Djegia e mandateve sipas Mustafa Nanos: As Basha s’di gjë, kur Berisha del në rrugë për votën e lirë, ndërkombëtarët gajasen. Opozita, gjysma e m**it

Nga Mustafa Nano*

Nuk dihet se kush e hodhi i pari idenë e djegjes së mandateve të përfaqësimit të popullit në parlament, por e vërteta është që kjo ide ngjiti te një numër njerëzish të opozitës.

Dhe Basha, pasi hezitoi gjatë, ndoshta i kompleksuar prej akuzave të padrejta që i kanë bërë, doli dhe shpalli vendimin e madh.

“Do djegim mandatet”, tha pas protestës. Pikërisht në këtë rrethanë kur u mendua se ajo protestë, për shkak të pjesëmarrjes masive, mund të shërbente si një oksigjen e inxheksion i mirë për shpresat opozitare, si një inkurajim për të vijuar me betejën parlamentare e për t’u përgatitur për zgjedhjet e qershorit, pikërisht në këtë rrethanë pra Lulzim Basha mori vendimin e kundërt, duke i kapur në befasi të gjithë, edhe demokratët.

Mori vendimin për të djegur mandatet. Grupi parlamentar ra dakord pa një, pa dy.

Thellë-thellë të shumtët e anëtarëve të grupit nuk do kenë qenë dakord me këtë aksion, e pse do ishin dakord, një karrike në parlament ka qenë një arritje e madhe për ta, dhe tani u duhet  të heqin dorë prej saj, dhe tani u duhet të jetojnë me frikë se nuk kanë për t’u rizgjedhur kur të vijë hera tjetër.

Sepse kushedi se si do jenë gjërat herën tjetër. Mirëpo, askush nuk guxoi t’i kundërvihej Bashës, megjithatë. Madje, edhe aleatët iu bashkangjitën këtij vendimi.

Madje, edhe LSI-ja, për të cilën unë do vija bast çdo gjë se nuk do t’i digjte kurrë mandatet.

Çfarë do arrihet me këtë akt? Unë nuk besoj se Basha e ka të qartë këtë gjë. As ata që e kanë hedhur si tezë nuk e kanë të qartë. Askush nuk e ka të qartë.

Kuptohet, synimi është që, nëpërmjet kësaj lëvizjeje, t’ia bëjnë jetën të vështirë Edi Ramës, të tërheqin vëmendjen e të gjithëve, t’i bëjnë të vetëdijshëm ndërkombëtarët, se gjërat në Shqipëri kanë shkuar në zgrip, kanë dashur t’u përcjellin këtyre të fundit mesazhin se “hej miq, hapni sytë, në Shqipërinë e Edi Ramës çdo gjë ka marrë fund”, mirëpo ky është një bast i rëndë dhe i rrezikshëm.

Mund të arrihet e kundërta e kësaj që synohet. Mund të arrihet dobësimi i opozitës në mënyrë fatale. Dhe sa për ndërkombëtarët, unë jam i sigurtë që këta nuk kanë për ta mirëkuptuar këtë gjest. Shenjat janë dhënë.

Dhe nuk është hera e parë që kjo ndodh në marrëdhëniet mes tyre dhe opozitës shqiptare të Lulzim Bashës, gjë që ka shkaktuar nervozizëm në radhët e opozitarëve, të cilët nuk po dinë si të shfryhen kundër tyre.

Po bëjnë thirrje për t’i injoruar, për t’mos ua vënë veshin, po i quajnë syleshë, të korruptuar, të blerë, apo ku di unë. Mirëpo, është e kotë kjo betejë me ta. Është edhe e gabuar.

Nuk na e kanë fajin ata. Asnjë faj nuk na kanë. Sa për reagimin e tyre anti opozitar, ai është shumë i shpjegueshëm.

Qeverisja e Edi Ramës, me standardin e tyre, mund të jetë një gjë krejt e pagëlltitshme, por në vlerësimin e punëve në Shqipëri ata përdorin një standard shqiptar.

Dhe kështu fillojnë e thonë: Rama një problem? E cili kryeministër nuk ka qenë një problem në Shqipëri?”

Sepse, të rrimë shtrembër e të flasim drejt, nuk ka asnjë gjë, për të cilën demokratët të ankohen, që të mos e kenë bërë vetë më herët. E që të mos e kënë bërë më keq, duke përjashtuar korrupsionin, ku socialistëve nuk ua hedh njeri.

Ndërkombëtarët, kur shohin Berishën që del rrugëve për të luftuar për votën e lirë, ata me siguri gajasen. Dhe gajasen me të drejtë. Se për t’u gajasur është.

Shkurt, ata nuk e mbështesin opozitën në aksionin e vet radikal për një arsye shumë të thjeshtë: për ta klasa politike shqiptare në tërësi është, ndjesë për shprehjen, është një mut i madh, dhe opozita nuk është gjë tjetër veçse gjysma tjetër e mutit, madje për shumë prej tyre opozita është gjysma më e keqe.

Demokratët duhet ta dinë këtë gjë. Nuk u falet të mos e dinë. Dhe ata duhet t’i bëjnë llogaritë me këtë fakt. Mbështetjen ndërkombëtare nuk kanë për ta patur.

*Monologu i Nanos në emisionin Provokacija

REMOTE_ADDR:[]

18 komente në “Djegia e mandateve sipas Mustafa Nanos: As Basha s’di gjë, kur Berisha del në rrugë për votën e lirë, ndërkombëtarët gajasen. Opozita, gjysma e m**it”

  1. Kozmos says:

    PLOTESISHT DAKORD QE NDERKOMBETARE GAJASN ME BERISHEN ,BASHEN . GJIHASHTU JAM GAJASUR DHE VETE ME KETA EKZEMPLAR POLITIK , QE NUK I KA MBETUR ASPK MORAL , POR MARRIN GUXIMIN TE NA SHESIN MORAL . FATKEQESIA ME E MADHE PER SHQIPERINE ESHTE POPULLI, I CILI NGA PADITURIA , I SHKON MBRAPA KESAJ KLASE POLITIKE TE FELLIQUR, QE E ZHYTI SHQIPERINE DHE KETE POPULL ,NE NJE VARFEI EKSTREME . TANI DALIN DHE PO I MASHTROJNE ME GJITHE FUQINE E SHPIRTIT ,DUKE I PREMTUAR BOTEN .
    JA SE CFARE ME THA NJE NGA PJESTARET E ASAJ PROTESTE , MBASI E PYETA , SE PERSE VAZHDONI TI BESONI KETYRE POLITIKANEVE , TE CILET DUAN TE VIJNE NE PUSHTET DUKE JU MASHTRUAR . ERGJIGJA ISHTE , ME SALI BERISHN NUK PAGUAJME ENERGJI DHE PER VITIN RI NA JEP NJE GJELDETI . JA KY ESHTE NIVELI I ATYRE PROTESTUESVE .

  2. qazim says:

    Thene gjithshka thjeshte e sakte.Respekt per mendjen e kthjellet.

  3. Flutura says:

    Kur flet per korrupsion duhen prova, jo thjesht oerceptim. Sa per ndarjen e klases sone politike be dy copa, nuk me duken fare simetrike…mr mire do ishte te studiohej si dy modele. Dhe e pare si dy modele dhe jo copa, mund te shpjegohet pse sot bashke me opoziten e Berishes duket e keqe edhe maxhoranca e Edi Ranes.
    E pare politika si nje fushe ku luajne dy modele diametralisht te kunderta, fakti qe modeli Rama eshte prediminues dukshem, na nervozon shpesh kur ne lojen e saj te perditshme futet ne terrenin e Berishes dhe ketu duken njesoj. Por ne fakt jane aq te kundert sa populli i zgjuar shqiptar ka bere diferencen e tyre me voten e lire dhe te ndershme. Dhe kete gje e ka bere tre zgjedhje rrjesht per Edi Ramen Kryetar Bashkie i Tiranes.
    Me kete model politike si ky i Berishes, qe fatkeqesisht po e transmeton edhe tek te rinjte, nese je nje idealist, apo filozof politik, do luftosh per te materializuar idealet e tua shpesh duke u ulur ne nivelin e Berishes dhe kjo e cenon shume i mazhin tend dhe kjo eshte kosto. Kjo eshte kostoja sot qe Edi Rama ka, sepse perball tij eshte nje njeri primitiv me begraund shpellar qe nuk ben dot debat konstruktiv, qe interesat e vendit te jene mbi ato personale.
    Dhe jemi ne ktete pike, ku ky shpellar qe pranoi te digjej vendi dhe ne mes te zjarrit u rizgjodh President ne 96 ten, pranon sot ta shkrumboje perseri, qe te rrezoje Edi Ramen, modelin, qe atij e shume te tjereve u prish pune.
    A ka te meta Edi Rama, pastaj eshte nje diskutim tjeter, por kur diskutohet ai nga analiste e politologe vetvetiu krahasohet me modelin perendimor dhe jo shqiptar.
    Perse?!!!!

    1. Rasputin says:

      Bravo Flutura, shume sakte. Shpellari, Nano, Meta, Basha, Baxhella,..maten me kutin e shqiptareve dhe rezultojne ngeles. Rama, gjithashtu rezulton ngeles, por i matur me kutin e perendimoreve…

  4. mik says:

    Artikull i sforcuar, i gjat, monoton dhe pa ndonje kendveshtrim interresant.
    Ps: me pelqej pjesa ku thote : Rama problem ? E cili Kryeminister nuk ka qen problem ne Shqiperi ?

  5. Naim Frasheri says:

    Gjysma tjetër je Ti Mustafa.

  6. c says:

    Po je fare injorant or MIK….

    1. mik says:

      C – Po ca t’bajme, dikush do jet injorant e dikush zuzar i vogel . Personalisht, nuk ta kam me borxh ofendimin.

  7. Realisti says:

    Berisha futi vjedhjene votes.
    PS E RAMA NUK JANE TE ZOT TE RUAJNE VOTAT E PS.
    SALIU E LUKI E SHOHIN QE NUK U KANE VOTAT DHE SHPIKIN ALIBIN SE UA BKE RAMA ….ME PARAT E DROGES.
    KJO ESHTE ALIBI QE TE GJITHE NJERZIT E NDERSHEM E DINE.
    SALIUT PO I DHEMB KOKA SE PAS NDALIMIT TE VIZAVE TE FAMILJES SE TIJ PO E NDJEN QE PO E PRET BURGU.
    SHPETIMIN KY KRIMINEL E GJEN VETEM TE SHKATETRIMI I SHTETIT.
    ESHTE GATI TI HEDH GJITHE PARATE E VJEDHURA EDHE NE LUM …VETEM TA KTHEJ VENDIN .. NE TOKE TE DJEGUR…SI NE 1997.
    JA QE KEMI ENDE CA MAKOK QE E DUAN BAC…KRIMINELIN.

  8. Klea says:

    N.q.se e ke serjozisht se jeta politike ne Shqiperi qenka nje mender m… atehere mos hezito dhe thuaje deri ne fund se ju gazetaret e opinionistet jeni m….ti mbi m…t sepse duke qene vet pjese te njeres apo tjetres ane me pa te drejte merrni rolin e gjyqtarit duke bere dhe te mencurin e duke mbajtur qendrime qe sjane gje tjeter por leshimi i sterkalave nga ju te ketij m….i dhe qe na e shpifet cdo gje nga ju te paret.

  9. Edi says:

    Nano,ti sahanlepires me arrogance(zakonisht lloi jot jeni me perunje te peshtire).
    Ti buffon me ze te trashe e me karakter te holle(lexo dobet), .
    Ti qen qe leh spderi ne besdisje te luaneve, mos trash zerin ,ti jep tet eme per nje ferkim koke nga Rama,
    Nga dolen vemjet si ty? Asnje merite,asnje “beme” intelektuali,nje supe here pas here vjedhur nga citate te Gore Vidal dhe Christopher Hitchens , dhe asgje nga mendja( qe te mungon).

  10. Konica USA says:

    Rroga qe mer te Frangaj ti ka lidhur duart Muc, ti e di me mire se un se kush eshte Saliu dhe PD -eja, po parat qe te jep Sandri te detyron te vesh shenjen e barazimit, bile shpesh PS e nxjer me keq se pd.

  11. noc luleta says:

    meqe berisha asht i keqi i korruptumi pse ju te ”miret” nuk e futni ne burg apo lllap llap si qent nji m…. jeni te tane politiqener e gazetar qe lepini kocat qe ju hedhin kta plehra, mjer populli i thjesht.

  12. tt says:

    Big muc [t] nano si ngahera.

  13. Konica USA says:

    Eh Muc, ke kohe,ke kohe qe je bere pjese e kazanit, por duke e ditur qe eshte i piste mundohesh te na bindesh se je jashte tij. Je ne nje pozicion per te qare hallin,Rama eshte me trim se ti, ai thot se po nuk vesha brekushet nuk jam vetvetja, kurse ti ke kohe qe ke dale nga vetvetja, kjo verehet dhe ne studiot tv ku ti flet shume pak.

  14. ppa says:

    O Muco qe na lodhe bythen. Po ju media, perjashto ndonje Mero, MInxhozi e ndonje tjeter, cfare jeni – jeni nje kazan qe e mbushni me te pegerat tuaja nga mengjezi ne darke ne ato ekrane te shemtuara; pse nuk flet edhe per oligarket, apo kujton se populli nuk e di qe oligarket me te medhenj jane ata te medias, qe ju paguajne juve; provuat me faqe online dhe i late sepse nuk merret njeri te vizitoje faqet tuaja te ndyra (perjashto faqen e M.Bazes qe eshte me e vizituara dhe qe pikerisht sepse nuk eshte nen hyqmin e tyre , nuk ftohet apo nuk begenis te marr pjese ne ato studio; perkundrazi jane kthyer edhe dhjeranike te tjere si Krasta e Meco…); e fundit , nderkohe qe vemendja e medias, perfshi dhe ju te kazanit , duhet te ishte tek reforma ne drejtesi, SPAK etj…qe pasi tronditen nga themelet kupolen e drejtesise , pritet te trondise klasen politike , merreni me llafe pazari dhe ekzibicionizma te peshtira neper ekrane. Jam i bindur qe keto gjera ju i dini me mire se ne populli, por doja te theksoja ate qe ju e keni shitur shpirtin tek paraja.

  15. al says:

    Klea kishte nje koment qe shpjegon thjeshte dhe sakte se politikane jane asgje para ketyre m…..e,
    jane keto “opinioniste” qe i lepihen sa para mbrapa, sepse e quajne per turp qe te jene te vertete
    dhe te pavarur ne tregimet e tyre, dhe kjo vjen nga niveli i manget intelektual, ndryshe nuk do te ishin
    me pasuri dhe rroga te pajustikueshme dhe per nje gjykim ordiner ndaj aktivitetit jetesor te tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *