Mendësia e dhunës!

19 Shkurt 2019, 11:11Blog TEMA

Nga Ilir Hashorva

Ndonëse për Berishën humbja gjithnjë është fitore, të gjithë e kuptuan se mbyllja e protestës së dhunshme e 16 shkurtit 2019, e cila mund të quhet fare mirë kryengritje dhe jo protestë, pasi qëllimi i saj ishte rrëzimi i qeverisë aktuale dhe zëvendësimi i saj me një tjetër dhe, prandaj, duhej trajtuar si e tillë, ishte nga dështimet më të turpshme të Partisë Demokratike dhe Sali Berishës, organizatorit të saj, por mjerisht këtë gjë nuk e kuptoi as partia, as Saliu, as aleatët e tyre dhe as mbështetësit e tyre.

Në vitin 1924 Hitleri organizoi një puç për të rrëzuar qeverinë e ligjshme të Gjermanisë së atëhershme. Puçi u shtyp dhe Hitlerit më 26 shkurt të vitit 1924 iu bë gjyqi dhe u burgos. Burgu ia solli mend në krye Hitlerit dhe ai kuptoi së në një vend demokratik nuk mund ta merrje pushtetin me dhunë. Ai hoqi dorë nga dhuna, ndryshoi krejtësisht politikën e tij dhe në vitin 1933, në mënyrë demokratike, pra me vota, arriti të bëhej kancelar i Gjermanisë. Ne këtë gjë nuk arritëm ta kuptonim as atëherë e nuk e kuptojmë edhe sot që për ato që bëri Sali Berisha në vitet 1997-1998 e më tej, ishin dhe janë të mjafta për ta nxjerrë atë një herë e mirë jo nga politika shqiptare, por krejtësisht nga jeta shqiptare.

Partia Demokratike e Sali Berishës e vënë e tëra nën komandën e tij, dhunën e ka në bazë të politikës së saj dhe, ndonëse me emër “Demokratike”, ka kohë që do ta marrë pushtetin me metoda jo demokratike, me metoda dhune. Ka kohë që ajo parti shpif dhe përsërit lloj-lloj gënjeshtrash banale për pozitën që, edhe për një njeri me gjysmë mendje nuk mund të pranohen por, duke i përsëritur pa pushim e vend e pavend, ka arritur të bindë një numër njerëzish që ato që thotë ajo janë të vërteta dhe se Edi Rama dhe qeveria e tij duhen rrëzuar me çdo mjet dhe mjeti i vetëm për të ka mbetur dhuna, qoftë në parlament e qoftë në rrugë.

E ngjashme me Partinë Komuniste Shqiptare që u fsheh pas Frontit Demokratik për t’u dukur si parti e të gjithë popullit, edhe Partia Demokratike i vuri emrin kryengritjes së saj “Protestë Popullore” se me demek i gjithë populli shqiptar qenka bindur nga ato që thotë ajo parti, se është revoltuar nga qeverisja e keqe e Edi Ramës, e cila mund të ketë vërtet një qind të meta por, a nuk ka parë ai popull edhe qeveritë e Sali Berishës që kanë qenë shumë më të këqija dhe tani mezi pritka të rrëzojë Edi Ramën dhe të vërë në vend të tij Lul Bashën e Saliut?

Sali Berisha duhet ta heqë një herë përgjithmonë mendimin se mund të vijë në pushtet pa zgjedhje por, mjerisht, atë e urdhëron instinkti i tij, instinkti i dhunës, prej së cilit ai nuk ka fuqi të heqë dorë. Nga ana tjetër ai e kupton se ashtu siç e ka katandisur ai atë parti, ajo parti është pa të ardhme dhe nuk vjen dot në pushtet as me zgjedhje, siç erdhi Hitleri. Partia Demokratike, dikur parti e shpresës për shumë shqiptarë, pak e nga pak largoi prej saj të gjithë ata që patën njëfarë vlere e njëfarë personaliteti, që mund të jepnin ndonjë kontribut të vlefshëm, dhe e ka lënë tashti në dorë Bashës, Palokës, Nokës, Salianjit, Balliun e të tjerëve të ngjashëm dhe me aleat politik LSI-në e Monës, me atë parti që, po të mos kishin ndërhyrë amerikanët ca kohë më parë, njerëzit e saj do të vazhdonin të dilnin edhe sot në atë “protestë” me shallin e kuq në qafë, siç dilnin dikur në festat e brigadave.

Partia Demokratike është transformuar sot në një parti që nuk ka asnjë ide e asnjë ideal, por punon e lufton vetëm për të mbrojtur interesat e Sali Berishës dhe familjes së tij. Ajo sot nuk ka një shtresë të caktuar dhe të qëndrueshme njerëzish që ta mbrojnë atë dhe që ajo t’i mbrojë ata, ajo nuk ka më përkrahëse të saj shtresën e djathtë, të cilën ajo e tradhtoi që në ditët e para të krijimit të saj si dhe partitë e djathta tradicionale që ajo i shkatërrojë të gjitha, duke i çarë dhe përçarë, aq sa sot ato janë katandisur në kufoma që nuk u ka mbetur asnjë rol për të luajtur.

Të djathtët e vërtetë shqiptarë, pak nga pak e njohën atë parti, e kuptuan se ajo nuk mbronte interesat e saj, përkundrazi, ishte për ta më e dëmshme dhe më e rrezikshme se partitë e majta dhe u larguan prej saj. Sot ajo parti ka vetëm një shtresë ndjekësish dhe simpatizantësh të përbërë prej lloj-lloj aventurierësh, oportunistësh, interesaxhinjsh, kriminelësh, halabakësh, injorantësh, destruktivësh, vandalësh e rrugaçësh, por jo të djathtësh të vërtetë, që i mbledh anë e kënd Shqipërisë e i sjell në Tiranë vetëm për të ushtruar dhunë.

Ajo parti, që të ketë të ardhme, duhet të riorganizohet krejtësisht, të largojë Sali Berishën dhe të ndryshojë plotësisht politikën e saj, për t’u bërë vërtet një parti e djathtë demokratike, përndryshe, ajo sot i ngjan një të sëmuri të degraduar psikik që vuan nga halucinacionet dhe nga ankthi kronik i marrjes së pushtetit dhe bën marrëzira duke shkuar poshtë e më poshtë e nga një budallallëk në një tjetër si ky që po bën tashti me djegien e mandateve, veprim që as vetë nuk di se ku do e çojë e ç’do të përfitojë.

(Nju Jork-TemA)

14 komente në “Mendësia e dhunës!”

  1. Amy says:

    fiks nje analize e sakte, berisha ky plak skizofren kriminel nuk ndryshon, por fundi i tij dihet, ai do dale nga politika, dhe askush nuk do kujtohet me per te,

  2. J says:

    Fytyra e shëndërruar e malokut ngjan me programin politik të pd.

  3. Komentuesi says:

    Respekt zoti Ilir Hashorva! I ke thene te gjithe ato qe ka dhe i takojne pd-ke.Kjo parti nuk ka fituar asnjehere me vota te lira dhe te ndersheme,por me doren e forte te Berishe,duke ushtruar terror me bandat mafioze qe krijoi rreth vehtes.Ai sot shpif e nxin punen e Edi Rames dhe te qeverise me akuza te pabaza,duke u mbushur mendjen handikapateve te tij sikur jane te verteta.Por njerzit budallenj dhe te etur per pushtet e para,i pranojn si te verteta.Edi Rama eshte sot nje nga kryeministrat me te mire i perkushtuar per t’a bere shtetin shtet,dhe ka realizuar disa reforma,ku po vazhdon akoma me reformen ne drejtesi.Ata me Berish kriminelin ne krye,jane hedhur ne ofensiv kudra per t’a rrezuar e te vijne vete.Mos e beft zoti kurre te vije ata ne pushtet se Berisha do sharroj e do zhdukin nga siperfaqja dheut ç’do njeri kundershtar ashtu si rrafshoi gerdecin me 26 varre e qindra te plagosur.

  4. Renato says:

    Te lumte dora, i ke bere nje analize te
    hollesishme e reale, bandes se sotme qe quhet opozite e neofashistit, njeriut te etur per gjak, Sali Rame Berisha.
    Nuk e di cfare pret preokuroria e pergjithese ta kalbe ne burg , kete Karaxhixh te Shqiperi se.

  5. Flutura says:

    Berisha eshte djalli vet!
    Evuri Lulin trashegimtar per te thene populli shih sa i pazoti eshte! Ne na duhet Saliu..dhe Saliu ja behu ne teatrin e tij duke aktruar sic e do populli. Lulin e la ne hije, ndersa hidhet e perdridhet sikur do rrezoje Edi Ramen dhe i ka futur ne thes gjithe gazetaret e kazanit, analistet e tij dhe ca si Paloka e Ilir Meta, po pastaj do futet ne zgjedhje dhe si te humbase Luli do i kerkoje doreheqjen e do e zevendesoje me dhenderrin e tij Malltezin.?

  6. Dyrrahu says:

    Sikur te me thoshte dikush se çfarë do të ndodhte sikur te burgosej Sali Berisha?
    Të gjithë kemi konstatuar se ky njeri e ka futë Shqipërinë në një gjendje mjerimi dhe tani kur Shqipëria ka filluar të ngjallet ai (Sali Berisha) don të vazhdojë me mjerimin.
    Unë do e kusha burgosur dhe do t’i përballoja të gjitha pakënaqësitë eventuale ashtu edhe rebelimet.

  7. Flutura says:

    Pse nuk i nxirni komentet?

  8. ppa says:

    Thjeshte dhe sakte ; pergezime edhe stilin e qarte dhe te rrjedhshem.

  9. roza says:

    O Zot si e ke harruar kete kriminel….. Merre se do shperoi populli e opozita…..

  10. SHKUPI says:

    RESPEKT PER SHKRIMIN E QELLUAR GERME PER GEMRE .

  11. Arbeni says:

    Plotesisht dakord me analizen që i ke bër pd dhe saliut,por duhet te kishe shkruar diçka me shumë se kush është arsyeja që saliu bën si i luajtur nga mëndja.Veprimet e tij,bile edhe fytyra e tij prej egersire te kujtojne Fyhrerin që po humbiste luften.Fytyra kriminale e ketij te poshtri te ngjall urrejtje e krupën.Ai e shikon se me ngritjen e organeve te reja te drejtesise rrezikon te gjykohet per krimet e kryera gjate ketij çerekshekulli dhe si pasoje kerkon te shkaktoje trazira si ato te 1997,por nuk do t’ja arrije.
    Kisha edhe nje vrejtje per ty artikullshkrues: Te lutem mos ja shkruaj me emrin me shkronje te madhe,sepse i bën nder q.nit,por me te vogel dhe e ka teper.Ai tani është nje mize kali në bythen e nje gomari.

  12. Azio says:

    Te lumte z,Ilir Hashorva.
    Te tilla analiza,te sakta,te logjikshme dhe me kultures kane nevoje njerzit ne shqiperi
    .Artikuj te tille,te japin kurajo,guzim per te gjykuar drejte se ne cfare gjendje eshte katandisur PD.
    Ky shkrim do ti sherbente shume edhe antareve te thjeshte te pd.
    URIME.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje