Nga presioni i Sigurimit, kosovari u hodh nga kati i 14-të i hotel Tiranës. Historia e vitit 1984 që tronditi kryeqytetin, rrëfyer ngë ish-hetuesi Ferdinand Doja

15 Shkurt 2019, 11:12Dossier TEMA
Nga presioni i Sigurimit, kosovari u hodh nga kati i 14-të i hotel

Në verën e vitit 1984 në qendër të Tiranë ndodhi një ngjarje e rëndë, që pushteti i kohës e mbajti pothuajse të fshehtë.

Nga kati i 14-të i hotel Tiranës u hodh një person, i cili vdiq në vend.

I sapo ardhur nga Kosova, ai ndodhej nën presionin e oficerëve të Sigurimit të Shtetit për t’u bërë bashkëpunëtor, por nuk e pranoi këtë dhe u hodh  nga dritarja e hotelit.

Pas 35 vjetësh, kjo histori vjen nga hetuesi i kësaj çështje, Ferdinand Doja.

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One”, ai rrëfeu historinë, që për rastësi ishte edhe dëshmitari që e pa të gjithë skenë, por edhe  e hetoi atë .

“Ishte pasdite rreth orës 18:00 dhe për koicidencë unë isha në sheshin “Skënderbej” duke ecur me biçikletë.

Në atë kohë unë isha hetues në Hetuesinë e Tiranës dhe atë ditë isha i gatshëm.

Papritur shikoj që nga kati i 14-të u hodh një person dhe u rrëzua në verandën e hotelit, pra në katin e dytë.

Natyrisht që ai vdiq në vend.

Pas pak çastesh më marrin në radio nga hetuesia.

Përveçse isha dëshmitar, isha edhe hetues i çështjes, një rastësi që ndodh shumë rrallë kjo.

Shkova në vendin e ngjarjes dhe bashkë me ekspertët nisëm hetimet.

Personi që u hodh nga dritarja ishte i moshës 55 vjeç dhe ishte nga Kosova, dhe jetonte në zonën e Mamurrasit.

Ishte i martuar dhe kishte dy djem.

Ishte nga ata kosovarë që erdhën në Shqipëri pas protestave të vitit 1981.

Ngjarja lidhej me shtrëngimin që shefi i Degës së Brendshme të Krujës po i bënte kosovarit të bëhej bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Kosovarit i kërkonin të bëhej bashkëpunëtor për të spiunuar kosovarët që erdhën në Shqipëri.

Ai ishte marrë fshehtas nga oficerët e Sigurimit dhe për 4 ditë familja nuk dinte asgjë.

Djemtë kishin bërë denoncim në polici, por askush nuk u jepte përgjigje.

Kosovari në fjalë nuk e pranoi kërkesën dhe nën presion e sipër preferoi vetëvrasjen.

Ai mbahej në hotel Tirana sepse Sigurimi I Shteteit kishte dy katet e fundit atje si qendër pune.

Ishte një hetim delikat dhe ne akzuam direkt kryetarin e degës për shpërdorim detyre.

Kryetari u shkarkua nga ajo detyrë dhe u vu nën akzuë por me urdhër nga lart ne e pushuam çështjen”. (TemA)

15 komente në “Nga presioni i Sigurimit, kosovari u hodh nga kati i 14-të i hotel Tiranës. Historia e vitit 1984 që tronditi kryeqytetin, rrëfyer ngë ish-hetuesi Ferdinand Doja”

  1. votren says:

    Ti genjen ose je i pjerdhur. Si fillim nuk je i sakte kur thua se ka ardhur pas vitit 1981. Aji person(nese eshte i njejti qe di une),ka ardhur shume kohe me pare ne Shqiperi.Dihen aresyet se pse ka ardhur, dmth pse ka ikur nga Kosova. Te tjerat nuk e shoh te aresyeshme te komentoj me shume.

  2. fredi says:

    DOKUMENTAT si ato sekrete dhe teper sekrete i keni ne arkiva , siç i ka len te kopsitura ai sistem , nxirini publikoini lexoni arsyen , se arsyeja do ket qen madhore , nuk duhet ti mshohet asaj sikur e kan ber vetem se ishte kosovar , ai sistem kosovaret patriot te vertet i priti e mirpriti , por bashkepuntoret e UDBEs i shtronte ne hu dhe i kalbte ne burg , ky ligj nuk kishte dallim kosovar apo SHQIPTAR , por dallimi ishte , kush ishte patriotet , dhe kush ishte tradhtar. ne SHQIPTARET sot ne kte koh gjeja qe qe falim me kollaj dhe se nje fjal goje , esht TRADHTIA KOMTARE bota per kte ta humb vulen ste fal kurr.

  3. fredi says:

    DOKUMENTAT si ato sekrete dhe teper sekrete i keni ne arkiva , siç i ka len te kopsitura ai sistem , nxirini publikoini , lexoni arsyen , se arsyeja do ket qen madhore , nuk duhet ti mshohet asaj sikur e kan ber vetem se ishte kosovar esht komplet e qellimt kjo gje nga artikullshkrusi , ai sistem kosovaret patriot te vertet i priti e mirpriti , por bashkepuntoret e UDBEs i shtronte ne hu dhe i kalbte ne burg , ky ligj nuk kishte dallim kosovar apo SHQIPTAR se dhe me antishqiptaret SHqiptar te njejten gje bente , por dallimi ishte , kush ishte patriotet si RRAMUSHI , dhe kush ishte tradhtar si shum te tjer. ne SHQIPTARET sot ne kte koh gjeja qe ne falim me kollaj dhe se nje fjal goje , esht TRADHTIA KOMTARE bota per kte ta humb vulen ste fal kurr.

  4. saktesia says:

    Mas pushkatimit te Kadri Hazbiut u fut nje metode e re pune ne sigurimin e shtetit qe quhej thirrje e pyetje ne gjendje te lire e zakonisht perdoreshin hotelet e medha pa shume zhurme e bezdisje dhe eshte e vertete qe ky veprim ndermerrej kryesisht ndaj personave ne ndjekie si agjente te sherbimeve te huaja,per ti zberthyer ne aktivitetin e tyre agjenturor dhe per ata qe ja vlente behej dhe rekrutimi per dopiorol e interesa te vecanta.Po keshtu duam apo sduam eshte fakt qe sherbimi serb ne rrugen e patriotizmit,te revoltuarve nga regjimi i Titos e Miloshevicit ka bere dergesa te medha ne vendin tone te rekrutuarve te tij nga radhet e shtetasve shqiptare te kosoves.Histori e gjate ndaj dhe u vendos qe te mos futej me kush ne burg nga radhet e kosovareve te behej ky bashkbisedim,keshlloheshin,porositeshn e lheshn te lre.Keto veprime i kane bere dhe bejne te gjithe shtetet evropiane dhe ska pse te duket veprim kundraligjshem.Ai qe shet nje here mund te shese perseri ne baze te ofertes.Ky eshte ligj ne sherbimet sekrete.Ky ndoja nje hetues i vockel pa nivel qe ka punuar ne Elbasan nuk ka se cte thote per kete drejtim pune te sigurmit te shtett

  5. ? says:

    Te gjitheve na kane kerkuar bashkepunim, na kane mbajtur nga dy dite mbyllur ne Hotel Turizem, nuk kemi pranuar dhe kaq!

  6. Messerschmidt says:

    i rrofshin unazat qe ka vene ne duar …sepse e tregojne shume te FORTE!

  7. Nxenes me 1981-shin says:

    “Kosovari” dhe na u Hodhe nga kati i 14-te,do te kishte Zgjedhur fare mire te “Bashkepunonte” edhe me Djallin per hire te Familjes….por duket se nukka qene kjo Arsyeja…Ai nuk u Hodhe vete…Poru Rreshqiti nga Duarte ,atyre qe e Mbanin per Kembesh,…dhe i thonin te Tregonte SE KUSH ISHIN Agjentete e tjere te UDB-se qe kishte Kontakte ne Shqiperi..pra ishte nje AKSIDENT…
    Me 1981-1982-shin na Erdhen shume “Kosovare” NE Shqiperi,po kishte Njereze Kosovare-Shqipo te Pastere..por kishte shume edhe Spiune dhe Bashkepuntore te UDB-se..
    1-Ne Konviktin e Shkolles se Mesme-Mekanike “Petro Sota” ne Fiere, na u Strehuan disa “Kosovare” te tille,kishte edhe Vajza me Vete….por…por…Kishte nje DALLIM te madhe:ATA NUK SHOQEROHESHIN ME NEVE Konviktoret etjere Shqipetare-Vendes..PSE?????????????
    2-kame qene vete Konviktore i vitit te pare…ne ate kohe…dhe Per Kurjozitet Pyetja nje nga keta “Kosovaret”.PREJ NGA JENI????Cili Qytet apo Fshate…????Me pa pake Terthorazi..dhe u Largua menjehere,dhe u ule ne Tavolinen ku ishin Ulur dhe “Kosovare” te tjere….
    PRA ASNJE KONTAKTE ME NE NXENESIT E TJERE:::CUDI?????????????
    Pas pake kohesh…mesuam se “Kosvaret” u Derguan ne Qendra te tjera “Per te studjuar” sipas Degeve perkates…..por…Nene Tavoline flitej se ishin Bashkepunetore te UDB-se….SEPSE SIGURIMI I SHTETIT I KISHTE VERIFIKUAR……
    Prandaj edhe ky qe na “Hidhet” nga Dritarja mire beri qe u hodhe nje SPIUNE ME PAKE…lol

  8. albert says:

    Enveri dhe partia ishte e keqja me e madhe per shqiptaret pas sundimit 500 vjecar turk.

  9. Shaqo says:

    Po ky bicim hetuesi qenka trap fare se…u ndodh rastesisht me biciklete ne bulevard dhe pa rastesisht nga kati i 14 qe u hodh nje person…
    Nese ke qene vertet hetues, me kete llogjike qe ke, duhet te kesh marre ne qafe shume persona, dhe fajin ia hedh sistemit, midis jush ka patur profesioniste te shkelqyer; por dhe shume idiote e trapa si puna jote.

  10. bashkimi says:

    PO ALBERT po , se i dha pun shpi shkoll dhe i siguroi jeten babes tat e nones tate , prandaj ishte e keqja me e madhe ENVERI , ja ke saliun qe te mbron nga gjermani te vret te perdhunon te degjeneron te vjedh te le pa pun e pa buk dhe thot mbyll halen , nga ju vjen kjo inteligjenc kaq brilante nuk e kuptoj ,

    1. albert says:

      Saliu eshte kelysh i Enverit . Nuk e desha Enverin dhe nuk i dua as kelyshet e tij.

  11. bashkimi says:

    PO ALBERT po , se i dha pun shpi shkoll dhe i siguroi jeten babes tat e nones tate , prandaj ishte e keqja me e madhe ENVERI , ja ke saliun qe te mbron nga gjermani te vret te perdhunon te degjeneron te vjedh te le pa pun e pa buk dhe thot mbyll halen , nga ju vjen kjo inteligjenc kaq brilante nuk e kuptoj , beni llogarit per njerin dhe tjetrin politikan , pastaj komentoni , nese e keni me te degjuar kohen e PPSHs , te pakten pyesni pastaj komentoni. se nuk ka qen kaq gogol sa thua ti.

  12. Ergys says:

    O i ka ndihmuar sistemi i Enver Hoxhes shqiptaret matane kufirit o asnji shtet nuk i ka ndihmuar shtetasit e vet qe ndodheshin te ndare.Enveri formoi intelektualet ne kosove mbajti gjalle dhe ushqeu ndjenjen kombetare ne Kosove.Por krahas ndihmeses qe u jepte patrioteve te vertete zbulonte dhe tradhtaret e shitur te Udb-ja.

  13. Bardhyl says:

    Nuk eshte e vertete cfare tregohet ne kete shkrim.Personi qe behet fjale eshte gjetur i vdekur ne dhomen e Hotel Tirana.Une me ate kohe punoja ne Mamurras dhe e njihja personalizht viktimen.Historia eshte kjo:Nje Shqiptar qe jetonte be zvicer ka ardhur si vizitor ne Shqiperi.Ky vizitor ka lajmeruare personi nga mamurrsi Te shkonte me Tirane sepse kishte nje pako per te nga nje kusheriri I tij qe edhe ky jetonte dhe punonte me zvicer.Kur personi nga Mamurrasi ka shkuare tek hoteli per ta takuare,dhe me pas jane ngjitur tek dhoma e tij,eshte ndeshur me hasmin e tij.Kosovari i ardhur nga zvicra e ka vrare mamurrzakun diten qe do fluturonte jashte Shqiperise.Te nesermen kur pastruset kane shkuare ne dhome per te pastruare personin ne fjale e kane gjetur te vdekur.Shteti I asaj kohe e di mire se si ndodhi ai krim,por personi qe kreu krimin ishte jashte juridiksionit Shqiptar.Familja e Te ndjerit e di mire de me ke kishte hasmeri,dhe di mire se kush e ka bere veasjen.Familja e viktimes kishte ardhur ne Shqiperi nga kosova per nje karval vrasjesh hasmerie qe kishte atje.Gazetare hapni arshivat dhe atje do Te gjeni de si eshte e verteta

  14. albert says:

    Perse vonohet publikimi i komenteve ???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje