Abrashi: Rikthimi në fushë më bëri të harroj të gjitha vuajtjet!

20 Shkurt 2019, 20:35Sport TEMA

Rikthimi në fushë pas plot 11 muajsh i dha fund vuajtjeve të Amir Abrashit dhe çfarë rikthimi.

Edhe pse nuk luante që nga marsi i kaluar, Amir Abrashi ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë për Freiburg në sfidën e fundjavës së kaluar ndaj Schalke 04 që përfundoi në barazim pa gola.

Në një intervistë për mediat gjermane mesfushori i kombëtares kuqezi ka folur për tmerrin që ka kaluar gjatë këtyre muajve si dhe për rikthimin e tij në fushë.

“Duhet ta mbash veten të motivuar. Nuk mund të qëndrosh përtokë gjatë të gjithë kohës, duhet të gjesh forcë për t’u ngritur. Nuk ndjeva asnjë problem në ndeshjen në fundjavë.

Gëzimi i të qenit sërish në fushë pas kaq shumë muajsh ma bëri që ta harroj krejtësisht lodhjen. Ishte një ndeshje ku krijuam shumë raste, por goli nuk erdhi.  Rëndësi ka që po luajmë si një skuadër”, përfundoi Abrashi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje