritur presionin ndërkombëtar ndaj presidentit venezuelian që të japë dorëheqjen.

Ajo ka vendosur një sër masash ekonomike në vend, duke përfshirë kompaninë shtetërore të naftës, duke goditur burimin kryesor të të ardhurave të Venezuelës.

Në vitet e fundit, SHBA ka ngrirë pasuritë e Maduro, dhe kufizoi qasjen e Venezuelës në tregjet amerikane dhe bllokoi marrëdhëniet me ata që përfshiheshin në tregtinë e artë të vendit. (TemA TV)

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *