Luli dhe Mona, s’protestojnë për hallet tona!

13 Shkurt 2019, 20:07Blog TEMA

Nga Luljeta Çipi

Për ditë më rradhë, drejtuesit e opozitës shqiptare, Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha i kanë ftuar shqiptarët për të protestuar në 16 Shkurt. Pas çdo thirrjeje për protestë, logjikisht dhe minimalist duhet të ketë një kauzë të qënësishme që të ngjallë ngacmimin dhe reagimin e nervit qytetar.

Në këtë rast, ajo që kemi parë ditët e fundit në media, në rrugët ku del së fundmi edhe kreu opozitar, janë vetëm ligjërimet e përsëritura për një Shqipëri në pikë të hallit, thirrje që nga ana tjetër nuk kemi parë të shkaktojnë ndonjë reagim të mirëfilltë qytetar, që mund të provonte se po, opozita e sotme është e lidhur fort pas shqetësimeve të shqiptarëve të zakonshëm, aq sa i bën ata të besojnë se ka një alternativë tjetër.

E ndërsa nuk ka asnjë përgjigje në anën tjetër, që sigurisht është edhe tregues i popullaritetit të rënë të të dyve, opozita ngul këmbë se kauzën e kanë me vete. Por si mund t’u shqetësojnë realisht hallet e qytetarëve, dy politikanëve që për muaj me rradhë bojkotuan kuvendin e Shqipërisë, të vetmen agora ku mund të adresohen publikisht hallet tona dhe ku institucionalisht mund t’i kërkohet llogari qeverisë për çështje me interes qytetar?

Çfarë kauze ka protesta e thirrur nga dy njerëz që në vend të rregullave dhe praktikave demokratike të përfaqësimit dhe adresimit të problemeve të shqiptarëve, ua shtojnë hallet këtyre të fundit me sjelljen e rrugës, dhunën e ushtruar në rrugë dhe në Kuvend? Çfarë kauzë përfaqësojnë këta që bllokuan me dhunë mësimin për fëmijët tanë në salla auditoresh?

Përpos kësaj, një arsye e fortë pse ata nuk e kanë seriozisht marrëdhënien me qytetarët shqiptarë, është fakti që kanë vendosur të mos i sjellin asgjë të re, as shqiptarëve, po as skenës politike vetë.

Kërkesat e tyre për një qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme është një film që përsëritet, me të njetat ligjërime të zgërlaqura nga politikanë që nuk ndryshojnë dot as gjuhën e komunikimit, e jo më qasjen dhe idetë politike. Në vitin 2017, Basha kërkoi një qeveri tranzitore, kërkesë që iu plotësua duke vendosur njerëzit e tij në pothuajse gjysmën e qeverisë.

Pavarësisht se kishte tashmë atë që e kishte cilësuar si garanci për të mbrojtur votat që do i siguronin fitoren e tij, qeverinë tranzitore, Basha humbi thellë e më thellë, çka tregoi se fajin nuk ia kishte qeveria, por partia. Partia e tij dhe vetë ai sot, kanë dalë me të njejtën kërkesë, që siç nuk ndryshoi asgjë në vitin 2017, shanset i ka që të mos ndryshojë asgjë edhe këtë vit.

Politikanë që nuk ndryshojnë as veten më së pari, që nuk i sjellin asnjë model të ri Shqipërisë, që nxijnë Shqipërinë me shpresën për të nxirë besimin e shqiptarëve, janë lloji i politikanëve që ne shqiptarët e zakonshëm nuk e kemi luksin ta pranojmë, por vetëm ta refuzojmë

5 komente në “Luli dhe Mona, s’protestojnë për hallet tona!”

  1. Po says:

    Berisha shume afer arrestimit (dokumenti Grushtit Shtetit doli)

    Meta per bllokun-blu me miliona i regjistruar ne gjithe TV-te

    Basha edhe Ai me problemt qe do rihapen pasi manipuloi, mashtroi Drejtesine …

    1. Dritan Dajti says:

      Po, po, po ke harruar dhe te tjere.Apo sta mban apo mendon se jane burra te mire se jane te PS?

  2. h says:

    Ne shqiperi,cilado shtresë shoqërore ,ka arsye të mëdha dhe detyrë të protestojë.
    Por të protestosh për monën ,lulin dhe bërishën eshtë të zhverësosh idenë e protestës.
    Ata thonë “hiqja lenës, veja prenës”.Ata shpresojnë të manipulojnë popullin për
    të rifituar karriket e veta që e dinë që nuk do ti fitojnë kurrë me vota.
    Mos protestoni me ata lëtyra.Protestoni disa ditë më vonë dhe do keni
    solidaritetin dhe mbështetjen e gjithë popullit,brenda dhe jashtë shqipërisë.

  3. Taraboshi says:

    Me gjithe pengesat qe po mundohet tja beje opozita reformes ne drejtesi.duhet te kene parasysh galileun megjithe ate bota rrotullohet drejtesia do te shkoje ne vend se edhe Luli mbas 8 vitesh po kethehet ne vendin e krimit.

  4. rexha 10 says:

    BENI KUJDES SE NJE BUDALLE I BENE SHUME SHPEJTE 5O BUDALLENJE.KURSE NJE I MENCUR DONE SHUME KOHE PER TE BERE 50 TE MENCUR,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje