Shigjetari i së shtunës është lule (për shqiptarët që u vjen turp prej dhunës)

18 Shkurt 2019, 11:36Blog TEMA

Nga Enkel Demi

Në lajmet e së djelës në Sky TG24, TGCOM 24 apo Canale 5 lajmi i dytë ishte protesta opozitare e së shtunës në Tiranë. I pari ishin jelekverdhët e Francës. Në të gjitha raportimet thuhej se Edi Rama akuzohet që është bërë si Maduro. Gazetat italiane rrëfenin sulmin ndaj selisë së qeverisë me foto të mëdha në faqet e para.

I ndjek me shumë kënaqësi jetët e shqiptarëve të Italisë, Gjermanisë, Amerikës, Diasporës dhe suksesi i tyre në jetën e zakonshme, në sipërmarrje, kulturë, art, sport, politikë më cingërisin krenarinë. Por, më së shumti mendimi i tyre për zhvillimet politike në atdhe është naiv, romantik, idealist e ndonjëherë bajat, i bazuar në klishetë e vendeve ku ata jetojnë. Ky këndvështrim i tyre antidhunë u përcoll me entuziazëm nga propaganda e qeverisë duke vënë në pah shigjetarin tonë rreckaman si simbolin e së keqes që po e lë vendin e shqipeve jashtë integrimit në Bashkimin Europian.

Sot në mëngjes, në tregun e Tiranës një kilogram qepë kushtonte 1.1 euro. Një kilogram groshë e cilësisë së fundit kushton nga 2 deri në 2.5 euro. Fasulet janë pjata bazë e shumicës dërrmuese të shqiptarëve, e cila me këto çmime që i bëra me qëllim në euro, tashmë mund të konsiderohet pjatë shumë e shtrenjtë. Një mëditës i zakonshëm shqiptar paguhet nga 200 deri në 250 euro në muaj.

Çmimet e zarzavateve të stinës, mes të cilave lakrat janë në qiell. Nuk po i zëmë në gojë jashtëstinoret. Pjesa më e madhe e serave me ngrohje nuk kanë mbjellë, sepse çmimi i karburantit është rritur. Dhomat frigoriferike nuk punojnë, sepse energjia është shumë e lartë. Prodhuesit e mandarinës në Konispol dhe Xarrë e hodhën prodhimin në kanal, sepse qeveria greke bëri një skemë kompesimi dhe fermerët fqinj e mbytën tregun eruopian me çmim shumë më të ulët. Çfarë bëri qeveria shqiptare? Asgjë, veç propagandë, por ndërkohë po mendon të shtojë një taksë të re tek çmimi i karburantit.

Avionët e linjave perëndimore janë të ding me shqiptarë që nuk para përdorin valixhe për teshat, por thasë të zinj plehrash. Duken me sy që shumë prej tyre e kanë për herë të parë këtë udhëtim, se me hall orientohen në aeroport. Ikin dhe kërkojnë menjëherë azil. Për dy vjet mendohet se ka ikur gjysëm milioni. Qeveria thotë që ka vdekur koha t’i mbajë njerëzit me zor, por është duke përgatitur një Samit të Diasporës me paratë e këtyre që po lënë vendin.

Mediat e huaja nuk e raportuan takimin e Vlorës së Edi Ramës, por i tillë do të jetë edhe Samiti. Kuadrate të rregullta koreanoveriore, njerëz që nuk pipëtijnë, vetëm Ai që flet, sepse prej kohësh e bezdis edhe mërmërima më e vogël kundër. Po përgatit një ligj për shtypin dhe portalet, të cilin e kundërshtojnë të gjithë gazetarët dhe organizatat e tyre më në zë si brenda, ashtu dhe jashtë vendit. E bën, sepse nuk duron më asnjë pëshpërimë kundër. Ndaj, ata që po vijnë me dëshirë në Samitin e Edi Ramës do bëjnë mirë ta dinë se do jenë të mirëpritur si ua ka ënda, por me një kusht të vockël; ta qepin si kukullat, kur nuk kanë shfaqje.

Shërbimi Informativ Shtetëror është tashmë në dorën e ish-oficerëve të lartë, të mesëm dhe të vegjël të ish-Sigurimit të Shtetit. Fuksat janë shpërndarë kudo nëpër katundet e qytete. Në urbanët e Tiranës flitet përherë e më pak, gogësihet përherë e më shumë.

Aleksandër Lleshaj, një katolik praktikant, po e kthen Ministrinë e Brendshme dhe policinë në aparat dhune. Të shtunën u mbrojt nga heshta e shigjetarit me një farë gazi lotsjellës. Njerëzit që u ekspozuan ndaj tij u plandosën dhe e lanë protestën, kurse vuajtën 24 orë nga helmimi i tij. Uroj që mos të ketë përdorur lëndë helmuese luftarake, LHL si na i mësonin dikur në Ushtarake. Por, gazi, nëse ka qenë i këtillë ka patur dendësi shumë të lartë. Një miku im italian më rrëfente të djelën se kishte qarë me lot, megjithëse gjendej në Rogner.

E djela ka qenë ditë arrestimesh për policnë. E me thënë të drejtën, nëse nuk do ta kishin zgërdhi në dru, shigjetari me siguri do e kalonte në burg shumë më mirë se jashtë, pasi mbush barkun me bukë dhe nuk i pikon kasollja. Nuk pashë asnjë mesazh apo status të të “lënduarve” prej dhunës për arrestimin e dhunuesit par exellence, të moshuarit 80 vjeçar nga Lezha.

Duket po vjen dita që edhe ne besimtarët e tjerë që shkojmë në meshë po të djelave t’i themi Sandër Lleshajt: “të kemi lënë Zotin”.

Urrejtja që ka pushteti për popullin flet për numrin e familjeve që bien në varfëri. Shumica e familjeve në skamje hanë një herë në ditë dhe me gjasë groshët jo aq shpesh. Fëmijët e të varfërve kanë gjithë simptomat e kequshqyerjes, kurse nuk e ndjekin shkollën, sepse librat kushtojnë. Çfarë bën qeveria? Në çdo buxhet të ri e shkurton skemën e asistencës me 20 – 30 për qind. Dëshpërimi është i madh, për pasojë mëria e shigjetarëve.

Shqiptarët prej vitesh janë braktisur nga qeveria e tyre, diplomatët e huaj, ka gjasë t’i lërë vetëm edhe diaspora. Po ushtrohet trysni e madhe që t’i braktisë edhe opozita. Kjo e fundit pa dyshim i meriton të tëra epitetet që i kanë vënë kundërshtarët e saj, propaganda, analistët. Unë për vete nuk i heq asnjë presje gjithë shkrimeve dhe qëndrimeve të mia ndaj udhëheqjes së Partisë Demokratike të këtyre gati 6 vjetëve, por sot sado hidhur të na vijë, opozita është e vetmja shpresë. Është si ajo flaka e kandilit në fundin e galerisë së zgafellës, por ja, ashtu e dobët është shpresa e vetme që bën pak dritëz.

Po e fikëm edhe atë bëhet terr i plotë. Një mjet i ka mbetur opozitës politike; djegia e mandateve. Po e bëri këtë, vendos të paktën drejtësi mes vedit, sepse Edi Rama më parë ia dogji shumë mandate duke vjedhur zgjedhjet. Tani le t’i djegë pakica vetë çka i ka mbetur dhe me këtë rast shpëton nga bullizmi, dhuna verbale që po i bën në Parlament sulltani me shpurën e tij. Pastaj, ky i fundit le t’i bëjë rreshtore Kuvendit, madje ta mbajë kuadrat si ishte në kohën e shoqes Vito Çurri.

Tani, unë e kuptoj që po nuk jetove në Shqipëri t’i vret sytë rreckamani me heshtë. Por, ai dhe e ashtëquajtura “dhunë” e protestës është formë, estetikë, sepse përmbajtja është halli që i ka zënë shqiptarët “aty ku s’thuhet” do kishte me thënë KM-ja. Shqiptarët që jetojnë gjetkë i kuptoj, sepse nuk e jetojnë përditshmërinë e atdheut të tyre. Janë, tek e fundit të sinqertë në padijen e tyre. Propagandën po ashtu e kuptoj, sepse ajo shkon tek forma. Tek e fundit Edi Rama gjithë këto vjet ka qeverisur në formë, jo në përmbajtje, meqë dhe vetë i pëlqen bojatisja, jo muri që ngjyros.

Ata që nuk kuptoj janë shakatorët e shigjetarit, sepse i ngjanë gomarit që e kafshonte ujku dhe uronte të ishte në ëndërr. Nëse heshta do e kishte vrarë pushtetin do ishim të shpëtuar, por duhet të themi që zgjatja e kësaj agonie nuk do të na çojë në “dhunë”, por në konflikt, sepse ky po i merr Shqipërisë shpirtin. Atëherë, ku do mbytemi, sepse shigjetari nuk do të ketë më heshtë në dorë, por kallash.(27.al)

40 komente në “Shigjetari i së shtunës është lule (për shqiptarët që u vjen turp prej dhunës)”

  1. fahriu says:

    Ky po ,kjo eshte analize,ky e njeh gjendjen shume mire dhe ky i qan hallin popullit,flitet se ky do zevendesoje Shpetimin e doganes

    1. kulla bjeshkeve says:

      Ky kopil gazetar eshte shume i squt,por me qellim nuk shpjegon arsyen e origjines se kesaj situate ekonomike ,sociale dhe politike qe ekziston qe kur kolapsi sistemi komunist,sepse sic duket ka edhe ai interesat e veta dhe ai e di shume mire qe arsyeja nuk eshte Edi. Edi Rama eshte kryeminister i keq,,,por ne gjithe historine e politikes shqiptare te 100 viteve te fundit Edi Rama eshte kryeministri i keq me i mire qe ka para ky vend.Sa per braktisjen e vendit ka precedente te tjera shume me masive,,,mos harroni qe jane 40 milion italian ne bote,libanez 20 milion,grek 3 milion,sa te duash serbe,kroate.boshnjake,rumune,etj,etj, qe kane krijuar komunitetet te fuqishme ne Amerike dhe Europe dhe qe jane nje ndihem e madhe per vendet e tyre.Edi Rama te vazhdoje reformat ne drejtesi,ekonomi,etj,dhe sa per pd ajo eshte kthyer ne nje kufome e cila sa me shpejt qe te zhduket aq me mire do jete per Shqiperine.

  2. Çomi i Palmës says:

    O bastard çam, rreckamanit me heshte nuk ja kemi per borxh zbarkimin ne Tirane ne 91, zaptimin e tokes, ndertimin pa leje, mospagesen per 30 vjet te ujit e te dritave, djegien e Institutit bujqesor te Tiranes ne 1997, grushtin e shtetit te 1997, punesimim e fisit te tij analfabet ne administraten Berishiste, dhe as heshten dhe dhunen e Shkurtit 2019.
    Bej nje pune te hajrit ne jete o dembel e qyfyrexhi epik se nuk te nxjerrin ne drite keto shkrime te vobekta.

    1. elvis says:

      mund ti flasesh ne emer
      pse i thu cam
      eshte rracizem
      ca te kane bere camet .Mire greku si do po dhe neve duhet ti fyejme ?
      jasne shqiptare si Leberit si lalucet , si verioret etj
      mos perdor shprehje rraciste ndaj popllsise se nje gjaku

    2. Zagali says:

      O Enkel Demi qe u befsh ka,na çave bythen me kete shkrim.Edhe ti si yt at je,gomar.

  3. star says:

    O keli o trim me fletet e bjondes .Merre prap kallashin qe te ta fusin andej ku ste del me.Punon ne TVSH se eshte RAMA kryeminiister,se te ishte sala i kishit marre plackat me kohe.

  4. LORA says:

    Po ,shigjetari i se shtunes eshte lule
    krahasuar me mesila-palmen ,qe do t’i varte tek palmat e kulles kryeministrore,si deputete e PD-se,njerzit qe do te guxonin t’i afroheshin godines.
    O vemje fund-kazani,cfare i kujton njerzit;te semure nga amnezia?

  5. Cna gjeti says:

    O Dem, ne Shqiptaret diku gjetke, e dime shume mire qe te dalesh e te protestosh per Berishen mostren dhe lulken me cizmen eshte turp per veten.Edi Rama nje mashtrues eshte por ata jane me keq

  6. Odiseu says:

    Qenke gdhire me diarre Kelo!!! Paske zgjedhur te mbrosh ata qe vrasin me plumba e jo bojaxhiun qe i jep te pakten vetem boje grise shqiptare e jo kufoma si ata qe kerkojne me kufoma te vijne e te na lene jo vetem barkun bosh se sju rruhet shume, por tna mbushin varrezat me viktimat qe kane hoby ti shtojne…. mundohu te flesh esell o burri i la palmes..,

  7. Arifi says:

    Ik ore lamash! Kujt i plasi trapi qe ati mikut tend italian ne rogner i digjnin syte?? Doni plumba ballit ju sic e beri saliu. Njeri pa shtyll kurrizore . zvaranik ngele ter jeten .

  8. Haki Cobani says:

    Ik re futi i te gjate , koqe. Analize leshi.

  9. kafe e hidhur says:

    o enkel sa per dije ata qe jetojne jasht kane me shume se ju analistet e gazetaret te mbledhur te tere bashk.mos kujto se sdine cfare behet e sikur jetojne ne hene.kane nena e baballare e motra e vellezer qe u jetojne afer atij tregut qe tregon ti.e nuk ka nevoje tu tregosh cmimet e zarzavateve se i dine dhe jane dakort me ty.po ai simboli i plakut nga lezha eshte dhe simbol se si injoranza perdoret per ti hedh hi syve,sic mundohesh ti tu hedhesh hi syve me ate fije drite qe ty te iluminoka kjo opozite,ky sali ky bashe e kjo monike qe burrin ia kapen duke vjedhur e na tha na kane bere syte.dhe ti ne thua qe eshte e vetmja drite e zbehte un po te them qe eshte gjilper per te cpuar syte.po zoti rama duhet heq e duhet zbyth nje or e me pare..po me ke,me cilat ide me cilet njerez..se ankohesh per cmimet kjo sdo te thote qe kur te vi mona me bashen cmimet do ndryshojne.jep njeher zgjidhjen si,gjej iden,zgjidh zbatusin qe jep shpres,e mandej ankohu per mua qe perbuz dhunen se un jetoj kendej e skuptokam elitat shqiptare si abuzojne me injorancen e padijen e nje vendi.e ne ka klas ntelektuale e shoqeri civile ende te paperpunuar nga polita,krijoni nje levizje te re me ide te reja e njerez faqebardh e te paperlyer qe mund te perfaqsoj mua kendej e prinderit e mi andej.po nese ideja jote e re eshte qe qeverine e rrezojme me dhune e arsyetojm me instikte kafsherore keq me vjen por ste mbeshtes dot.dhuna eshte provuar qe spermirson asgje,e as ndryshon qeveri ,kudo..jane faktore te tjere ato qe faktorizojne.po ti ske faj se jot shoqe ishte ajo e varjes te palma,dhe normalisht akilin e ke hero.ne do pakez drite bej presion per ndryshim opozite jo qeverie,sepse te jesh i bindur e do bindesh qe me ate opozite ske per ta larguar dot kete qeveri,e pasojat do i vuajm bashk,edhe un edhe ti

  10. drini says:

    Sidomos ti jam i bindur qe ushqehesh me groshe e qepe. ah more hajdut ti dhe ajo politikanja qe ke ne shtepi. mjerane. keni guxim dhe jepni opinione ju. Nuk ju njohim o shalratane? Mbylleni ate qenef te pakten

  11. Përsa kohë është jashtë saliu këto punë të liga kemi. says:

    E ka mirë Edi Rama kur thotë kazan. Po ti a punon në shtet o enkel? Po të ishte e njëjta situatë në kohën e sali kriminelit, a do punojë në shtet ti? Ti djal je në konflikt interesi, dhe mos e përdor mikrofonin për inate personale.

  12. Www says:

    Një shigjetar i mbrojtur nga një dem. Shumë shqiptare???! Dem i dashur, ka kohë që ekziston demokracia, e cila e përjashton dhunën, por me sa duket në kopenë tënde të demave, nuk e keni marrë vesh akoma.

  13. Naimi says:

    Ooooo zot i madh kur paska dhe Enkelra ne kete vend qe kerkon te jape mend. O gjytyrym,ti se pari ben mire qe te mesosh te komunikosh se te ngre nervat. Pastaj ty te eshte mbushur mendja se je gazetar ,por i ben qefin vetes,une mengjes per mengjes bej ndonje gazetar si puna jote dhe i ve emrin Enkel.
    Ti mor djale mblidh ate bjonden me lesh te verdhe se e dime se kush eshte qysh ne kohen e Fatos Nanos

  14. ida says:

    O gazetar, pyete shoqen, u rriten palmat!

  15. Bk says:

    Cdo gje qe shkruhet eshte genjeshter dhe tregon qarte se sa i ulet si njeri qenka Enkel Demi qe e shan vendin e tij sa s.ka me keq. E meriton te te themi ndyresire me llot gojen.

  16. Ketu jetoj! says:

    Aspak nuk mi vret syte “rreckamani me heshtë”, siç i referohesh ti! Nuk arrin te me me bej pershtypje, pasi kam ende ne mend trupat e vdekur te shtrire ne mes te bulevardit! Keshtu qe mos u shtrengo shume se mos te shpeton ndonje pordhe edhe turperohesh ne lule te moshes.

  17. Maverick says:

    Po perse mor njeri pa cipe e pa shtylle kurrizore, sa ishte ne pushtet ajo qe te merr perdite prej hunde, ne hanim te gjithe me luge floriri, por sapo ajo Palme u rrezua nga palma papritmas nuk kemi as per te ngrene?!!! Ti je thjesht nje ka..ragjoz qe duhesh ne fakt injoruar, por ma forcove doren per te t’u pergjigjur sepse duhet te lashe gojen kur te permendesh emigrantet, te…veqel. E njohin realitetin e Shqiperise shume me mire se ti dhe nuk tolerojne dhune pavarsisht nga kush ushtrohet, nga rreckamani apo i kollarisuri. Quhet QYTETARI !!!! Tani shko fito ato leke te pamerituara me ate program idio..t sepse gojes tende nuk i shkon leksioni per varferine.

  18. jani says:

    Po shkruan si burri i Mesiles pasi ka dale nga koalicioni me Ramen, pasi ka harruar kush e vrau olldashin etj etj. Leri keto brockulla me konflikte dhe lufte, leri keto justifikime me lakra dhe presh se po ti futesh analizes del se : qepa qe blen mesila per te bere fasulet eshte qepe e huaj pasi prodhimi vendas per shkak te pezticideve pa kriter kalbet qe ne nentor. provo ti me mesilen kur kthehesh nga dardha apo voskopoja dhe merr nje kurore qepe ne korce apo rruges kur del , te garantoj se deri ne tirane te jane kalbur gjysmat dhe brenda javes te tjerat. burri i Mesiles deri sa keta fermeret tane te mesojne te prodhojne pa ilace te garantoj se keshtu do jete. Para 6 apo 7 vitesh qepa ne kohen e gjyshit te madh shkoi 180 leke kg dhe ishte ne mos gaboj nga vendet nordike.

  19. Shpetim says:

    Cam i mutit, shiko hallet tuaja. Gazetar leshi i thenshin.Pse i transformon gjerat si ti do mideja jote, apo ke inat se jot shoqe nuk u be deputete. Vazhdo se mire e ke,je mesuar me grekerit qe ta fusin huriin nga poshte dhe ta nxjerrin nga goja. Turp te kesh qe kerkon te sjellesh percarje ne popull ,kur dihet qe e tere kalsa politike, e vecanerisht opozita eshte e kriminalizuar.

  20. BRSS says:

    LERE POLITIKEN O ÇAM MUTI PO SHIKO GRUAN

  21. Çami nga Resheni says:

    Televizioni Shqiptar mbahet me leket qe mbledhin nga ne nepermjet faturave direkt. Pse duhet te paguaj per kete zvaranik qe reciton hartimet e te shoqes te shkruara ne zyrat e PD ne asistencen e (mender) Salihanit. Ne qofte se ky burre k……desheron te beje politike mos paguhet nga leket e mija por le te shkoje tek Fahri paçe Balliu dhe tek 55.

  22. peoples says:

    Ja dhe ky trapi qe i digjet shpirti per te varferit.I ka bere rreshtore Mesila.

  23. komentatori nga cadra per portalin e zenit says:

    po qenke cam trap,se ka edhe camer te zgjuar.kilja e groshes 3000 leke ka 10 vjete me shume,aq sa me detyroi qe,sa here shkoj ne itali marr nga 10 kg,sepse jo vetem me lire ,por edhe cilesisht me te mira.Qepet?Sapo bleva tani ne pazarin e durrsit,1000 leke te vjetra kg,dmth. 0.81 euro me cmimin e sotem te euros.Me mjaftojne keto dy tregues te te them qe je genjeshtar e mashtrues,cam i keq,si te paret e tu.

  24. Syri says:

    Analize kazani qe veç te tjerave synon edhe perçarje fetare.
    Ç’pune ke qe fut besimin apo praktikimin fetar te dikujt.
    Kudo ne bote çeshtjet fetare jane tejet private .Je dhe gazetar i RTSH -se ! Pyet njeri ti qe bahçen tende e punon vete apo ta punojne te tjetret o hajvan !

  25. Tirona says:

    Po mire mor plere po cmimi I mates nuk ishte 190 lek para gjashte vjetesh pa taksa se tani me taksat e rames paska shkuar 172 Lek dhe te Pakten keto lek shkojne direkt ne shtet , po a nuk ishte NJe lit vaj mbi 250 lek a nuk ishte nje kg sheqer mbi 120 lek dhe nuk mbaj mend ndonje here qe grosha qe qenka rritur sip as teje te kete qene me e lire se 200- 300 Lek kg.

  26. Jeni says:

    Legen ne kohe te plote……

  27. kasemi says:

    Edhe ky duhet te na caje … Nuk sheh problemet e tij dhe te komunitetit te tij, por nuk ka faj se ky vend i beri njerez, me prona e para, duke i hequr nga shqiptaret e tani na can …

  28. o trap ,te pelqen vetja o hic,Kame qejf te me beshe nje pipe,se e kame degjuar qe je mjeshter per kete pune,njesoj si lulija(bashtrad)Me thuaj sa lek do sewdo ti kesh,mi jep Luli mua se eshte kenaqur duke me bere pipre dhe me paguan bile.

  29. o trap ,te pelqen vetja o hic,Kame qejf te me beshe nje pipe,se e kame degjuar qe je mjeshter per kete pune,njesoj si lulija(bashtrad)Me thuaj sa lek do se do ti kesh,mi jep Luli mua se eshte kenaqur duke me bere pipre dhe me paguan bile.
    Hera e pare qe shkruaj se moster i ky here e pare qe shikoj
    CAMET E PABESE
    Tha kryetari i tyre ne djegim mandatet.Ai ska asnje mandat sot por duke qene pedo e kthen bythen nga kush e ka me te madhe

  30. një naftëtar says:

    Atë përcaktimin qe ka bëre E.Rama për kazanët e medias ,nuk e ka goditur mirë ,siç duket ka qëne i fshehur ky mi që ha nga shpatullat e shtetasve shqiptarë ,me Enkelin brënda kazanët mbushen plot me Mbeturina Ushqimore Trupore ,ose shkurtimisht M.U.T.

  31. O KELO,I GJO ESHT E SIGURT, NGA POZICIONI QE KA MAR KY SPARTANI SHQIPTARO VERIOR,,,,DUKET QE E KA PER ZANAT,,,,KY GJUN KAFSHET E EGRA NE MAL ME SHTIZA,,,,MENYRA SE SI ESHT VENDOS,DHE STILI QE GJUAN,,,DO TA KISHIN ZILI DHE KAMPIONET E OLIMPIADES,,,

  32. Nik says:

    Meqènse ky zotèria njeh realitetin kurse ne qè jetojm jasht jo ,do ti drejtohesha me disa pyetje por nuk dèshiroj tè bije nè nivelin e kètij gjallesès qè zvarritet pèr tè mbijetuar ndèrsa ne jasht jemi me ballin lart dhe me forcat e tona kèrkojm punè,shkollè,kredi pèr shtèpi etj etj
    Ju zotèri pena dhe fjala e art e gazetaris nè TV SHtetèror SHqiptar si keni hyr nè punè me konkurs apo miqèsia e Idrizit?? Mos tè ishin dèrgesat tona financiare tè emigrantève pèr 10 vitet e fillimit 90 ès/2000 zotèrinj si E,Demi do tè shkonin nè tè s’èmès sepse gjer dje mè blije rroba tezgave tè rrugès analist analfabet.Edhe sot kur vijm na shikojn nga xhepat se çfar sjellim nga jasht ndèrsa ju na akuzoni se nuk njohim realitetin nè shqipèrin e bareve,restoranteve,ulur 5 ose 6 orè sepse njerèzit janè mèsuar me lekèt e Piramidave Berishiane nga 1996/97 ta dhe tani nuk ka psikolog nè botè ti mbushi mèndjen shqiptarit se nqse nuk punon nuk mundet tè ecet pèrpara ,populli pèsoj njè traum psikologjike qè ende sot po e paguan ndèrsa vrasèsi i 21 Janarit dhe Gèrdecit pretendon se duhet plumbi ndaj K/Ministrave dhe ky mistrec gazetar e mbèshtet me kalashnikov??

    çfar me nder gazetari jeni ju mor sharlatan kur largpamèsia juaj gjeniale parashikon pèr tè ardhmen njè kallashnikov??Nuk ka njè magjistrat,prokuror tè hapi njè dosje karshi jush pèr nxitje e rrebelim me armè ndaj njè shteti demokratik,si guxoni ju kur shpreheni me marrjen e armève kur njè thirrje e kèsaj natyre nè kohèn e komunizmit pèrfundoje pa frikè nga 7 gjer nè 8 vjet pèr propagand .Shumè portale janè nè duart e mafies dhe do tè ishte mir qè tè mbylleshin sepse janè produkt i marjuanès.ne punojm dit dhe natè pèr 28 vjet jasht kemi nga njè shtèpi kurse kèta na u pasuruan me Vila, TV private,Hidrocentarl privat,Miniera private,Nafta private,pasuri nèntoksore privatizuar me 20 qindarka dhe pèr çudin e gazetar Demit harroj se nè shqipèri nuk paguhej drita ,uji,taksat prej 28 vitesh as qè flitej dhe fal Ramès po paguhen.
    Rama pèr mendimin tim personal èsht K/Ministri mè i mir pèr kèto 100 vite dhe shpresojm qè tè vijn mè tè mir se ai pèr tè ardhmen por kjo opozit le shumè pèr tè dèshiruar ,vetèm duke e ndjekur nè seancat parlamentare gjuha qè pèrdorin èsht tepèr vulgare dhe le pak shpresa pèr tè èndèruar.
    Pèrtshèndetje gazetarit.
    Itali.

  33. nardi says:

    kesaj i thone nga shiu ne bresher, ky i merr shqiptaret per magjypa…
    s’kemi frike nga bresheri
    s’kemi frike nga shiu
    jemi rraze e forte
    rraze arixhiu!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje