Prezantuesit kapen mat në studio

19 Shkurt 2019, 20:26Lifestyle TEMA

Dy prezantues u përballën me një lumë kritikash, pasi u xhiruan teksa flisnin për gjoksin e një gazetareje.

Gerardo Velazquez de Leon dhe Carlos Albert, ish-futbollist, po bisedonin gjatë kohës që në televizor transmetoheshin reklamat, në studion e emisionit që jepet në Meksikë, “Reaccion en Cadena”.

Dyshja po flisnte për aktivitetin në rrjetet sociale të gazetares sportive Patty Lopez de la Cerda dhe e ‘akuzuan’ atë që “shfaq gjatë gjithë kohës vetëm gjoksin”.

“Kjo ka postua fotografi dhe thotë se më në fund gjeti foto të ngjashme dhe i bëri bashkë për të treguar gjoksin 10 vjet më parë dhe sot. 

10 vjet më parë tregon gjoksin dhe tani po të njëjtën gjë bën”, thotë Gerardo.

“Është e vetmja gjë që bën…”, thotë Carlos, ndërsa Gerardo shton: “Është e vetmja gjë që di të bëjë…”

“Është e martuar dhe poston foto të tilla, e pabesueshme”, përgjigjet Carlos.

Videoja u postua në rrjetet sociale dhe Patty reagoi në Twitter, ku u shpreh se komentet e djemve i kujtonin mendësinë e atyre që thonë se “nëse e përdhunojnë do të jetë faji i saj, nga mënyra si vishet“.

Sigurisht pasi videoja e prezantuesve u bë publike, Gerardo kërkoi publikisht ndjesë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje