Përse shtypi italian, sidomos ai i së majtës, flet për krizë dhe revoltë popullore!

18 Shkurt 2019, 10:33Blog TEMA

Nga Anilda Ibrahimi*

Pas ngjarjeve të 16 shkurtit duke ndjekur atë që pasqyroi  shtypi italian dhe duke njohur pak a shumë situatën aktuale të Shqipërisë së sotme, kam ngelur paksa e habitur.

Habia më e madhe qëndron në faktin e mos thellimit të ngjarjeve, por reduktimin në interpretime elementare.

Nuk është e vështirë të interpretosh një turmë njerëzish të çoroditur që sulmon Kryeministrinë me të njëjtën ndjenjë barbarie të diçkaje deja vu, personalisht më kujtuan vitet ’90, momentet e postkomunizmit. Atëherë përse të jepet kjo ide, impresioni i një shteti gati të falimentuar?

L’Albania ka një rritje ekonomike shumë të lartë, rreth 3.9 për qind, një nivel fiskal shumë të ulët, një burokraci  pothuajse që s’ekziston, mund të hapësh një aktivitet ekonomik në 24 orë, ka një borxh publik që nuk kalon 65.5 për qind të PIL-së dhe gjëja më interesantë që ky borxh nuk është sovran, sepse sovrane është monedha e mbajtur në  ekuilibër nga shteti.

Me këto të dhëna, të vjen vetvetiu pyetja, përse të vësh në dritë të keqe një vend me këtë zhvillim duke pasur parasysh cilat janë të dhënat e vetë Italisë?

Thelbi është ky, në Shqipëri ka një qeveri të të majtës, por një e majtë që ka vënë në praktikë të gjitha recetat sovraniste dhe që kanë funksionuar. Krejt e kundërta e Italisë.

Partizanët e sovranizmit në Itali, d.m.th ata që inspirohen nga Steven Banon, nuk janë sigurisht të të majtës. Dhe me të drejtë gjithkush mund të bëjë pyetjen, pse mos të ndjekim një shembull të një politike që funksionon? Gjë që është e pamundur në kontekstin dhe në ndarjen e asaj që përfaqëson e majta dhe e djathta në politikën italianë që ka tjetër histori nga ajo shqiptare.

Pragmatizmi i një burri shteti si Edi Rama, që shkon përtej ideologjive ndarëse edhe duke qenë thellësisht i së majtës, dhe vë në praktikë atë që është më e mirë për vendin e vet me rezultate të papara është e pakuptueshme për stampën italiane.

Dhe ja përgjigjja, a s’është më e lehtë të tregosh në faqet e gazetave dhe të TV një shtet gati të falimentuar? Dhe për këtë mjaftojnë imazhet e demonstratës së pardjeshme.

Kush i drejton këto demonstrata dhe për çfarë qëllimesh, kjo është tjetër gjë, unë do ta quaja larje hesapesh mes partive, por pyetja legjitime ishte, përse të mos thellohet shtypi  dhe të vejë përtej asaj që duket në sipërfaqe.

*Anilda Ibrahimi është shkrimtare e njohur në Itali, botohet nga ‘Einaudi’ dhe është një nga emrat më përfaqësues të Shqipërisë. Ky shkrim është shkruar enkas për dritare.net

2 komente në “Përse shtypi italian, sidomos ai i së majtës, flet për krizë dhe revoltë popullore!”

  1. katarakti says:

    Edhe Euronjuzi e kishte negativ lajmin qe dha per Shqiperine. Dukej se u ishte bere qefi qe ne Tirane rifilluan trazirat.

    1. albaniafirst says:

      katarakti-sigurisht qe per Europen, cdo lajm negative qe vjen nga Shqiperia eshte lajm i mire per to. Dihet qe Eurovizioni drejtohet kryesisht nga francezet qe jane dhe do jene nga kundershtaret me te medhenj te shqiptareve, jo se ato kane ndonje gje kunder nesh, por interesat e tyre politike jane te tilla, qe i bejne te mbeshteten tek Rusia dhe sllavet si kunderpeshe ndaj Gjermanise qe po per interesat e tyre politiko-ekonomike kane qene historikisht aleate te shqiptareve. Francezet e sotem, jane po ata francize qe ekzekutuan Themistokli Germenjin, kete patriot te shquar te rilindjes se kombit tone. Lajmi i keq per to eshte se Shqiperia dhe shqiptaret jane ne ngritje, ndersa sllavet ne renie te lire. Koha punon per ne, duan apo nuk duan armiqte tane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje