Basha injoron BE dhe e sfidon hapur: Bëjnë sikur nuk e njohin gjendjen, por shqiptarët nuk i hanë gënjeshtrat

19 Shkurt 2019, 12:46Politika TEMA

Kryetari demokrat Lulzim Basha ka folur sot për mediat pas takimit që pati me kryetarin e Këshillit Kombëtar të PD Bujar Nishani për çështjen e mandateve.

Me një qëndrim të qetë, gati të shkujdesur, por të prerë dhe preciz, Basha iu përgjigj interesit të gazetarëve në lidhje me deklaratën e zëdhënëses së KE, Maja Koçijançiç.

Por nuk ishte e vështirë të shquaje reagimin e veçantë të kryedemokratit kur u përmend emri i saj. Në deklaratën e Bashës nuk mungoi një mesazh për ndërkombëtarët.

Dialogu

Basha: Ditë edhe më të bukura presin shqiptarët.

Gazetari: Zoti Basha një qëndrim mbi deklaratën e zonjës Kocijancic?

Basha: Kush?

Gazetari: Djegia e mandateve ditën e djeshme…

Basha: Po…

Gazetari: Zëdhënësja e BE-së ka bërë një deklaratë se djegia e mandateve dëmton procesin e integrimit…

Basha: Ëhë…

Gazetari: Një qëndrim të PD-së për këto deklarata.

Basha: Po

Kujtojmë se zonja Koçijançiç deklaroi dje se djegia e mandateve parlamentare nga deputetët e opozitës dëmton integrimin në BE. Por Basha në kundërpërgjigje tha se integrimin e Shqipërisë në BE e pengon qeveria duke numëruar akuzat ndaj saj.

 

Me një mesazh të qartë për ndërkombëtarët, Basha theksoi se kusho që bën sikur nuk e njeh gjendjen në vend dëmton besueshmërinë e institucionit që përfaqëson.

Këto e pengojnë integrimin europian dhe kushdo tjetër që pretendon të kundërtën ose nuk e njeh gjendjen ose bën sikur nuk e njeh gjendjen.

Në të dyja rastet dëmton thellë kredibilitetin e cilitdo institucion që përfaqëson para shqiptarëve.

Ne duam që të shpejtojmë procesin e integrimit europian të vendit dhe në Europë kur qeveria kapet duke vjedhur, në çdo vend të Europës ikën qeveria dhe fajtorët ndëshkohen para ligjit, shkojnë në burg.

Këto janë normat e Europës, kjo është Europa ku duam të shkojmë.

Në qoftë se dikush pretendon se në Europë shkohet me një qeveri të lidhur me bandat dhe problemi është opozita që kundërshton këtë ky është një pretendim i gënjeshtërt.

Shqiptarët kanë kohë që nuk i hanë më këto gënjeshtra. Shqiptarët janë zgjuar nga gënjeshtra.

Tre herë dera e Europës është mbyllur për këto arsye dhe kjo është një thirrje për realizëm, për përgjegjësi.

Ne na duhet një Bashkim Evropian me besueshmëri.

Besueshmëria e atyre që flasin në emër të Bashkimit Evropian është shumë e rëndësishme për këtë proces pa kthim të mbrojtjes së demokracisë, të shtetit ligjor, të ndarjes dhe kontrollit të pushteteve.

Nuk ka lëvizje më pro Europës dhe integrimit në Europë se sa kjo që ka vendosur PD dhe opozita”, u shpreh Basha.

7 komente në “Basha injoron BE dhe e sfidon hapur: Bëjnë sikur nuk e njohin gjendjen, por shqiptarët nuk i hanë gënjeshtrat”

  1. Flutura says:

    O Luli i lumadh!
    Po te perdor shpellari e pastaj do te te flak si lecke. Ke per te hyre ne zgjedhje dhe ke per te humbur, pastaj do largohesh, sepse kaq iu deshe Saliut. Sa keq me vjen per ty o njeri naiv! ?

  2. ben says:

    Ky debili vazhdon te flase ne emer te shqiptareve, kur shqiptaret as qe denjojne ti hedhin qyrret e jo me ti shkojne nga mbrapa. Basha po pregatitet qe te kontestoje zgjedhjet e ardhshme se medemek, votat u vodhen.

  3. Plaku says:

    Je tërësisht idiot ose hipokrite ndër më të fëlliqurit,shqiptarëve mos ju vish inteligjencën tënde mjerane,ata së pari të njohin shumë mirë ty,akoma më mirë Berishën dhe po kaq mirë edhe familjen presidenciale dhe janë shumë më të mënçur se të gjith ju të marre se bashku .Ju tashmë nuk përfaqësoni askënd ,rropateni thjesht për të shpëtuar vetveten duke u kapur me sherre dhe idiotizma që askush nuk i ha ,edhe ata që vijnë pas jush janë hiena që presin të lëpijnë ende nga kockat e batërdisë së ujqërve e çakejve që i mësoi mjerani plak për vitet që gjoja qeverisi .

  4. AMY says:

    LUL ZIU, LUL MASHTRUESI, LUL GENJESHTARI, SHQIPTARET VERTETE NUK I HANE GENJESHTRAT, POR GENJESHTRAT E TUA NUK I HANE, SE TI GENJEN NGA MENGJESI DERI NE MENGJESIN QE VJEN, DHE PAFUNDESISHT KESHTU, NUK TE VJEN PAS TY MOR LUL ZIU,

  5. ALBAN DEGA says:

    FAKTE … JO OPINIONE

    LULEZIM BERISHA NUK RREJNE KURRE PA FOLE !

    – Ka mesuar nga Beu i Partise Babale …

    “ Lulezim Basha genjen edhe kur e pyet sa eshte ora”. Jozefina Topalli

    Genjeshtrat e tij jane aq te trasha sa nuk i beson as vet e megjithate i perserite cdo dite e shume here ne dite,,, Genjen edhe duke mashtruar hapur pa iu skuqur faqja e duke iu shtjerrur zeri !
    Pse !?
    A e detyroi me zor Edi Rama te fuste te zgjedhurit prej atij vete ne Qeverine Rama -Meta, ne majin e vitit 2017 !?
    Po kryetarin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ia dha me zor Rama !?
    Po Avokaten e Popullit nga Partia e tij ia perzgjodhi Edi Rama apo vete Lulezim Basha!?
    Nje fakt vlen me shume se nje thes me pallavra e rrena te nje genjeshtari e mashtruesi patologjik !?
    Po dhjetera e pafund fakte te tjera qe i kemi pare me sy te gjithe ne shqiptaret e nderkombetaret kudo ne Bote !?
    A mund ti besohet qeverisja e Shqiperise nje genjeshtari qe rren edhe kur e pyet sa eshte ora !?
    A mund ti besohet qeverisja e Shqiperise nje mashtruesi e hajni me cizme qe vodhi me ze e figure te kapur ne flagrance nga kamerat duke vjedhur edhe votat ne gjirin e familjes se vet politike, PD-se gjate zgjedhjeve te korrikut te vitit 2017 !?
    A mund tu besohet qeverisja e Shqiperise nje kryehajduti te 600 milione eurove nga Autostrada e Kusarise se Kombit, gati gjysmen e 1.3 miliarde eurove te vleres se pergjithshme te saj dhe qe thau financat e shtetit shqiptar dhe krijoi nje borxh te brendshem prej mbi 800 milione eurosh dhe rriti me 10 per qind borxhin e jashtem te shtetit shqiptar !?
    A mund ti besohet qeverisja nje bashkeatdheshitesi te Sali Berishes te kapur ne flagrance nga Gjykata Kushtetuese e Shqiperise dhe atdhetari Myslim Pashai bashke me opoziten, nepermjet marreveshjes antikombetare te Otrantos!?
    A mund ti besohet jeta e shqiptareve nje bashke-
    kryekzekutori te 4 protestuesve paqesore e krejt te pafajshem me urdher te Sali Berishes dhe bashkepunetori i tij ne fshirjen e serverave dhe prishjen e provave te masakres se 21 janarit 2011…
    Larg qofte !
    Sa per te genjyer, Lulezim Basha nuk rrene kurre pa fole ! Ky eshte virtuti me i larte i qehajait te Partise Babale dhe Havalese se Shqiperise Sali Berisha nga Qinami i Vicidolit !

  6. Arti says:

    Poshte imperializmi, rrnofte Saluku ??

  7. Franci says:

    Mos fol ne emer te shqiptareve more qelbesire sepse shqiptaret nuk te duan.Ti i ke lyer duart me gjak shqiptaresh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje