Erjon Braçe: Treguam që ligji zbatohet pa pushkatuar njerëz në bulevard

16 Shkurt 2019, 20:03Politika TEMA

Zv.kryeministri Erion Braçe, në një intervistë për Top Channel, deklaroi se sjellja e sotme e policisë në protestën e opozitës tregoi, sipas tij, se “në këtë vend zbatohet ligji edhe pa pushkatuar kundërshtarët në bulevard”.

“Sjellja e policisë në raport me një numër të vogël njerëzish të dhunshëm është një shenjë që në këtë vend zbatohet ligji edhe pa pushkatuar kundërshtarët në bulevard”, deklaroi Braçe.

Numri dy i qeverisë theksoi më tej se “sulmi kundër selisë së qeverisë ishte i organizuar, pavarësisht paralajmërimeve të ndërkombëtarëve për protestë paqësore”.

“Synimi ishte i qartë dhe banal: marrja me dhunë e pushtetit. Por, nuk na imponohet kush me dhunë, ne kemi agjendën tonë ku prioritet është reforma në drejtësi”, shtoi Braçe.

3 komente në “Erjon Braçe: Treguam që ligji zbatohet pa pushkatuar njerëz në bulevard”

  1. luan says:

    EPOKA E GURIT NE TIRANE. SHEKULLI 21 NE VLORE!

  2. like says:

    fole dhe ti more cironke? po ç´ligj zbaton ti o zog pule? i keni te gjithe lamashet me ze e figure e nje mut keni zbatuar kaq vjet, edhe ke Astiri edhe ke KMia. pastaj pse, ashtu ruhet rendi mor qurravec? duke nxjerre turma me polica? leri mor truthare njerzit te dalin ne bulevard se vijne me pergjegjsi te organizuesve, por kush ngre doren pastaj ka biçak! po shteti duhet ta kape leprin me qerre o lummadh po ku dini te beni shtet ju te shkretet. juve edhe ministrat jua ve Sala simbas qejfit.

  3. Jimi says:

    Brace ! Eshte e vertet qe ligji zbatohet edhe pa pushkatuar, dhe ashtu duhet, por jo pa ndeshkuar. Ne kete rast do te kemi vetem anarshi ahtu sic ka ndodhur ne keto 28 vjete, madje edhe brenda ne parlament!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje