Bajerni merr tre pikë me vështirësi ndaj Augsburgut

15 Shkurt 2019, 22:47Sport TEMA

Bajerni i Mynihut arriti të fitonte sfidën e javës së 22-të në transfertë ndaj Augsburgut, me shifrat 2-3, edhe pse jo pa vështirësi.

Gjithçka filloi në tatëpjetë, ku në sekondat e para, Leion Gorecka shënoi një autogol, dhe vendasit shpërthyen në festë. Gjithsesi, ekipi i Kovaç reagoi me golin e Koman me kokë, në minutën e 17-të.

Por, vetëm 6 minuta më pas, vendasit shënuan sërish me Dong-Uon Ji, gol që erdhi sërish nga krahu i djathtë i mbrojtjes bavareze. Por, ishtë sërish Koman shpëtimtari për Bajernin, dhe pak sekonda para se të mbyllej pjesa e parë, barazoi për të dytën herë shifrat.

Golin vendimtar për fitoren, e shënoi David Alaba, në minutën e 53-të, dhe kështu, bavarezët shkojnë në 48 pikë në vendin e dytë, vetëm 2 më pak se Dortmundi kryesues, që ditën e hënë luan në shtëpi ndaj vendit të fundit, Nurenberg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje