Trafik droge/ Goditen 4 grupe në Itali e Shqipëri, zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar

Prokuroria e Krimeve të Rënda, Policia Shqiptare në bashkëpunim me policinë italiane kanë publikuar rezultatet e një operacioni ndërkombëtar të trafikut të drogës të koduar ‘Lulet e Pranverës’.

Operacioni ka goditur 4 grupe kriminale dhe është finalizuar me 27 të arrestuar, 21 prej të cilëve shqiptarë të arrestuar në të dyja anët e Adriatikut.

Grupet kriminale bazën e kishin në Lecce. Në operacion u angazhuan mbi 100 efektivë.

Operacioni është finalizuar pak ditë pas vizitës në Shqipëri të prokurorit të Antimafias italiane Federico Cafiero De Raho.

Në Itali janë arrestuar;
Dorian Alikaj
Altin Avduramani
Ajet Cepaj
Klaudio Fani
Artur Malo
Raul Zenunaj

Në Shqipëri janë arrestuar;
Luka Beqiraj
Bilbil Kabello
Arbnor Hoxhaj
Denis Pashaj
Kujtim Elmazi
Kristian Llanaj

Katër rastet e dokumentuara nga pala shqiptare dhe italiane
10 shkurt 2017-Në Godull Adriatik është sekuestruar një gomone me 1.6 ton kanabis
26 shkurt 2017 -Në Brindisi është sekuestruar një gomone me 966 kg kanabis, u arrestuan dhe dënuan Eduard Sallaku dhe italiani Donato Carlucci.
5 prill 2017-Në Gjirin e Lalzit u sekuestrua një motoskaf, dyshohet se do të trafikonte kanabis, u arrestuan dy skafistët italianë Gianfranco Mariano
2 qershor 2017-Në Vjosë u sekuestrua një gomone me 685 kg kanabis, u arrestua Dino Abazi. (TemA)

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Trafik droge/ Goditen 4 grupe në Itali e Shqipëri, zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar”

  1. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

    artikullshkrues,perse manipulon kur thua se zbardhen emrat e ”shqiptareve”!!!??
    asnje shqiptar,totalisht turq shqipfoles………………..gezuar ramazonin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *