“Soroisti” Trump dhe kriza e kartonave

19 Shkurt 2019, 20:33Blog TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Sa kohë në Shtëpinë e Bardhë ndodhej Barak Obama dhe Departamenti i Shtetit konsiderohej si një “çerdhe soroistësh” nga e djathta shqiptare, qëndrimet zyrtare amerikane ndaj ngjarjeve në Shqipëri shiheshin të gjitha me dyshim brenda rreshtave të opozitës. Pas ardhjes së Donald Trump në krye të SHBA në janar 2017, shumëkush në Tiranë priti me kuriozitet një ndryshim të afërt linje qëndrimi ndaj rajonit dhe Shqipërisë.

Si fillim u përfol ikja e shpejtë ambadadorit Donald Lu, çka nuk u verifikua, pasi Lu jo vetëm vazhdoi të qëndrojë edhe një vit tjetër në Tiranë, por u konfirmua në një post të ri diplomatik. Një tjetër moment ku opozita e djathtë ushqeu pritshmëri dhe shpresa për ndihmë nga administrata amerikane, ishin zgjedhjet e vitit 2017.

Lulzim Basha zbriti në Rinas me foton me gishtin lart në krah të Trump, por mesa duket të bësh fotografi me para, afër një presidenti amerikan, është sërish e pamjaftueshme për t’u bërë lider politik i suksesshëm. Zgjedhjet u njohën nga Uashingtoni, bashkë me fituesit e humbësit e tyre, ashtu siç u certifikuan edhe nga OSBE, BE dhe vendet kryesore europiane.

Sot ndodhemi në një tjetër moment testimi të qëndrimit amerikan ndaj ngjarjeve në Shqipëri. Si zakonisht kemi krijuar një mishmash politik dhe ligjor që s’ka zot ta zgjidhë. Si zakonisht viktima e mllefit partiak dhe kalkulimeve të pista politike, janë institucionet dhe soliditeti i shtetit. Djegia kolektive e mandateve nga opozita, provokoi një tjetër reagim të ashpër të amerikanëve.

Lulzim Basha u detyrua të recitojë Linkolnin, për t’i ikur pyetjeve të gazetarëve për deklaratën amerikane, e cila i bëri thirrje të hapur deputetëve që të mos bashkohen me thirrjen për djegie mandatesh. Pak a shumë siç kishte ndodhur në korrik 2016, kur ambasada e SHBA në Tiranë u detyrua të thërrasë veç e veç deputetët opozitarë, për të garantuar votat për reformën në drejtësi, e cila u luftua deri në momentin e fundit nga Berisha dhe Meta.

Që të mos humbasim vështrimin nga trungjet, duke u marrë me degët e djegura në derën e Kryeministrisë: amerikanët duan reformën në drejtësi. Duan SPAK dhe BHK. Duan gjithashtu stabilitetin e Ballkanit në momentin kur serbë dhe kosovarë përgatiten të lëvizin kufinjtë, pas një lobimi të qartë ruso-amerikan. Sherret e vogla të Tiranës veçse acarojnë marrëdhëniet shqiptaro-amerikane.

Donald Trump nuk ndryshon shumë nga “soroistët” para tij, kur vjen fjala tek këto piketa strategjike. Kjo e shpjegon ashpërsinë e deklaratave të fundit amerikane, përballë “gjestit historik” të mandateve, që Basha po përpiqet të shesë majtas-djathtas, brenda dhe jashtë vendit. Po hyjmë në një stinë tjetër përplasjeje mes faktorit ndërkombëtar dhe opozitës në Shqipëri. Rezultatin e dimë qysh në krye të herës…

8 komente në ““Soroisti” Trump dhe kriza e kartonave”

  1. Dibrani says:

    Megjithse nuk rri dot pa shkruar nje rresht kunder qeverise. Nejse kjo eshte zgjedhja.
    Artikulli i sotem eshte me kembe ne toke, bravo.

  2. Mero B says:

    O Keno, o katundar me emer Skender Minxhozi meso ahqipen pastaj dil ne mejdan te besh filozofin e Burgajetit me velinen e Soroskracise shqiptare!?

    1. Jep says:

      Un ve bast qe ti Mero b, Sja ke idene kush esht sorrosi.
      Meqe thot berisha sorrosi, sorrosi thoni dhe ju puthbythsit e Serbi berishe.
      Ti. Dukesh qe e ke shqipen te persosur, se vjen fjala mejdan s esht shqip fare, veline perserit s eshte shqip.
      Shqipen e sakte e flet vec berisha, un I thash asaj, ajo mtha mue etj etj brockulla.

  3. luka says:

    Si gjithmone, i sakte. Mjere ata qe nuk kuptojne se fundin e kane me afer se kurre. SPAK dhe BKH do t’u vije hakut heret a vone, por nuk do te mungoje.

  4. Astrit says:

    Analize e sakte dhe sfiduse,nuk mund ti gjeshe asnje shprehje per ta kundershtuar,pershendetje z Minxhozi Respekte!.

  5. xxx says:

    Kamarjeri i Rinasit ka fillu me u ba i ditun, ka cfletu disa esee te presidenteve amerikone, mbase ky ashte fillimi i tij por do ti duhen edhe 150 vjet me u pjek.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje