VIDEO: U nda nga gruaja, burri i vë flakën banesës

15 Shkurt 2019, 11:13Lifestyle TEMA

Ky është momenti tronditës kur një shtëpi shpërtheu pasi burri që jetonte atje, i vuri flakën teksa brenda saj gjendeshin ai dhe gruaja e tij. 

Sipas mediave britanike Ian Clowes, 67 vjeç, u nda nga gruaja e tij Elaine, 63, në vitin 2016 dhe e transformuan shtëpinë e tyre në dy banesa. 

Ai jetonte në katin e sipërm të pronës gjysmë të shkëputur, ndërsa Elaine qëndroi në katin e poshtëm. 

Clowes, nga Poole, Dorset, kishte ndezur bombolat e gazit brenda ndërtesës më 22 tetor të vitit të kaluar, duke shkaktuar një shpërthim të madh. 

Si pasojë, 67-vjeçari u dërgua në spital dhe ish-gruaja e tij pësoi lëndime të lehta. 

Gruaja e Clowes, Elaine, 63, është fotografuar një ditë pas shpërthimit në shtëpinë e saj 

Kështu, ai sot ka pranuar fajin për zjarrvënien e qëllimshme dhe ndodhet prapa hekurave. 

Video e momentit të shpërthimit është publikuar vetëm tani. (TemA) 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje