Faktet që tregojnë se Lulzim Basha është i vetmi që duhet të ikë

18 Shkurt 2019, 15:17Blog TEMA

Nga Flogert Muça

Lulzim Basha pas një shfaqje të turpshme dhe pa asnjë rezultat në Bulevard në protestën e 16 shkurtit, ka dalë dje dhe sot në dy deklarata për shtyp ku ka lajmëruar se do të djegë mandatet e deputetëve të PD-së, me argumentin se Rama i ka vjedhur zgjedhjet e  2017-ës, ndaj duhet të zhvillohen zgjedhje të parakohshme.

Por përpos rezultateve përherë humbëse, janë edhe tre fakte të tjerë që tregojnë se i vetmi që duhet të ikë është ai vetë, e ato janë: Koha, certifikimi nga KQZ dhe OSBE i zgjedhjeve dhe pushteti që ai pati kur zgjedhjet e qershorit 2017 u organizuan.

E para gjë që të vjen ndërmend teksa dëgjon Bashën të flasë për djegie mandatesh ka të bëjë me kohën. Pse Lulzim Basha u kujtua se zgjedhjet u vodhën pas dy vitesh  e  pikërisht tani kur jemi 4 muaj larg zgjedhjeve lokale? Si ka mundësi që njëlloj si në 2017-tën, Basha fiks 4 muaj para zgjedhjeve kërkon qeveri teknike? Si ka mundësi që opozita sa herë afrohen zgjedhjet kërkon qe të jetë ajo në qeveri dhe pasi e merr qeverinë, humbet sërish e më pas paradoksalisht akuzon kundërshtarin se i ka vjedhur zgjedhjet? Këto janë pyetje retorike që tregojnë se Basha e di që problemi është ai dhe pafuqia e tij për tu përballur, ndaj e do pushtetin në tavolinë, siç nuk ndodh askund në asnjë vend demokratik.

Fakti i dytë është çertifikimi i zgjedhjeve nga KQZ dhe OSBE. Madje, në bazë të marrëveshjes së 17 majit 2017-të kur Basha mori gjysmën e qeverisë, ai mori edhe KQZ-në. E ishte pikërisht KQZ-ja e tij që e certifikoi zgjedhjet. Pse Lulzim Basha nuk e tha që ditën e parë paszgjedhore se i kishin vjedhur e që KQZ-ja nuk duhet t’i certifikonte zgjedhjet?

Por përtej KQZ-së së Bashës, zgjedhjet i certifikoi poashtu edhe OSBE-ja, duke i vene kështu vulën çdo debati.

Fakti i tretë që e nxjerr zbuluar Bashën si humbës të lindur është pushteti. Lulzim Basha në bazë të marrëveshjes së 17 majit me Kryeministrin Rama, mori më shumë se gjysmën e qeverisë, duke marrë të disa nga ministritë  dhe drejtoritë/agjensitë që përbëjnë pjesën e luanit të pushtetit, përfshirë siç thamë ma lart edhe KQZ-në, për të garantuar moscertifikimin e zgjedhjeve në rast parregullsie.

Pavarsisht kësaj, ai humbi sërish, madje më thellë se kurrë më parë në historinë e PD-së.

Thënë këto, Lulzim Basha sot nuk ka asnjë argument real veç faktit që është i paaftë të ndërtojë ekip, platformë qeverisëse dhe frymë, ndaj kërkon pushtet në tavolinë sa herë afrohen zgjedhjet e radhës.

Bazuar në  faktet e mësipërme që tregojnë se Lulzim Basha di vetëm të humbasë edhe kur i ka të gjitha instrumentat e pushtetit vetë në dorë, dalim në përfundimin se ai që duhet të largohet është vetë ai dhe askush tjetër.

E si për t’i mbushur mendjen demokratëve se ai nuk duhet të ikë akoma nga drejtimi i PD-së, del e kërkon që të ikë ai që e ka mundur edhe kur pushtetin e kishte vetë Basha.

7 komente në “Faktet që tregojnë se Lulzim Basha është i vetmi që duhet të ikë”

  1. albi says:

    Tani dolen pergjimet qe tregonin hapur blerjen e votave ne Durres dhe Elbasan . Degjoni c’thote ‘zeri i amerikes ‘ dhe jo kazanet e Rames.
    Po per rrugen 2 km qe po vidheshin 30 miljon euro. Rama dhe kriminelet reth tij kane qindra miljon euro per te blere votat. Hapni syte dhe shikoni cfare po ndodh. I dha te gjitha pasurit e Shqiperis ne koncesnsione ,PPP etj.

  2. ... says:

    ere se jane socialistet pula,po te ishte saliu ne qeveri dhe rama te sillesh si bashe cfare do te ndodhte???e kuptoni sesa frikacaker jane keta socialistet,plase plakun mere brenda se fakte ke me mira,dhe shikoje per 2 dite qetesi apsolute dhe shqiperia do eci drej rruges europjane,nderkombetaret do flasin nja 3 dite per plakun mere dhe do ta qepin gojen,ashtu sic e qepen per 5 vjet per fatos nanon kur e plasi plaku mere brenda,po mos te kishte ndodhur 1997 nanoja di ishte dhe sot e kesaj dite ne burg,kalbe saliun ne burg dhe askujt nuk do ti bij menja per plakun mero mbas nje jave,po kush ta bej frikacaku rama apo qeni kone brace,ti lejne justifikimet qe kryeministri nuk arreston,sepse qeveria miraton ligjet dhe komisjonet qeveritare po te duan ndjekin cdo veprimtari jo te ligjshme te prokurorise dhe te gjykatave,po nuk duan se keta jane te zhytyr per vete ne korrupsjon,prandaj dhe nuk bejne asnje levizje te tille,keshtu qe basha aty ku eshte per te ikur i thote ketij te gjatit qe eshte i zgjedhur nga shumica e popullit,ik zhduku ti,eshte sikur punetori ti thote pronarit te vete je i pushuar nga puna.

  3. albaniafirst says:

    Humbja e PD nuk vjen vec nga pa-aftesia e Bashes. Cdo kush qe te ishte ne krye te PD-se, perfshi edhe vete Berishen, nuk do kishte mundesi qe te bente me shume. PD-ja e sotme humbi legjimitetin dhe mbeshtetjen popullore kur ne gjithe ato vite qe ishte ne pushtet u kujdes vec per te vjedhur, duke krijuar nje piramide gjigande e mbeshtetur ne promovimin e korrupsionit galopant dhe shkaterrimin total ne cdo fushe te jetes se shoqerise shqiptare. Jo vetem qe administrata shteterore u shkaterrua, por ne te u futen militante pa asnje aftesi profesionale. Keshtu u shkaterrua sistemi arsimor me hapjen e Universiteteve fantazme qe shperndanin diploma majtas e djathtas qe nuk u hynin ne pune as atyre qe i moren dhe ca me pak shoqerise, pasi diplomat merreshin kundrejt pageses. Abuzimi mori permasa skandaloze ne zenien e trojeve e pronave ne pergjithesi, ku koncepti i te drejtes mbi pronen u zevendesua me konceptin e prones te marre mbi bazen e forces. Kjo katrahure beri qe te frenoje cdo investim te huaj qe do te sillte oksigjen ne ekonomine shqiptare. Sidomos ne fshat, kryerja e nje reforme te re agrare, beri fragmentarizimin e kapitalit qe ne fshat qe eshte vete toka. Ne se toka bujqesore do ti ishte kthyer atyre qe e kishin para berjes se reformes famekeqe agrare te mbasluftes, do te krijoheshin kushte per investime kapitale ne fshat. Askush nuk investon ne fshat per te ngritur ferma me 1-2 apo me pak hektare toke. Ne politiken e jashtme, PD-ja eshte treguar gjithmone nje diletante, ne nivelit me skandaloze, me ministra te jashtem te nivelit Noka, ku protokollet shteterore as qe ekzistonin. Ju kujtohet kur Bujar Nishani dilte te priste ne shkallet e aeroplanit, Sekretarin Amerikan the Shtetit, John Kerri-n? Ku eshte pare qe nje president te dale e te prese ne aeroport nje minister, qe eshte ne nje rang me te ulet se sa ai. Nje president, del per te pritur nje tjeter president. Nje K.Minister, del e pret nje tjeter K.Minister, e keshtu me rradhe. Keta individe, pa asnje fare profesionalizmi, bene qe Shqiperia te shperfillej, jo vetem prej te medhenjve, por edhe prej fqinjeve qe benin c’te donin me qytetaret tane. Deri edhe nje minishtet si Mali Zi apo Maqedonia na benin karshillek.
    Kjo PD- ka mbledhur ne rradhet e vet llumin e shoqerise shqiptare. Po keshtu LSI-ja, e ngritur si nje parti familjare, ka mbledhur ne rradhet e vet hajdute te kalibrit me te madh me ne krye kryehajdutin Ilir Meta qe fatkeqesisht eshte ne karrigen e presidentit.
    Te dyja keto parti kane humbur legjimitetin dhe mbeshtetjen e popullit, jo per faj te votuesve, por per shkak te veprimeve te tyre kur ishin ne pushtet, prandaj Rama dhe PS do vazhdojne te jene ne fuqi, per sa kohe qe nuk del nje grup i ri opozitar, me njerez te rinj, te pa perlyer, qe te sjelle ide dhe alternative te reja per vendin.

  4. Gri says:

    Or ti Floget, Basha don me shku ne Holande, sa me shpejt! Kujt i pladsi per PD!

  5. grate tiranse says:

    Shkrim dhe arsyetim i sakte ,bravo.

  6. Arbeni says:

    Duhet te iki saliu,sepse ai është kryetari defakto i pd,është kanceri i politikes shqipetare ,por jo vetëm në Shqiperi por në mbarë trojet shqipetare.Eshte kancer,është sëmundje qensh ,është zgjebe.O zot kur do shkoje në burg kjo kafshë që i ka duart te lara me gjak shqipetaresh.A

  7. Tani says:

    Nuk behet fjale per vjedhje por per blerje vote, e cila eshte faktuar tashme me pergjime. Problemi i vertete eshte se blerja e votes konsiderohet si taktike politike dhe jo shkelje ligjore per marrjen apo mbajtjen e pushtetit, keshtu qe mund dhe do te perdoret serish per mbajtjen e pushtetit.
    Madje eshte e pashmangshme sepse ata njerez qe jane mesuar tu japesh 5.000 apo 10.000 leke te reja mezi presin qe te vije ai moment, ne te kundert do te votonin kundra. Jam krejtesisht dakort me permbajtjen e shkrimit apo ndonje koment tjeter, opozita aktuale me Bashen e Kryemadhin mund te ishte nje fatkeqesi per vendin, megjithese kjo kurrsesi nuk duhet te legjitimoje apo argumentoje blerjen e votes si instrument i lejuar ligjerisht. Zgjedhjet e ndershme (pasi jane te lira) jane fondamenti i cdo shoqerie demokratike dhe te zhvilluar dhe do te provonin mbeshtetjen reale qe ka cdo force politike ne popull, pa e deformuar vullnetin e tij. Kryeministri aktual e kerkoi tepsine te gjithen per veten dhe e mori ate por nuk u shqetesua shume sesi e mori pasi ishte i bindur qe zgjedhjet ishin te lira. Por te qenurit te lira fatkeqsisht nuk ka mjaftuar, sic e provoi edhe blerja. Eshte precedent shume i rrezikshem pasi cdo parti politike mund te perdori te njejten taktike ne te ardhmen duke deformuar vullnetin e zgjedhesve. Kjo duhet te ndalet sa me pare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje