Ilir Meta pa të meta, që gjen shumë të meta...!

20 Shkurt 2019, 12:43Politika TEMA

Nga Alfred Peza

Në një intervistë të dhënë DW Presidenti i Republikës ka thyer më në fund heshtjen duke folur për çështjet që shqetësojnë vendin. Interesante duket qëndrimi i tij kur thotë:

“Është koha të kemi një hap prapa nga opozita, por mendoj që është koha të kemi edhe dy hapa pas nga mazhoranca, nga qeveria dhe nga kryeministri, të cilët duhet të kuptojnë që përgjegjësitë kryesore për qeverisjen e vendit janë të tyre.”

Ia tha i pari Ylli Manjani. Edhe Lenini thoshte një hap para dy hapa pas, ndërsa Presidenti ynë ka një formulë interesante që vendi të eci përpara: Të bëjë një hap prapa opozita dhe dy hapa pas, qeveria. Bukur!

Meta thotë: “Është detyra e tyre të japin shembullin të parët në respektimin e Kushtetutës dhe të kufijve që Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë i ka përcaktuar qeverisë.” Pyetja jonë: Pse nuk e dha shembullin i pari z. Meta për të respektuar kufijtë që Kushtetuta i ka përcaktuar Presidentit të Republikës?! Askush në këtë vend nuk e ka harruar sjelljen e kreut të shtetit në rastet e dekreteve për ministrin e Brendshëm dhe më pas atë të Jashtëm.

Meta në intervistën e tij vijon: “Të respektojnë institucionet e pavarura, të mos ndikojnë te krijimi i institucioneve të reja të drejtësisë.” Këtu është edhe vendi ku fshihet lepuri i madh që i ka hyrë në bark të gjithë asaj pjese të elitës politike, që po e pengojnë me çdo mjet ngritjen e sistemit të ri të drejtësisë, duke dashur që të prodhojnë kriza artificiale politike. Di gjë z. Meta për këtë shqetësim të SHBA dhe BE dhe a njeh ndonjë prej atyre që deshën të pengonin ngritjen e SPAK dhe BKH?!

Më pas Presidenti thotë: “Të japin shembullin të parët për luftën kundër korrupsionit dhe për shumë çështje që kanë tronditur opinionin publiki.” Aaaa sa bukur, a…!

E gjithë kjo pjesë e intervistës nuk e di pse më riktheu në memorie një titull të gazetës “Koha Jonë” të shumë viteve më parë kur ajo drejtohej nga Ben Blushi, e ku në faqe të parë shkruhej: Ilir Meta gjen të meta…!

17 komente në “Ilir Meta pa të meta, që gjen shumë të meta…!”

  1. vlora.vlora says:

    o hajdut ,o qelbesire president ,po ti je me video dhe audio ,si ke goje ti mor ndyresire bashke me ate karaputanen te besh verejtje

    1. Dyrrahu says:

      ILIR me-te Meta

  2. zhaku i pamposhtur says:

    Bo bo bo oo nuk e shikoj dot këtë mostër. ..nuk dëgjova një komentues të vetëm të flasi dy fjalë të mira në adresë të metës kam dëgjuar të flasin mirë për qoftëlargun enver kam dëgjuar të flasin mirë edhe për sali sharlatanin (kuptohet militantët) por në adresë të metës nuk kam dëgjuar njeri. ..veç replika përçmimi..nuk e di se çmendim ka anastasi apo ata “shefat”e athinës. ..

  3. Lani says:

    Kur do e futin ne burg kete kermen se nuk duam ta shohim qelbesiren hajdutin e vendit,vellane e Janulles.

  4. Al says:

    Ato taksat i pagove Fredi? The ke punuar ne te zeze….njesoj si ata gazetaret qe vriten ne terren enuk bejne dot milionin. Nga Meta ju gazetaret keni pasur fitime jo te vogla.Paguaj taksat e pastrohu. HE XHAN.

  5. Ton says:

    Nje drejtesi e sakte nuk do te nxirrte deputetja Peza te pafshem….ai million in….po puna e binjakezimit si shkoi.Mashtrusa…kokrra legenit…o burra vetem leke…katunate te pangopur…te pakten mos fol..se na ve ne dyshim inteligjencen

  6. Monitor says:

    E ka marre M… punentende or Metaj!

  7. Marku says:

    Ilir Lenini : Nje hap para e dy prapa .

  8. Don says:

    N.q.s do behet drejtesi ne Shqiperi, i pari duhet ky “komplex i te keqes” ne burg dhe pastaj gruaja e tij qelbesire. Te tjeret (kushdo qofte) me pas ta ndjekin kete kalbesire.

  9. Askushi says:

    Nje hap prapa, dy hapa prapa! Nje hap prapa, dy hapa prapa! Iliri Ii ka syte ne bythe.

  10. Koba says:

    Ky di vetem te Grabise dhe te intrigoje per te mbetur ne Pushtet. Po SPAK-u do t’ia rrase Prasin ne Rec e ka vendin Familisht.

  11. Rezorsi says:

    O ILIR META TALLE TRAPIN ME KËTË POPULL TI È DISA TE TJERË KUR GJËNI PSE MOS BENI MIRE JA BENI. TI HA E PI MER RROGËN E PASUROHESH TE TJERËT BËJNË GAM GAM ZOTIN LUJI KSHU ËSHTË KATANDISUR SHQIPËRIA.

  12. ⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️ says:

    Drejtësia , duhet të skanoj Metën .
    Të sqarrohet pastërtia e figurës së presidentit .
    Skaner profesional, moral dhe i pasurisë të vendosur në 25- vitet e fundit nga familja e presidentit .

  13. Toni.D. says:

    Duan te djegin Shqiperine(opozita) z.President po pate bythe mbrojee… o se lere ta vazhdoi dikush tjete, zgjohuuuuu…..uuuuuu.

  14. Timi says:

    Ilir presidenti është koha të japë dorëheqjen. Shpresoj nesër!

  15. demo says:

    like floriri ka te drejte kur nuk e rrasen brenda dhe tani ben moral nga vendi qe e vuri rama

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje