FOTOT/ Protesta kundër ndeshjeve të së hënës: tifozët e Nurembergut ndërpresin takimin kundër Dortmundit!

19 Shkurt 2019, 16:49Sport TEMA
FOTOT/ Protesta kundër ndeshjeve të së hënës:

Tifozat e skuadrës së Nurembergut kanë protestuar në një mënyrë të veçantë në sfidën e djeshme të luajtur në fushën e tyre kundër kryesuesve të Budesligës, Borussia Dortmund.

Gjatë ndeshjes, dhjetëra topa të zinj të tenisit janë hedhur në fushën e lojës nga tifozët në tribuna.

Kjo lloj proteste e tyre vjen për shkak të mospajtimin që ata kanë për ndeshjet e planifikuara që po zhvillohen të hënën në mbrëmje.

Takimi i mes dy ekipeve u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0 dhe tashmë Dortmundi e sheh veten tre pikë larg vendit të dytë në renditje që mbahet nga Bajerni i Mynihut. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje