Në vend të një letre Spartak Brahos, se si duhet t'ia kishit "prerë dorën deri në shpatull Sali Berishës (dëshmi e një gazetari në mërgim)

20 Shkurt 2019, 10:53Politika TEMA

Ju kam ndjek dhe pres me dëshirë fjalën tuaj si dëshmitar me sy e veshë, si jurist e si qytetar, për ngjarjet mjerisht në dosje (tuajën dhe të drejtësisë) të viteve ’96, ’97 e ’98.

E pres jo si kërshëri të serisë “përrallë nga e kaluara”, si mbushje faqe gazetash, por si hapje dosjesh e “byzylykë” mbi duar të shtrira, përndryshe germat shuhen e fjalët i merr murrlani.

Prisja (dhe pres) që nga “Çanta e Takut”, dosje e parë të dalë ajo e parazgjedhjeve dhe zgjedhjeve të 26 majit 1996.

E prekët pak në dëshminë e të premtes 15 shkurt 2019. Pak, fluturimthi, me dëshminë e 28 majit 1996, përgjakjen publike, si në asnjë diktaturë, në sheshin “Skënderbeg”.

Unë atë “kohë zgjedhje-vjedhjesh” e kam jetuar në periferi, në Dibër, ku punoja si gazetar i ”Zërit të popullit”. Fizikisht më dhunuan tre vite më parë, qershor 1993.

Isha i pari gazetar që përgjakesha. Nuk e theva lapsin, nuk e mbylla gojën… Ani se vetë strukturat e PS, nga baza në qendër, e mbyllën me shirit ngjitës. Ani se kolegët gazetarë fshehën lapsa e pena e morën në dorë goma fshirëse.

Ani se asnjë nga këshilltarët e PS në rrethin e Dibrës nuk u ngrit të thoshte një fjalë të vetme në këshill në denoncim të dhunës, pa le të bojkotonte mbledhjen siç bëhet sot rëndom për “mustaqet e çelos”.

Ani se në parlament nuk u dëgjua asnjë zë “socialist” në mbrojtje të fjalës së lirë të një gazetari, asaj të lirë në Shqipëri, fjalë e trumbetuar kaq shumë, ngjitur deri në nene kushtetues. Vetëm një njeri do ta kuptonte brengën dhe vetminë time, kur do të dhunohej fizikisht nga “një anonim”, i panjohur atëherë edhe sot.

Fjala është për Teodor Kekon, gazetarin, shkrimtarin, njeriun me zemër e shpirt të dhembshëm. Kur unë i shpreha solidaritetin tim dhe i tregova dhunën ndaj meje, madje edhe adresën e dhunuesve, ai në një shkrim të gjatë në gazetën “Aleanca” më foli me fjalë zemre për “vetminë time si gazetar në skaj të gjeografisë së vendit” dhe për veten e tij mes miqsh e shokësh…

Për prag zgjedhjet e 26 majit 1996 nuk është shkruar dhe as hetuar, madje ngjarje të tilla të kobshme si ajo e 9 marsit ku humbën mes dallgëve të Otrantos 32 djem dibranë u fshinë brutalisht. I përcolla lotët e nënave, baballarëve, nuseve të reja në një shkrim në “Zërin e Popullit” me thirrjen që të kërkohen njerëzit dhe grushtet e mbushur me lot të tereshin.

Një nga pushtetarët më të lartë të presidencës Berisha, dibran në rrënjë e degë, do të deklaronte se “ngjarja është e vërtetë, por ne nuk na intereson ta publikojmë”. Ngjarja e kobshme u kalua në heshtje.

Partia Socialiste si të ishte pjesëmarrëse në krim, nuk e përsëriti faqeve të gazetës së saj, nuk e ngriti në forume nga baza në qendër, nuk tha një fjalë të vetme në parlament.

Deputeti i PD-së Qoku shkoi në Itali, njohu kushëririn e tij të mbytur, e mori dhe e varrosi në fshatin e tij të lindjes në Kllobçisht të Maqellarës heshti.

Tridhjetë e dy djem të Dibrës u bënë kurban të fushatës zgjedhore të 26 majit 1996. Çfarë nuk iu tha prindërve të viktimave që luteshin e derdhnin lotët në parketin e zyrës së ministrit të mbrojtjes Zhulali… “Janë gjallë!”… “Mbahen në një burg të sigurisë së lartë në Korfuz”… “Shpejt do të vijnë”… E gjitha kjo në shurdhinë, pa asnjë zë mediatik…

Për ta shurdhuar më tej ngjarjen goditja u përqendrua ndaj meje. Në ditarin tim, ditë për ditë, kam përshkruar terrorin psikologjik hapur në rrugë, në telefon, faqeve gazetës së partisë në pushtet… ndaj familjarëve deri në paralajmërimin ekstrem se po nuk mbylla gojën do të më rrëmbenin fëmijët.

E egër ishte dita e 26 majit 1996… Qendrat e votimit u pushtuan nga militantë të armatosur e të karocuar të PD-së. Fotot që po përcjell flasin se si u pushtua qendra e votimit e lagjes “Gjokë Doçi” e “Nazmi Rushiti”, si ishin parkuar makinat ushtarake mbushur me grurë rifuzio në hyrje të qytetit për tu shpërndarë “një thes për shtëpi”…

Ngjarja në Ostren ku arradha kriminale e Azem Hajdarit rrahën barbarisht kryetarin e Partisë Socialiste Muharrem Kola, e hodhën në përrua duke menduar se vdiq, ndihma që i dha një nënë ostrenase duke e sjellë në vete e duke e përcjellë në shtëpinë e tij në Shupenzë prej ku në mesnatë policia do të thyente derën për ta përplasur pa asnjë lloj ndihme mjekësore në çimenton e ftohtë të burgut të Bulqizës, plotësonte pamjen e egër të një votimi tipik të regjimeve të egra fashiste.

Të pasnesërmen, 28 maj do të ndodhte përgjakja në Sheshin Skënderbeg, greva e deputetëve të mbetur në Partisë Socialiste, mërgimi natën e personaliteteve të lartë të së majtës shqiptare, nga qendra në bazë.

Personalisht mbeta vetëm në qytetin e vogël të Peshkopisë teksa dëgjoja nga ballkoni i shtëpisë sime “fitoren 8 me zero” që shpallte një “deputete” e PD-së në sheshin “Nazmi Rushiti”, deputete që disa muaj më vonë, në “kohë lufte” do të shpallte Berishën president II.

E vetmja gjë që bëra ishte grumbullimi dhe denoncimi në shtyp i rasteve të vjedhjes së votës përcjellë nga njerëz me emër e me adresa nga të katër anët e Dibrës. Më ngrohnin ata njerëz, me jepnin kurajë teksa shkruanin me emër e mbiemër të plotë.

Në vijim do të përballoja dhunën psikologjike, vetjake e familjare deri atëherë kur përballë kërcënimit për të vënë dorë mbi familjen dhe fëmijët e mi, midis dilemës të “lë fëmijët në gjak apo të iki” zgjodha ikjen, ikjen natën me një fëmijë 14 vjeç përdore duke lënë pas në rrezik gruan dhe vajzën.

Një rrugë që kurrë nuk e mendoja se do të ishte pa kthim në vendlindje. Do të takohesha në Athinë me ikanakë si unë, veçanërisht ditëve të zeza të dimrit ’97, Gramoz Ruçin dhe të tjerë.

Do të takohesha edhe me ju tek na jepje këshillën se si do ta quajmë gazetën që ne, një grup gazetarësh pa shpresë nxorëm ato ditë kur në Shqipëri ishte shuar në germë të shkruar dhe në zë në efir fjala e një populli të tërë. Ato ditë doli në Athinë gazeta “Vëllazrimi”…

U zgjata? Kjo është vetëm një “fjali” faqes së parë të një dosje që thërret për drejtësi… Kjo është vetëm një ndër mijëra dëshmi të asaj kohe që po të ishin vlerësuar nuk do të çonin… as në lulëzimin e piramidave, as në gjelbërimin e tokave me bimë narkotike, as në rrëmbimin e armëve, as në ato urdhrat dhe dokumentet e “dosjes” suaj.

Po t’i ishte prerë dora në shpatull “26 majit”, vjedhjes së votës dhe dhunës së paparë ndonjëherë, nuk do të flitej për “vjedhje”, “blerje”, për “manipulim votash”.

Nuk do të kishte ndodhë as Gërdeci, as 21 janari, as bojkotet nga të dy krahët, as “djegia” e mandateve.

Nuk do të kishte ndodhë që sot të ishim kaq larg me Evropën … Po nuk u shkul “rrënja” e mbjellë më 26 maj 1996, në Shqipëri nuk ka termale. Vetëm teposhte ka…

Abdurahim Ashiku, Athinë

24 komente në “Në vend të një letre Spartak Brahos, se si duhet t’ia kishit “prerë dorën deri në shpatull Sali Berishës (dëshmi e një gazetari në mërgim)”

  1. Fieraku nga Ferrasi says:

    Te dhjefsha rracen ty e zerit te popullin
    Dibran PA din e PA Iman.

    1. Arbeni says:

      Ato që shkruan ai janë te verteta.Une kam qenë vezhgues i PD në qytetin tim dhe kam pare në sytë e mi se si janë kercenuar e rrahur komisioneret dhe aktivistet e PS qendrave te votimit e rrugeve te qytetit tim.Keto skena me kujtonin veprimet e bandave te Pinoçetit diktatorit fashist te Kilit kunder popullit te vet.Ti mor njeri ndoshta nuk i ke perjetuar ato makabritete.Nje miku im ish oficer anetar komisioni në nje qendër votimi në zonen që mbuloja me tha:”Hë miku im si te duken keto veprime?A nuk vijne era fashizem?” Duke urryer PPSH,ZP e çdo gje që vinte nga diktatura me vinte mire që ata humbisnin,por jo duke i grabitur votat në dhunë,duke i kercenuar,rrahur e gjakosur.Ata janë shqipetare,te njohur,shok miq e te afermit tane .Me çfare fyfytyre do t’i dilja perpara mikut tim kur e shihja me vetull te çarë e fytyra me gjak?Eshte idjotesi është krim te privosh dikë nga liria e tij.Elektorati i PS është shumë me i madh seeai i saliut.Saliu ka fituar vetëm nje here me 1992,ndersa me 2005 PS humbi sepse u përça,dhe qorri F Nanua lejoi korruptimin e çdo qelize te administrates shteterore.Populli u merzit dhe te majtet nuk votuan,te kekundurit votuan kriminelin e 1997 saliun duke i dhene 70 vende.PD qeverisi me qelbesiren dhe kryehajdutin im në koalicion.Ne vitin 2009 i vodhi zgjedhjet duke blerë anetaret e majte te komisioneve zgjedhore dhe nuk pranonte te hapeshin kutite,gjersa urdheroi Ristan legenin ti digjte kutite e votimit.Pra mbi sali kriminelin rendojne shumë krime,që ti nuk ke sy t’i shohesh.Vetem saliu nuk ka gojë te flase per vjedhje.

      1. albaniaifrst says:

        Arbeni-faleminderit per sinqeritetin. E ke thene shume bukur. Jemi nje familje ku vellezerit e motrat rrihen e vriten me njeri tjetrin.

    2. Dalla says:

      O kokrra analfabetit,o rrace e poshter. Ti me siguri do jesh nji nga ato kamzalinjt e shpikur nga Sali Pushti. Me benzine duheni djeg,Saliu i pari dhe bashke me ju morracaket qe ju zbriti nga mali dhe ju solli ktu mes qytetit

    3. Tirona says:

      O kokrra analfabetit,o rrace e poshter. Ti me siguri do jesh nji nga ato kamzalinjt e shpikur nga Sali Pushti. Me benzine duheni djeg,Saliu i pari dhe bashke me ju morracaket qe ju zbriti nga mali dhe ju solli ktu mes qytetit

    4. Jeta N. says:

      Po pse shan o PD-ist i kulturuar, nuk ben dot pa e share o mandat djeges i nderuar??!!

    5. Zani Burimi says:

      Nuk besoj se je Fieraku nga Ferrasi, por do te jesh ndonje pusht nga Peshkopia qe nuk e mat veten me zotin Abdurrahim Ashiku, nje burre i larte dhe nje gazetar shume i zoti.

  2. orli says:

    E te dali e te kerkoje voten e lire kopili serb, fatkeqesia e ketij kombi, a ka turp me te madh per ata qe i shkojne akoma prapa (perjashto militantet e korruptuar) ketij vampiri kurrizdale?! Une kam bindjen se kupola e te dy kraheve jane bashke ose nje pjese e drejtuesve socialist jane te tredhur! Lere pastaj nikolle lehsin te cilin e dogji dhe e masakroi dhe per nje kocke vajti i lepiu prapanicen e tani i ben gojore ilir koklopes (vuan nga sindroma e stokholmit) e tani media kazan ne pergjithesi eshte krahe kopilit serb, dhenderrit serb, kurrizdalit, perdhunuesit jo vetem te medias, vrasesit, hajdutit, shpifesit dixhital e te pafytyrit!

  3. marjani says:

    titull I goditur realiteti dihet ate presim te gjithe

  4. Sokol says:

    Te gjitha ngjarjet qe kane lene plage te renda ne vendin tone kane per protagonist Berishen.Sikur ky kriminel mos te kishte patur akses ne politike me 1000% Shqiperia do te ishte shume here me mire dhe Kosova me mire.Berisha ka qene rekrutuar nga Franca dhe Udb-ja qe ne vitet’70-te.

  5. syri says:

    Eshte koha qe njerezit e ndershem te pD,ata qe kane ngelur te tille,te braktisin Saliun dhe Lulin,po ashtu dhe LSI-stet! Eshte koha te ndahen njerezit e ndershem nga hajdutet dhe maskarenjte! Shqiptare jeni komb dhe popull i zgjuar. Erdhi koha!

    1. tironci i vertete says:

      o syri po eshte koha te ndahemi dhe nga eddrama se ka ardhur atje ku nuk mban me, te gjithe jo ne burg po ne litar po eddrama i pari se turperovi te madh e te vogel, rrofte populli shqiptar poshte hajdutet dhe kriminelet qeveritar

  6. Shkupi says:

    e sakte dhe respekte Spartak ! viti 1996-97 eshte kulmi i dergradimit te shtetit Shqiptare , edhe sot e kesaj dite autoret jane aktive , fale sherbimeve serbe e Greke autoret e degradimit enderojne per destabilizim por mendoj qe po i vjen fundi i pasurimit nga bastoret , kanabisi , vjedhjeve , teroreve , kidnapimeve . numri i injoranteve po vogelohet , vetedisimi po rritet , ekonomia po rritet , Studentet te privilegjuar ,Tirana eshte bere ne nivelin e duhur … uroj qe te hiqen kufijte me Kosoven dhe te kemi nje president , te investohet per turizem ne plazhet e ne maloret , te invetohet ne bujqesi dhe ardhmeria eshte e garantuar.investime te huaja do te rriten dhe kthimi i emigranteve do te shtohet. Uroj qe opozita te reformohet , ti largojne parazitet qe akoma jane ne funkcione dhe te bejne opozite konstruktive sepse iku koha e martapazeve , iku koha e ”patrioteve ” qe moren ne qafe shum qytetare te ndershem .

  7. prenga says:

    Asht hajgare kur shiqon komunistat tu anku per terrorin e sekretarit t’partis. Per ket arsy Shqipnia nuk meriton ma mir se ruqi.

  8. Dritoni says:

    Po kjo situate ka qene dhe ne Kosove ne vitet e 90-ta. Kur u bene zgjedhjet e vitit 1998 u be cmos qe LDK te fitonte shumicen aboslute prej 90% qe Ibrahim Rugoves t’i jepej legjitimiteti per politiken e tij qyqare dhe antikombetare. Vendvotimet ishin “stolisur” me foto te kandidateve te LDK, ndersa ata qe nuk ishin votues te kesaj partie kercenoheshin nga komisioret. Ne kemi qene me fat qe pas Luftes zgjedhjet jane organizuar nga UNMIK-u, perndryshe votuesit do te dhunoheshin per t’i dhene voten partise se banditeve te dale nga lufta – PDK e drejtuar nga Hashim Thaci. Ne kete pike – jemi nje komb. Shpresoj te gjejme force te brendshme qe te tilla gjera te mos ndodhin me asnjehere.

  9. shtrigari vicidolas says:

    Zoti Abdurraman! bashkohem me indinjaten dhe protesten tuaj te drejte dhe shkrimit tuaj nuk mund ti hiqet as dhe nje presje,perkundrazi mund ti shtohen te tjera deshmi e fakte tronditese te vepres kobezeze te te mallkuarit dhe kriminelit pervers te ketij vendi Salih Serbi,i cili ka marre peng jo vetem politiken por dhe gjithe popullin e ketij vendi ketu e 30 vjet.Dalja e tij ne skenen politike ishte goditja fatale qe mori ajo qe do te quhej me vone me triumfalitet “Demokracia shqiptare”,e cila mund te quhet dhe e tille,por eshte nje demokraci pa demokrate,te pakten persa i perket partise se klanit Berishian,pra eshte nje demokraci e gjysmuar.Kasapi kriminel i ketij populli.i cili nga komunist 24 karatesh brenda nates u shnderrua ne nje bastard me nofke demokratike dhe banda e tij e cila ne menyre ironike eshte quajtur “Demokratike” s’ka patur per asnje moment qellim instalimin e demokracise ne shqiperi,por instalimin e nje grupi kriminal te kryesuar prej tij dhe kushdo qe ka menduar vertet per demomraci,si Eduart Selami,Pashko apo dhe Meksi jane qeruar sic di ai ose jane menjanuar ne menyren me te keqe te mundeshme duke i syrgjynosur apo izoluar politikisht,kuptohet pasi kane marre mesazhin “miqesor” te tij qe nese duan te rrojne,duhet te ndryshojne e te vene mendje.Biles kete e pesoi dhe banditi Azem Hajdari,qe e permendni me te drejte ju dhe te gjithe ata qe e kane njohur ose e kane pesuar ne kurriz nga ai bastard i vogel.Ate e qeroi si shume te tjere padrinua Berisha sepse guxonte si bagabond qe ishte te rivalizonte me ustain e tij.Po ashtu eshte me se e vertete qe sic nuk e levizi gishtin njeri per ty,ashtu nuk e ka levizur dhe per te tjere si ti ,te cilet ose u detyruan te ikin,ose u detyruan te bashkepunojne me te e te hane nje luge corbe te prishur,ose te zgjedhiun rrugen e mesme,ate te kompromisit,duke mbyllur syte e gojen dhe thjesht te mbijetojne.Shume vone partia socialiste mund te them qe ka filluar te reagoje ndaj ketij bastardi,por ai,duke vene ne te gjitha postet kyc njerezit e tij,bllokonte (biles edhe sot)gjithcka,deri sa edhe vete Fatos Nanon e futi ne burg.Te shpresojme se SPAKU dhe BKH-ja do e fillojne punen me kete psikopat politik me imunitet,sidomostani qe dhe shtetet e bashkuara nuk i japin me mbrojtjen qe ai dikur e merrte pa mase,sepse krimet e tij jane te shumta dhe te padenuara.Te shpresojme!Respekt per ju dhe per familjen tuaj.

  10. Fatosi says:

    Krimineli Berisha beri ne Shqiperi cfar te donte ,dhune ,rahje,vrasje,vjedhje me veglat e tij qore qe I ka edhe sot
    Kurs Spartak Braho flet per canten e tij / Nxiri dhe beje kallzime penale po te jesh Burre ( me dy rr)
    Por jo flet si kopili mbas te vjelave

  11. Nik says:

    Pajtohemi plotèsisht me shkrimin e gazetarit sepse e kemi pèrjetuar personalisht tragjedin si dhe ikjen e bashkombèsve tanè nè 97 èn drejt kanalit tè otrantos ku humbèn jetèn shumè shqiptar.

    Si ti pèrgjigjemi ende sot dhunès qè propagandojn gazetarèt e sali berishès nga Bushati qè i ka mbeturi pak qejfi se nuk hyjn brènda nè K/Ministri dhe tè shpartallonin gjithçka ose Enkel Demi qè punon nè studiot e TVSH bèn thirrje pèr tè rrèmbyer kallashnikov ,atèhere unè kam prezent demokracin nè europè ku shteti dhe ligji funksionon,nuk ka djal nène nè botè tè shkoj nè selin e çdo qeverie europiane dhe ta shkatèrroj sepse ekziston policia,prokuroria,magjistratura.

    Qeveria aktuale nuk duhet tè lejoj absolutisht asnjè frymè njeriu tè preki sadopak pronèn publike sepse èshtè gjaku dhe djersa jonè,cilido tè jet dhe provokoj qoftè ky deputet etj etj tè kryeht arrestimi nè vend me prezencèn e prokurorit tè gatshèm tè kalojn menjèher nè gjykim siç vepron ligji nè çdo shtet tè europès.
    Gazetarèt dhe ithtarèt qè nèpèrmjet gazetave dhe tv kanè nxitur ose stimuluar popullin pèr tè sulmuar K/ministrave menjèher magjistratura dhe prokuroria tè hapi dosje dhe analizoj kèto provokime nè tè gjitha sferat sepse kètu diskutohet edhe tradhèti e lart ndaj atdheut .

    Nuk duhet tè pèrsèritet kurr mè 96/97/98 ta ,shteti tè vèrtetoj qè ka shtet dhe ligji funksionon mos tè qeshi europa me ne pèrsèri duke thèn se ky shtet nuk bèhet.Ligji dhe vetèm ligji i detyron njerèzit tè respektojn detyrimet qè kanè ndaj shtetit.

  12. XHH says:

    Ato qe shkruan jan me se te verteta dhe jo vetem ne Diber por edhe ne qytetet e tjera. Mua personalishte me kan ardhur ne shtepi ne ora 1 te nates dhe me kane thene qe zgjedhjet duhet ti fitoj PD dhe duhet te firmosesh. Kishja nenen ne shtepi e cila u tmerrua. Me thane o do firmosesh ose ne do te vrasim ketu brenda ne shtepi. Une ju thash ju mund te beni cfare te doni por une nuk firmos kurre kete qe ju me kerkoni. Ju beni cfare te doni i vidhni dhe cfare te doni beni. Fat i madhe qe nje nga Shoqeruesit e tyre tha ne e njohim kete person dhe nuk ka lidhje me te kaluaren . E leme dhe vazhdojme punen tone. Fal zotit qe ata u larguan sepse nenes dhe gruas i ra te fiket.
    Kete gje duan ta bejne edhe tani prandaj kerkojene zgjedhje dhe mire qe jemi larg por do te degjojme se sa vrasje do te kete ne keto zgjedhje. Populli nuk e voton Partin Demokratike sepse nuk ka asnje alternative pervecse kerkon te vjedhi me cdo kusht dhe te persekutoj popullin shqiptar

  13. Njejugor says:

    zoti Abdurraman,je shume i sakte dhe i qarte ne
    ato çfare thua. Por ama ai i ashtuquajturi lidership i PS eshte
    nje kope e vogel te poshtrish,qe vetem ngjyren kane ndryshe
    nga vucidolasit e PD-s.Turp per ata,por edhe te Spartak Brahu
    nuk do te besoja shume, se me e pakta pyetet: Perse nuk e nxorre pergjate gjithe ketyre viteve?!
    Nderkohe une them se edhe ju se bashku me qindra intelktuale te tjere te
    larguar nga memdheu duhet te ktheheni
    e te jepni kontribut per
    rregullimin e ketij vendi te çrregulluar. Bejeni personalisht,kerkojuani kolegeve e shokeve tuaj, inkurajoni rinine te vije ketu ku u ka rene koka…
    Nderime dhe respekte per ju! Nje jugor, vella i verioreve, shqiptar!

    1. Abdurahim Ashiku says:

      Faleminderit Jugor! Unë tash jam 78 vjeç. Tash e ka rradhën rinia ta ndryshojëShqipërinë, ta vejë në binarët e Evropës.

  14. Kolona says:

    SPARTAK BRAHO NUK KA TRIMËRI PËR TË DENONCUAR SALIUN, ATO LETRA NË ÇANTË LE TI NXJERE KUR TË JETË DJEGUR SHQIPËRIA.TË MBROSH KRIMIN BËHESH NJË ME TË.

  15. Teuta says:

    Pershendetje, z. Abdurahim! Keni pershkruar e keni dhene deshmi te dhunes e te terrorit te atyre viteve, ku mund te shtohej edhe shkermoqja e shtetit dhe e ushtrise, hapja e depove te armatimit dge lufta civile ne Shqiperi, ku u vrane dhe u mbyten me shume shqiptare, se sa jane vrare ne nje lufte boterore. Po cu be? Kush u hetua e denua per shume zullume per shqiptaret? U shkaterrua gjithe kontributi e djersa e 45 viteve te popullit shqiptare si fabrika e kombinate, uzina e ndermarrje ekonomike, institucione arsimore e kulturore, mjekesore, institute e ndermarrje bujqesore, kooperativa bujqesore e ferma, u prene deri edhe pemet e frutikultura, sepse u quajten komuniste, megjithese ishin djersa e mundi e dy-tre brezave. Kush i udhehoqi keto dhe kush u denua, kur aktualisht denohet edhe, kur nuk paguan energjine elektrike, qe eshte nje dem minimal ne krahasim me shkaterrimin e Shqiperise. Kush e dha ate orjentim dhe pse nuk ndeshkohet ky lloj krimi? Ketu udheheqin segmente antikombetare serbe e greke, per ta bere fli popullin shqiptar dhe shqiptaret e Kosoves. Si mund te shpjegohen qendrimet e dy qeverive te dy shteteve shqiptare, per kufirin e detit me Greqine dhe per ndarjen e Kosoves pa transparence? Edhe ne si popull kemi pergjegjesi, qe u shkojme pas si delet ketyre politikaneve te shitur e te zvetenuar e te urryer nga populli. Teuta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje