Pse Basha e Kryemadhi u detyruan të ikin ‘nga sytë këmbët’ prej Kryeministrisë?

16 Shkurt 2019, 18:28Blog TEMA

Nga Armando Meta

Vetëm pak minuta më parë kryetari i PD Lulzim Basha, ish Kryetari i PD Sali Berisha dhe kryetarja e LSI Monika kryemadhi, u detyruan të ikin ‘nga sytë këmbët’ nga sheshi para Kryeministrisë, përkundër kërcënimeve, shantazheve, deklaratave se nuk do zhguleshin që aty pa marrë një qeveri tranzitore.

Për 5 orë me rradhë PD- LSI, nëpërmjet militantëve të sajë, u përfshinë në akte vandale dhune, të cilat në realitet edhe priteshin, në një përpjekje absurde për të marrë pushtet në tavolinë nëpërmjet dhunës.

Aktet e dhunës ishin aq të verbëra e primitive, pasi në realitet sfumuan tërësisht qëllimin politik të protestës, duke e kthyer atë në një betejë për të hapur derën e kryeministrisë me dhunë nga njëra anë, dhe nga ana tjetër gazilotsjellës i policisë, dhe jo me plumba si me 21 janar 2011, ku qeverisja e PD la 4 të vdekur të pafajshëm.

Aktet e verbra të dhunës më shumë shprehën një dëshpërimin e thellë ku është zhytur opozita, pasi tek shihje sot ‘këmbënguljen’ e saj për të hyrë në kryeministri kupton qartazi paaftësinë e saj për të garuar, por thjeshtë për të përfituar siç janë mësuar në 8 vite Basha e Kryemadhi, njëri nga Berisha e tjetra nga Meta.

Nga ana tjetër edhe faktori ndërkombëtarë ishte tërësisht vigjilent dhe që në krye të herës kuptoi marrëzinë e dhunës së e pashembullt të opozitës, që kërkonte me çdo çmim të hynte në kryeministri, duke u fshehur pas Astirit, qytetarëve etj.

Protesta ishte e opozitës dhe Basha, Berisha e Kryemadhi s’mund të fshiheshin pas ‘gjethes së fikut’. SHBA, BE, OSBE dhe ambasadat dënuan ashpër dhunën, duke bërë përgjegjës të drejtëpërdrejtrë për dhunën ndaj institucioneve organizatorët dhe sponsorizuesit e kësaj proteste të dhunshme PD- LSI.

Ishte vërtetë një marrëzi prej 5 orësh spektakli i dhunës së opozitës, një spektakël që më shumë se çdo gjeë tjetër na ka ndriçuar se dhuna si mjet poltik ka tashmë përfaqëuesit e saj simbol. Vetëm pas 5 orësh duket se Basha e Kryemadhi e kuptuan në ç’marrëzi ishin futur për të hyrë me patjetër në kryeministri nga Astiri, marrëzi e cila s’do mund të kalojë lehtazi për të dy, apo qoftë dhe për ideologët e tyre. Ishte thjeshtë një protestë banale, si vetë liderët e tyre!(Javanews)

10 komente në “Pse Basha e Kryemadhi u detyruan të ikin ‘nga sytë këmbët’ prej Kryeministrisë?”

  1. hiphop says:

    paska marre pjese edhe shpura e Leka i Madh. hihihihihi… ky trimi rrezik kap sapunin.

  2. Veshgues says:

    Neser, 17.02.2019: Basha- Kryemadhi apo Rama? Kush vuri kushtin ta mbaj fjalen.

  3. Gopisti i fundit says:

    Skenaristi i babales deklaroi se Rama defakto ra , dhe dejure rrezohet te enjten qe vjen. Ndersa ajo qe u pa qarte eshte se de fakto kjo opozite e deshtuar ra me turp , per te mos u ngritur me. Te tre ideusit e kesa proteste u largzan si pula te shurrosura.

  4. Kozmos says:

    KETA OPOZITAR TE NDYRE , JANE BERE TASHME GAZI I BOTES , KJO PROTESTE SOT TREGOI HALLIN E MADH QE KA MBERTHYER KETA HAJDUTE ,QE E KANE LITARIN NE FYT DHE BERTASIN ME TE MADHE KAPNI HAJDUTIN . MJERE SHQIPERIA CFARE MBAN .

  5. VLORA VLORA VLORA VLORA says:

    Nuk ka Pushtet me DHUNË O KRRIMINELËT e PDsë , që shpresoni se do vini në PUSHTET me DHUNË , dhe pastaj të filloni avazin e VJETËR duke Punësuar KRRIMINELË dhe HAJDUTÊ në ZYRAT e SHTETIT dhe HAJDUTËT e tjerë nëpër DOGANA , që të VJEDHIN SHQIPTARËT duke ju hapur Traun KRIMINELÊVE Biznesmenê të CIGAREVE dhe KAFESË , në Shkëmbim të €UROVE KËSH në XHEPAT e KRRIMINELËVE të PDsë dhe LSI(LesheLi) PLAÇKITJES ! ! ! Shteti të Arrestojë PithMotrat VANDALË që prishën dhe Shkatërruan , dhe tju SEKUHESTROJË SHTËPITË këtyre KRRIMINELËVE Ordinerë , sepse POPULLI Nuk ka KUSURE të Paguajë DËMET e 5.000 KRRIMINELËVE të PDsë dhe LSIsë HAJDUTËRISË !!! SEKUESTRO dhe KONFISKIM i gjithçkaje

  6. Alban says:

    SALI … LUL I NENES
    KE TE QAJE ME PARE !?

    – Nga Alban Dega. Nju Jork

    Sali .. Lul i nenes
    Ke te qaj me pare
    Mehdi Xen Gerdecin !?
    A cadren e care!?
    Mushamaja grisur
    I kercasin trare
    Themelet i tunden
    Mbi gjak te pathare!
    Kulmin ne Gerdec
    Rrenjet 21 janar !
    Like Mona Cizmen
    Kishin nismetare
    Me bllokun ne dore.
    Me Lalezin fanare
    Banda ne panik
    Duart me gjak lare
    Zeri u eshte cjerre
    Mbi te hapur varre!
    Kurre nuk ka mbetur
    Gjak i dlire pa marre!
    Ameriken kunder
    E Evropen mbare
    Nuk po u ngelet
    askush per ti qare !
    Ligji dhe drejtesia
    Ne pranga kur tu marre.
    Cadra juaj e krimit
    Po u behet varre
    Mbi gjak te pathare.
    Kur tu marri zvarre!

    From: Alban Dega
    Date: February 19, 2017 at 3:58:52 PM EDT

  7. Taraboshi says:

    Nje krahasim i dikurshem ne mes te opozites dheRames. I thote djali qe na rastin konkret eshte opozita u rraha e njerin une i bija me shputa .ai me grushta .Une me grushte ai me shqelma.Une me shqelma ai me shkop. Une poshte ai larte e kam mbytur fare.keshtu e ka mbytur sot opozita
    Ramen
    Ndersa Like floriri mbasi nderkombetaret benin thirje per qetesi gjate protestes U kujtua edhe Likja te bente thirje per qetesi dhe maturi.Si gjithemone si kufiri pas te vjelurit.

  8. Hazeri says:

    Ehe…..po tani o te shkrete….tani e ka fjalen SPAK-u
    Dridhuni e perdridhuni do shkoni te kryeni “stazhin”
    qe kane kryer ca si puna e Spartak Ngjales,Fatos Lubonjes e tje tjere….atje do ta provoni dhe ju ate qe provoi Tritani ne Lushnje…por ju do ta keni kuren tri here ne dite nga dy.
    Kalofshi mire!

  9. marjani says:

    yjet e kinemase hollivudiane jane ne pranga dhe do e vazhdojne serialin etyre atje ku e meritojne ,po F NOKA ku po gdhihet apo do kete tolerime per te ,asnje shqiptar nuk meritonte shikoje zheste teper te ulta dhe keto te kalojne heshtje apo harrese grushti I ligjit duhet te godasi fort dhe ti chahen temthat kujt I shkon ne mendje,dora e policis duhet te jete e pa meshirshme me thyersit e ligjit

  10. alex says:

    shikoni kete trapin me shtize hekur, paska qene me fat ky femija mbrapa, se edhe per pak ja nxorri syte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje