Pesë vendet e Europës ku femrat dominojnë në shkencë

12 Shkurt 2019, 14:46Lifestyle TEMA

Evropa ka ende shumë për të bërë, në mënyrë që të kapërcejë hendekun gjinor në shkencë. Megjithatë, pesë shtete janë përjashtimi që vërteton rregullin.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në Shkencë, Komisioni Europian ka bërë të ditura disa statistika, sipas të cilave, vetëm 41% e shkencëtarëve dhe inxhinierëve në vendet e BE janë femra.

Megjithatë, ka përjashtime të dukshme. Në pesë shtete të BE-së, shumica e shkencëtarëve dhe inxhinierëve janë femra. Lista kryesohet nga Lituania, e cila 57% të shkencëtarëve i ka femra, në vendin e dytë renditen Bullgaria dhe Letonia me nga 53%, e treta është Portugalia me 51% dhe në fund Danimarka me pak më shumë se 50%.

Në fund të klasifikimit mbi baza gjinore të shkencëtarëve janë Hungaria dhe Luksemburgu me nga 25%, Finlanda me 29%, si dhe Gjermania me 33%.

Përfaqësimi i ulët i femrave në shkencë përbën shqetësim për barazinë gjinore. Karriera shkencore dhe ajo inxhinierike zakonisht ofrojnë mundësi të mira punësimi dhe paga më të mira sesa ato në sektorët e tjerë ku punësohen zakonisht femrat, thuhet në një raport të OECD.

Dita Ndërkombëtare e Grave dhe Vajzave në Shkencë është një iniciativë që ka për qëllim të nderojë shkencëtaret femra dhe t’i bëjë ato të shihen si modele që duhen ndjekur nga vajzat dhe djemtë.

Viti 2018 ishte i sukseshëm për femrat e shkencës, pasi tre prej tyre fituan Çmimin Nobel.

Ndërsa modeli më i mirë në këtë aspekt mbetet Mari Kyri, e cila ka fituar Nobelin në Fizikë në vitin 1903 dhe atë në Kimi në vitin 1911. (TemA TV)

2 komente në “Pesë vendet e Europës ku femrat dominojnë në shkencë”

  1. ben says:

    Shoqerine njerezore e kane cuar perpara burrat dhe do vazhdojne ta dominojne burrat edhe ne dekadat e ardhsme. Shiko se kush jane ne krye te vendeve me predominim femrash ne shkence, (gjithmone ne se keto te dhena jane te sakta) ato vende qe jane me ekonomi gati te rrenuar, ndersa vendi me ekonomine me te forte ne BE, Gjermania ka vetem 33% femra.
    Pa dyshim qe femrat jane gjysma e shoqerise njerezore dhe kane vendin e tyre ne te, por nuk arrij te kuptoj se ku duan te dalin keta palo “feminist” qe duan te arrijne burrat ne ato fusha ku gruaja e ka te veshtire te punoje. Vetem po te marrim aspektin fizik, nje inxhinjere qe do ti dyhet te hype e te zbrese neper ndertesa industriale nuk mund te krahasohet me burrat. Nga ana tjeter, ka profesione ku grate kane perparesi, gjithmone ne asperktin fizik. Mjeket apo infermieret gra jane shume me te kujdesshme se sa koleget e tyre burra. Ne mjediset prodhuese, grate, eshte provuar se kane me teper durim se sa burrat ne punet rutine.
    E fundit, nje fjale e vjeter angleze thote se:
    “perkrah cdo burri te suksesshem qendron nje grua e mencur”.

  2. Eda says:

    Ne krye te listes jane pikerisht vende qe i perkasin Europes LIndore pasi ajo perendimore dhe sot e kesaj dite e shikon femren si shtepiake. Komunizmi ka pasur shume te keqija por nje nder te mirat qe ka pasur ka qene pikerisht fakti qe ka futur femren ne shkence , art dhe arsim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje