Hashim Thaçi: Idenë e korrigjimit të kufirit e kam marrë nga Ibrahim Rugova

20 Shkurt 2019, 18:17Rajoni TEMA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili që nga vera e vitit të kaluar vazhdimisht po kërkon korrigjim të kufirit me Serbinë, ka thënë se idenë e ka marrë fillimisht nga presidenti historik Ibrahim Rugova, të përcjellë pastaj nga akademik Nexhat Daci dhe kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri. Thaçi ka thënë që Serbia pretendon ndarjen, por që ideja e tij është vetëm bashkëngjitja e Luginës me Republikën e Kosovës.

Në tryezën e organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit, me temën “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ishte kryetari i Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiç ai që pyeti presidentin e vendit rreth idesë së korrigjimit të kufirit me Serbinë.

Ideja e kujt prej juve ka qenë ndarja, ose korrigjim, ose demarkacion të kufirit. A ka qenë ideja u juaj, ose ideja e Vuçiçit, ose e ndonjë pale tjetër që ka emër dhe mbiemër”, pyeti ai.

Në përgjigjën e tij, Hashim Thaçi tha se fillimisht ideja ishte e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.

Prej presidentit Rugova në vitin ’94, pastaj prej profesorit Nexhat Daci, prej kryetarit të Gjilanit Lutfi Haziri. Ndërsa sa i përket ndarjes, natyrisht që Serbia ka pretendim ndarjen, por po të tregoj cila është ideja ime origjinale. Ideja ime origjinale është bashkëngjitja e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit me territorin e Republikës së Kosovës. Kjo është ideja ime origjinale, që iu kam bashkangjitur presidentit Rugova, Dacit dhe kryetarit të Gjilanit”, citon KosovaPress deklaratën e Thaçit.

Që nga viti i kaluar, presidenti i Kosovës flet vazhdimisht për idenë e korrigjimit të kufirit me Serbinë, dhe mundësinë e bashkimit të Luginës me territorin e Republikës së Kosovës.

Kjo ide është kundërshtuar nga i gjithë spektri politik në Kosovë, përveç Lutfi Hazirit të LDK-së, i cili publikisht ka deklaruar se Lugina duhet t’i bashkohet Republikës së Kosovës, por që Kosova nuk duhet t’i jap territor Serbisë.

7 komente në “Hashim Thaçi: Idenë e korrigjimit të kufirit e kam marrë nga Ibrahim Rugova”

  1. Baliu says:

    Tragjikomedia fillon kur ngelaqi i vihet perballe akademikut.

  2. albert says:

    Thaci genjen. Dr. Rugova nuk ishte per ndryshim te kufirit.

  3. Iliria e bashkuar says:

    Te trashe dhe te poshter

  4. Bati says:

    Paskant te drejt qe tecthon tradhtar Ashim THaçi qenke pler .

  5. Krasniqi says:

    Paske qen ne mardhanje shum te mira me Ibrahim Rugoven pasi qe vetem ty te paska than dhe ta ka lan amanet korigjimin e kufijve . Dhe askush tjeter nukë e paska ndegjue nje deklarat te till.

  6. vjollca says:

    Aman gjere kur me genjeshta te keti manipulanti.Gazeta duhet te jete me serioze, nuk botohet cdo genjeshter i sojit te ti.
    Mjafton te lexosh intervisten e Rugoves ne 1994 me tash keshilltarin e Thacit Blerim Shalen.

  7. z-amir says:

    nga pamja kshu , Thaqi duket nje koke derri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje