Hapet një vend pune në Sri Lankë, kërkohet një xhelat!

17 Shkurt 2019, 09:50Bota TEMA

Vendi aziatik dëshiron të aplikojë sërish dënimin me vdekje dhe po kërkon një xhelat

Në Sri Lankë, në Cejlonin e dikurshëm, një shtet ky në Azi, është hapur një konkurs për një vend të veçantë pune. Për këtë vend pune mund të konkurrojnë personat mes moshës 18 dhe 45 vjeçare dhe me shkollim të mesëm. Kërkohet që kandidatët të kenë «fuqi mentale» dhe «karakter të shkëlqyer moral», shkruan gazeta gjermane «Süddeutsche Zeitung».

Kandidatët mund të konkurrojnë deri më datën 25 shkurt 2019. Ata duhet t’ia dërgojnë dokumentacionin e kërkuar komisarit të përgjithshëm të burgut në Colombo. Në titull të dokumentacionit duhet të shkruajnë: «Konkurrim për postin e xhelatit».

Tingëllon makabre, por është e vërtetë: në Sri Lankë zyrtarisht është shpallur konkurs për një xhelat. Kryetari i shtetit Maithripala Sirisena e ka ndërmend të rikthejë dënimin me vdekje dhe po kërkon një xhelat. Sepse detyrë e xhelatit është t’ua presë kokën ose t’i var në litar njerëzit e dënuar me vdekje. Vendi i punës i xhelatit është i zbrazët që nga viti 2014. Xhelati i deriatëhershëm kishte braktisur vendin e punës për shkak të «stresit mental».

Në të vërtetë ai nuk kishte qenë i shtyrë asnjëherë të ekzekutojë ndonjë vendim me vdekje, por vetëm përfytyrimi i kishte mjaftuar të bie në depresion dhe të largohet nga vendi i punës.

Ai tha se nuk mund ta kryente punën për shkak se vetëm shikimi i trekëmbëshit e tmerronte. Pas tij shteti punësoi një xhelat tjetër, por ai kurrë nuk u paraqit në vendin e punës. Tani kandidatët do t’i nënshtrohen një testi mjekësor.

Në 40 vitet e fundit në Sri Lankë nuk është ekzekutuar asnjë i dënuar. Qindra të burgosur për krime të rënda si vrasje, përdhunim dhe tregti me drogë – ndonëse të dënuar me vdekje – nuk ekzekutohen, por duhet të vuajnë burg të përjetshëm. Tani presidenti Sirisena ka deklaruar se në javët në vijim do të varet në trekëmbësh një diler i drogës.

Presidenti i Sri Lankës me gjasë është inspiruar pas një vizite në Filipine. Presidenti i atjeshëm Rodrigo Duterte i urdhëron policët t’i godasin pamëshirshëm kriminelët e drogës. Por, rezultatet e kësaj beteje nuk shihen askund përkundër brutalitetit./dp/

5 komente në “Hapet një vend pune në Sri Lankë, kërkohet një xhelat!”

  1. Nardi says:

    Edhe tek ne duhet me u hap ky vend pune.Ka nevoje shume.

  2. , says:

    merrni berishet dhe noken nuk ju zhgenjejne

  3. timo says:

    Saliu nuk plotëson kriterin e moshës.

  4. Askushi says:

    Merni Sali Karaxhic

  5. Gallo di mare says:

    Né Shqiperi eshte domosdoshmeri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje