Komisioni i Disiplinës/ Derbi luhet me tifozë, gjobiten Tirana, Kukësi dhe Teuta

20 Shkurt 2019, 15:56Sport TEMA

Komisioni i Disiplinës ka dhënë sot vendimet në lidhje me javën që lamë pas në Kategorinë Superiore dhe në kategoritë e tjera të kampionatit shqiptar.

Tirana ia ka hedhur këtë radhë me një gjobë që arrin në 300 mijë lekë, por në stadium do të jenë të pranishëm tifozët në derbi. Kjo ishte edhe frika më e madhe e klubit duke qenë se ka ndërprerjet e shumta të takimit, mund të merrej vendim edhe për dënim të stadiumit.

Sakaq, qesharak është vendimi për Flamurtarin. Si Teuta, ashtu edhe Flamurtari janë dënuar për sjellë të gabuar të tifozëve dhe në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohen me gjoba të ndryshme. Klubi durrsak do të paguajë një gjobë prej 100 mijë lekësh, ndërkohë që Flamurtari paguan një gjobë prej 300 mijë lekësh. Sakaq, humbje në tavolinë ka pësuar edhe Tomori ndaj Bylisit dhe i janë hequr 3 pikë nga tabela e klasifikimit.

Vendimet:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje