Protesta, SHBA: Dënojmë me forcë dhunën dhe shkatërrimin që ndodhi sot, të gjitha palët të tregojnë vetëpërmbajtje

16 Shkurt 2019, 13:18Kronika TEMA

Ambasada amerikane në Tiranë ka reguar për protestën e opozitës e cila degjeneroi në dhunë.

Në një deklaratë për median ambasada bën me dije se dënon me forcë dhunën dhe shkatërrimin që ndodhi gjatë protestave të sotme në Tiranë.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon me forcë dhunën dhe shkatërrimin që ndodhën gjatë protestave të sotme në Tiranë.

Mbështesim të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht, por dëmtimi i pronës publike dhe dhuna nuk janë të pranueshme.

Nxisim të gjitha palët që të tregojnë vetëpërmbajtje më të mirë dhe të rivendosin qetësinë.

Iu bëjmë thirrje të gjitha partive politike që t’i denoncojnë këto akte dhe të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshme për t’u siguruar që situata të shndërrohet në paqësore dhe konstruktive”- thuhet në reagimin e ambasadës amerikane. (TemA).

6 komente në “Protesta, SHBA: Dënojmë me forcë dhunën dhe shkatërrimin që ndodhi sot, të gjitha palët të tregojnë vetëpërmbajtje”

  1. Gaetano says:

    Mjafton te deklaroni persona te padesherueshem te kalojne oqeanin ata qe dihen publikisht nga shqiptaret,dhe dhuna hesht pergjithmone.sidomos per nje njeri,qe eshte pjelle e djallit.qe ska fe,flamur,ndjenja.qe pasioni I tij eshte vec njerzit te vuajne.djalli flet me fytyren e tij.

  2. Arjan says:

    Te gjitha palet ,per ke e kane fjalen keta ,se dhunen vetem njera pale e shkaktoi ?!

  3. Atdhetari says:

    Ne se doni te miren ketij vendi shprehuni hapur,se keto veprime jane me ze dhe figure.Qellimi i tyre eshte te krijojne rremuje,per te bllokuar Reformen ne Drejtesi se kane frike.Kjo nuk do shume per te kuptuar.Ne se politiken e SHBA-se e ben Elez Biberaj,qe eshte mburoje e Sali Berishes,eshte per te vene shpirtin ne paqe.

  4. i papami says:

    bjeruni pra ca prisni. na lodhet me thirrje. shpallini non grata si adriatik llallen

  5. Dori says:

    C’jane mor keta diplomate burokrate, qylaxhinj pertace! Organet e MPB treguan nje gjakftohtesi shembullore!

  6. Pellazgos says:

    Po te ishte shtet demokratik dhe I se drejtes Amerika zoti me comentin i papami,nuk do krijonte nje shtet myslimane si Albania,por te njifte Qeverine Demokratike te Theofan Stilian Nolit.
    Nuk do njifte nje servil,spiune tradhetare si Ahmet Zogun,nuk do fuste ne Nato nje vend barbare dhe pushtues si Turqia.
    Kete vend me histori dhe kulture te lashte Greke zoti me comentin ” I papami” e kane shkaterruar si Sllavet,Anglezet,Francezet,Turqit etj.
    Lexo dhe shiko se cfare kane bere te gjitha shtetet barbare te Evropes per Parthenonin,Kostandinopolin,Aleksandrine,Magna Grecia ne Italine e Arkimedit,Vorio Epirin e Kastriotit.
    Al-bania per amerikanet dhe turqia jane te perkedhelurit e tyre,se nuk duan shtete te Medha si Greqia.
    A nuk kane ardhur nga Stepat turqit?
    Me thuaj me ke rri,te te them se cili je.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje