Luli, çohu! Erdhi ora e protestës së vërtetë...

16 Shkurt 2019, 12:18Blog TEMA

Nga Alfred Peza

Aritmetika e Lulit dhe 7500 protestuesit nga Elbasani!

Që Lulzim Basha nuk i ka mirë punët me aritmetikën e dimë por jo deri në pikën sa të thotë se më Tiranë, kanë ardhur 7 500 protestues nga Elbasani.

Sipas nje llogarie të thjeshtë i bie që të jenë nisur të paktën 150 autobuzë me nga 50 protestues secili.

E para, jo Elbasani por e gjithë Shqipëria nuk ka një park me 150 autobuzë të gatshëm per tu nisur njëherësh plot me “pasagjerë”.

E dyta, nëse do ishin autokolonë, atëherë ajo do kapte gjatësinë prej 2.5 kilometrash. e denjë për librin e rekordeve Guinness.

E treta, në këto kushte, me siguri që dikush e ka gënjyer Lulin dhe 150 protestuesit i ka llogaritur për autobusa.

Autobusat i ka parë në fantazi të mbushura plot dhe më pas… dikush e ka zgjuar nga gjumi.

Luli, çohu! Erdhi ora e protestës së vërtetë…

1 komente në “Luli, çohu! Erdhi ora e protestës së vërtetë…”

  1. Shqiptar says:

    Hahahahahahahaha….!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje