Zbulohen 30 spiunët e ish-Sigurimit: Diplomatë, akademikë, pedagogë e politikanë

Në përgjigjen kthyer Top Channel, Autoriteti i Dosjeve thotë se me zgjedhjen në organet e larta të drejtësisë janë verifikuar 294 kandidatë, nga të cilët 5 individë kanë rezultuar të figurojnë me dosje.

“Janë verifikuar kandidatët për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Nga verifikimi, për 3 persona rezultoi se figurojnë në dokumentacionin e ish-Sigurimit të Shtetit; dy persona si subjekte proceduese ish-gjyqtar dhe ish-prokuror në procese penale politike (NS, FL) dhe një person si bashkëpunëtor (SV)”.

Ndërsa për rastin e prokurorit Bujar Sheshi, ky autoritet thotë:

“Me kërkesë nga Prokuroria e Përgjithshme është bërë verifikimi i figurës për kandidatët për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Nga verifikimi, Autoriteti ka dalë me vendimin Nr.12, datë 22.01.2019, që ka të bëjë me subjektin e verifikuar (BSH), për të cilin ka rezultuar se figuron në dokumentacionin e ish-Sigurimit të Shtetit”.

Nuk janë vetëm institucionet e reja të drejtësisë që kërkojnë informacion, por edhe partitë politike.

“Me kërkesë të dy partive politike (Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet; Aleanca Popullore për Drejtësi), janë verifikuar 285 persona në kuadër të verifikimit të figurës për kandidatët për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, për zgjedhjet e 25 Qershorit. Nga verifikimi, 4 persona figurojnë në dokumentacionin e ish-Sigurimit të Shtetit (XHA, RT, FT, ZG)”.

Edhe Ministria e Brendshme është interesuar të zbulojë se cilët janë ish-spiunët e Sigurimit të Shtetit në radhët e saj.

“Me kërkesë nga Ministria e Brendshme janë verifikuar 30 persona, në kuadër të verifikimit të figurës përpara emërimeve ose ngritjeve në detyrë. Një person figuron në dokumentacionin e ish-Sigurimit të Shtetit (AXH)”.

Ky autoritet ka zbuluar edhe disa bashkëpuntorë në Akademinë e Shkencave dhe Fakultetin Ekonomik në Tiranë.

“Me kërkesë nga Akademia e Shkencave janë verifikuar të gjitha kandidaturat në kuadër të verifikimit të figurës përpara emërimeve ose ngritjes në detyrë. Dy persona figurojnë në dokumentacionin e ish-Sigurimit të Shtetit (GjSh, IM). Nga Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Tiranës janë verifikuar 116 persona. Dy persona figurojnë në dokumentacionin e ish-Sigurimit të Shtetit (AM, IK)”.

Numrin më të madh të kërkesave për verifikim e ka Ministria e Europës dhe Punëve të Jashtme.

“Me kërkesë nga MEPJ janë verifikuar 234 persona, nga të cilët 7 persona – (FR), (EM), (LlK), (JSh), (GS), (AA), dhe (AD), – figurojnë në dokumentacionin e ish-Sigurimit të Shtetit”.

Agjencia e spiunazhit shqiptar SHISH ka kërkuar verifikimin e 45 persona që punojnë në këtë institucion.

“Janë verifikuar 50% e personave, pjesa tjetër janë në proces verifikimi. (KP), (QD) dhe (RM) janë persona në dokumentacionin e ish-Sigurimit të Shtetit”.

Autoriteti i dosjeve ka kaluar në skaner edhe 25 persona që kryejnë funksione në pushtetin vendor.

“Rezultoi se (DHS) figuron në dokumentacionin e ish-Sigurimit të Shtetit, po ashtu edhe (ZK)”.

Në Gardën e Republikës, nga 7 persona të kontrolluar, njëri prej tyre ka rezultuar me dosje, ndërsa nga 4 kandidatët për komisioner pranë Avokatit të Popullit, njëri ka dosje, sikurse edhe njëri prej anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Publik Shqiptar, me inicialet PP.(TCH)

REMOTE_ADDR:[]

25 komente në “Zbulohen 30 spiunët e ish-Sigurimit: Diplomatë, akademikë, pedagogë e politikanë”

  1. Pajdhany Me čibuk says:

    Ç ju desht o te zest e vetes tuj qe deshet t punonit per shtetin shqiptar.!
    Tash mbajeni mren nga shteti shqiptar.

    1. Zeqo Xhufllaku says:

      Po keta qenkan idiote fare. Tjeter eshte agjenti/spiuni i sigurimit dhe tjeter eshte oficeri i sigurimit te shtetit. Agjenti eshte person anonym, secret, oficeri eshte I hapur, I deklaruar. E keni bere lemsh tere punen, me qellim.

  2. Drini says:

    Nga fakulteti ekonomik keni harru Omer Stringen

    1. Edhe (DHK) Dhori Kule ka goxha Dosje te SSH (Sigurimi i Shtetit), si dhe gruaja e Mynyr Koni_t ka Dosje te SSH sebashku me nje nga te familjes kur ishte vajze (e pamartuar me Mynyr Koni_n). Autoriteti i Dosjeve duhet te nxjerri sa me pare Dosjet e emrave te larte permendur, prepara se te dalinne Internet seshpejti, por edhe te shume Prof.Dr. apo Dr. pedagoge neper Universitetet e Tiranes kryesisht dhe te rretheve disi me pak. Si dhe ne radhet e Politikes, pikerisht te asaj pjese te Politikes qe ben me shume “zhurme” se eshte e paster, nderkohe qe ka jo pak ne forumet e tyre dhe Deputete qe kane qene te SSH (Sigurimi i Shtetit) dhe jane futur neper Sherbime Sekrete te Huaja tek dy komshinjte tane; Serbi+Greqi si dhe tek Rusia. Lista tashme eshte gati me te gjitha detajet e “vjetra” e te “reja” te Dosjeve te SSH, UDB, ASFALIA, KBG ose sot FBS… Pra; nese Autoriteti Dosjeve nxjerr emra te seleksionuar sipas “Linjes” Berisha dhe Meta (cilet duan keta te dy t’ju dale Disja), do duhet te perballet dhe me Listen qe egziston me te gjitha detajet personale te shume emrave te njohur e te panjohur me Dosje te Sigurimit te Shtetit dhe sherbimeve te huaja anti-Shqiptare, dje dhe sot.

    2. Berti says:

      Po Omer Stringa dihet boterisht.

    3. Mero Plaku says:

      Dosjen ma t’madhe e ka Mero Baze.

      Besoj tash ma boton komentin dhe jo si ma pare kur nuk e permendja dhe mi bllokonte 99% tkomenteve.

  3. Po says:

    – Nr.1 Sali Berisha:

    – si ish-SIGURIMS me pseudonim “Penicilina” ne Shqiperi dhe “Bisturia” ne UDB-se,
    – si ish-komunist me tesere i Enverit,
    – ish- President, i
    – sh – kryeminister
    – 25 vjet Deputert
    – 25 vjet kryetar i Cetes – PD verioreve …

    Edhe pse ka futur duart ne DOSJET per te hequr emrin e tij apo vjerrit tij gjithe populli e di si “ish-sigurims” !

    Berisha me familje te paret para DREJTESISE, VETINGUT, SPAK-ut … BURG

  4. Po says:

    Numer 1 …. SALI BERISHA … ka dermuar, persekutuar ne internim koleget mjeke te QSUT-se si te ndjere Kardiologen Dr.Margariten … e plot e plut spiunlleqe dhe kercenime ne emer te Teseres qe mbante ne xhep … qe e cuan ne France dhe operoi nishanin ne faqen e Argites … dhe kur Liria prap nje komuniste edhe pse TEZJA saj ishte SPIUNJA nr.1 e JUgosllavise …

  5. Baaaah si jeni!
    Tashme ne si publik jemi krejt te informuar…
    I njohim bashkepunetoret e sigurimit.
    A.p,k rr,iu mn,pd,lsi etj.
    Ky po qe ishte lajm.
    Sa mire qe u hapen dosjet !!!
    Dhe lista vazhdon. F d.
    Desha me thane fund.

  6. shqip says:

    “Kot ore kot. Kot them dhe une.”
    Haha , ke te mbash, e ke te lesh . O pis milet, nuk do beheni. Nuk ka shanse te beheni. Ndajini kategorite o idioter. Tjeter eshte punonjesi i ministrise se brendshme, dhe tjeter spiuni qe shet edhe lekuren e vet. Sipas kesaj gjuetie, i bie qe vendet s’duhet te kene fare 007. Ç’rendesi ka sistemi. Çdo shtet ka sherbimin e sigurimit te vet. Provojeni qe x,y, jane perfshire ne krim, duke il lenduar jeten qytetareve. Po pse nje shtetas ka punuar fjala bie ne nje laborator per zbardhjen e krimeve, ti e skarcon se ka qene sigurims? Atehere mqs bota rrotullohet, i bie qe ne ardhte nje sistem i ndryshem nga ky i sotmi, te gjithe shik-asit te eliminohen nga te gjitha detyrat. Jam dakort me hapjen e dosjeve, po kjo duhet te kete vertete vlere. Te shihen kush ka demtuar njerezit. Po eshte absurde ta heqesh nga nje pune vetem se ka punuar ne nje ministri, drejtori, a diçka tjeter. Ne nje fare menyre, sipas kesaj filozofie, edhe arsimtari i ka sherbyer diltatures. Duke i bere lavazh truri brezave, me propagande e histori te stisur nga regjimi. Edhe inxhinjeret, agronomet, sepse kane ndihmuar ekonomine socialiste. Ka me mijra shembuj. Prandaj them kot ore kot. Keto lloj gjetjesh nuk e zgjidhin problemin. Shqiperia eshte sa nje lagje. Ne nuk jemi as Polonia e as DDR. Ne ate sistem te gjithe punonin. Kush si mjek, e kush si oficer sigurimi. Po kjo nuk duhet te ngaterrohet me spiunet perverse. Qe me mire rrinin pa ngrene, se sa pa i bere keq dynjase. Keta i demaskoni dot? Ate beni. Mos shpikni kinezerira se nuk nxirrni gje ne drite.

  7. Tan_Tironci says:

    Po Ai!!!? Vë Ing Rrep Rremi? Ka ndonje dose?
    Cjane mer kto me iniciale!!?

  8. zi says:

    Do ta besoja kete lajm, n.q.s do te zbulonte 30 vete te paster ne gjithe eliten e sundimit 30 vjecar.
    Vuajte tradhetareve-meshire shqiptareve.

  9. zi says:

    Do ta besoja kete lajm, n.q.s do te zbulonte 30 vete te paster ne gjithe eliten e sundimit 30 vjecar.
    Vuajtje tradhetareve-meshire shqiptareve.

  10. drita says:

    Ne polici ,ne Tirane punojne Xhevit Shala e Gani zeneli qe kane qene operativ sigurimi ne elbasan

  11. drita drejtesi says:

    Ne polici ,ne Tirane punojne Xhevit Shala e Gani zeneli qe kane qene operativ sigurimi ne elbasan

  12. h says:

    Si menduat ju,ku shkuan xhelatët,torturuesit,kriminelat,spiunat e sigurimit ?
    Ata janë mes jush më keq se përpara. Berisha i pari,të tjerët nga mbrapa tij.
    Ironia tragjike e fatit se duhen socialistat,për të na mbrojtur nga komunistat.
    Degjenerimi , qëndron në zemrën e shqiptarit.Në çdo kohë,me çdo regjim.
    Në asnjë popull, nuk është përqëndruar kurrë, kaq e keqe për kaq shumë kohë.

  13. REZI says:

    Ajo që të bën përshtypje ështe se e gjithë propoganda se në kohën e socializmit të gjithë spiunonin, nuk qëndron, është gënjeshtër e trashë.
    Fakti që në 290 veta në një dikaster, a ndërmarrje, 5 ishin të tillë, do të thotë se nuk qëndron thashethemnajat e propogandës Saliane kur u përmbys sistemi, në 285, 4 ishin me dosje…bëni llogarin, në 116, 2 ishin me dosje, e të gjitha këto autoriteti i dosjeve vetëm na thotë që kanë dosje. Me propogandën e asaj të dosjeve spekullohet në kazanin mediatik.
    E zëmë se kishte, faktet thonë të kundërtën, ne kishim sistem socialist i kundërt me sistemin kapitalist dhe i duhej të mbrohej.
    Po tani që shtetet kanë një sistem, pse kanë punonjë sigurie? Nga kush mbrohen? keni 30 vjete dosje-dosje, dhe kur hapen dosjet katandiset kaposhi një thelë.

  14. maximus says:

    jepni emrat e plote se late nam, apo prisni deri sa te ndrojne jete dhe pastaj do ti publikoni emrat

  15. Kineasti says:

    Operativet e sigurimit jan koleg te operativave te CIAs
    Opera per opera…
    Kurse informatoret jan te tjer…
    Jan si bicim baleti.
    Ishte teatri i operas dhe baletit…

  16. degelisi says:

    Bashkepuntor kane te gjitha sherbomet sekrete kudo ne bote, duke perfshir CIA
    Pa bashkepuntor nuk mund te fuksionoj drejtesia

  17. Rac says:

    Po (KA) dhe (RI)n e zbuluat ? Se keta u moren vesh se kush ishin.

  18. DRENICA E KUQE says:

    Nuk kuptoj as nuk di pse i deshni pantallonat, pa ju kerkuar askush?! Nuk ka shtet ne bote qe nuk e ka sigurimin e vet, te cilin e nderon dhe vlereson. Perjashtim ne kete pike po bejne vetem “shqiptaret” dhe “atdhetaret” me te zeshem e me te medhenj, anti shqiptaret qe e kane marre per detyre shtepie me e shkaterrue Shqiperine dhe me ua lene brezavre trashegim edhe me te coptueme sesa eshte aktualisht dhe ky eshte kulmi I turpit dhe tradhtise qe u behet shqiptareve dhe Shqiperise.
    Shteti shqiptar dhe populli shqiptar me patjeter duhet ta kete sigurimin e plote dhe te pergatitur profesionalisht, ne perputhje me kerkesat e kohes, ne çdo fushe e per çdo fushe te jetes njerezore.
    Mos i zdeshni pantollat pa ju kerkuar njeri, o shqiptarezinj!…

    DRENICA E KUQE

  19. KORÇARI says:

    Po PENICILINA ,ÇIFTELIA , DIZEJNATORJA ,KU JANË ,APO U ZHDUKËN DOSJET E TYRE ???

  20. ME EMER says:

    .. ti sherbesh shtetit te diktarures se proletariatit , ku njerezit me ligj jane te gjithe te barabarte, ku ka pune e jete , ku aresimi eshte i detyrueshem dhe falas , sherbimi shendetesor falas , ku ka kopshte , cerdhe , muze , kinoteatra , lokale , qendra shendetesore , ku sporti eshte i masave , kendet sportive ne cdo fshat ,, ti sherbesh atij shteti qe te gjitha agjenturat e botes i ardhen rrotull , per ta rrezuar , pasi kapitalizmit boterror i “vriste syte ” eshte nder ..! SHERBETORE TE ATIJ SISTEMI ISHIM TE GJITHE , KUSH ME SHUME E KUSH ME PAK , NE NJEREZIT E THJESHTE , QE LIRINE E DREJTESINE E VERTETE E FITUAM ME 29 NENTOR 1944 ..!.. SPIUNE JANE APO ISHIN ATA QE JU SHERBYEN AGJENTURAVE TE HUAJA SI DJE ASHTU DHE SOT ..!.. MOS NDYNI EMRIN E “HERRONJVE TE HESHTUR ” PAMVARESISHT SE NE RRADHET E TYRE ME TE SHUMTE ISHIN ATA QE KISHIN PROBLEME ME TE AFERM TE TYRE QE TREGONIN PAKENAQESI ME VEPRIME DIVERSIONISTE , DUKE JU SHERBYER TE HUAJVE ..! SHIHINI , KENI PLOT , BILE NIPERINJTE E K/ BALLISTEVE , JANE QE DJE E SOT , REGJIZORE , GAZETARE , PROFESORE ,ETJ ETJ , TE CILEVE JU URROJ SHENDET , TE MOS PENDOHEN PER ATE QE KANE BERE PER TE MIREN E ATDHEUT TE TYRE , DUKE KORRIGJUAR DHE GABIMET E PRINDERVE APO GJYSHERVE TE TYRE ..! DETYRE E PATRIOTIT TE VERTETE ISHTE DHE ESHTE TE INFORMOJE PER CDO FENOMEN QE ESHTE NDESH ME SHOQERINE , ME LIGJET E SHTETIT KUR ATO VERTET SHPREHIN INTERESIN DHE VULLNETIN E POPULLIT , KUR GODASIN KRIMIN , PA PRITUR NGA “ALEATET ” , FOLETE E KRIMIT . KY VEPRIM I NDERRUAR DUHET TE JETE FALAS DHE JO I NXITUR NGA PAZARET E QEVERISJEVE TE 30 VJECARIT , PER PAGESA TE MEDHA . NUK E KUPTOJ KETE LLOGJIKE DHE ME C`SY E FAQE I BEJNE KETO THIRJE ” FAQE ZINJTE “..! NATYRISHT , KETU NUK DUA TE NGATERROHEMI ME SHPIFESIT , THASHETHEMAXHINJTE , IMORALET , KARIERISTET QE MUNDOHESHIN DHE MUNDOHEN ME PUNE TE PISTA TE RREGULLONIN BIOGRAFINE , TE NDERTONIN BAZE PER KARIERE , VEPRIME QE SOT JANE SHESHIT , POR NJEREZIT KANE FRIKE TE FLASIN , PASI KOMANDON “MAFIA ” . RESPEKT NGA ANA E IME PER ATA QE I KANE SHERBYER VENDIT TE TYRE , EKZISTENCIALIZMI I TE CILIT PERHERE KA QENE NE PIKPYETJE ..!

  21. !!!!!!! says:

    Pse Tirana nuk kerkon te hapen dosjet e sigurimit “shqiptar” ne Prishtinw ne Shkup e nw Podgoricw… po kerkon tw hapen dosjet e siigurimit tw shtetit shqiptar? Ky wshte kulmi i çmendise “shqiptare”… O Zot i madh na pshto o t’i qifsha krejt robte e shpise se nuk t’besoj kurre me msa t’kam besu ndojhere!!!…
    !!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *