Rikard Ljarja homazh për Kiço Blushin: Atë dhe Vangjush Furxhiun i ngelën në gjimnaz në… Letërsi, në lëndën që u bënë figura kombëtare

20 Shkurt 2019, 12:54Kulturë TEMA

Nga Rikard Ljarja

Kiçoja iku… Shkoi… U njohëm në 1962. Me një vit vonesë. Nga një paradoks: Në vitin e fundit të gjimnazit, në maturë, dy nxënës që ishin rritur bashkë që fëmijë se ishin komshinj, i mbetën në klasë.
Në letërsi.

Kështu që ishin të detyruar të përsëritnin vitin. Këta ishin: Vangjush Furxhiu dhe Kiço Blushi.
Të dy erdhën me një vit vonesë në universitet. Nuk ishte paradoks?

Të dy u bënë figura kombëtare, pikërisht në atë lëndë që mbetën në klasë. Prandaj edhe unë i njoha me një vit vonesë. Fjetëm në një dhomë në konvikt me Kiçon.

Kiçoja shkruante vjersha në fletore me stilograf me bojë blu. (Një nga këto poezi në dy faqe fletoreje e kam ende sot diku mes letrave të mia). Ndonjë të shtunë pinim raki, birrë apo ç’të kishte qëlluar me ca salsiçe të fryra faqekuqe dhe me një gjysmë panineje të rreshkur, duke kruar fundet e xhepave.

Ndonjëherë edhe e tepronim kur ktheheshim natën, duke kënduar në mes të bulevardit, aq sa rojet e Kryeministrisë na ndalonin. Po kur merrnin vesh se ishim studentë… nuk e bënin problem. (Ishin vitet ’60). Te dera kryesore e Kryeministrisë një natë qëlloi Fehmiu, një shkodran i mirë që njiheshim për fytyrë, na dha ca këshilla dhe… Natën e mirë, kujdes herë tjetër… 

Po asnjëherë nuk e kaluam masën. “Ishim djem të mirë, i kishim të gjitha mundësitë të rrëshqisnim”, më tha një ditë tani vonë. “I kishim mendtë në kokë dhe mos harro se nuk i kishim mbushur të njëzetat apo aty rrotull”.

Shkolla mbaroi. U diplomuam. Po nuk e kënduam “Gaudeamus”… Pastaj, hymë në jetë. Gjithçka ishte ndryshe, nuk ishte si atëherë kur ishim studentë. Dhe nuk kishim se kush të na këshillonte. Për të pirë, prapë pinim, po gjithmonë me karar. Filluan bërrylat. 

Ishte i pari që mori një goditje të fortë turinjve. Iu morën pak këmbët, por nuk u rrëzua. Të çash mes tallazeve të krijuesve, sidomos të paaftëve, pa asnjë përkrahje ishte e vështirë, po puna me ngulm dhe talenti diku do të dilnin në faqe. Dhe Kiços i doli.

Poet, romancier, skenarist, (skenari është një gjini e veçante e letërsisë, është baras me një roman e ndoshta dhe pak më shumë). Kiçoja ishte qytetar i mirë. Nuk ishte indiferent. Shkrimet e tij për çështje sociale janë për t’u marrë shembull. Të flasësh për krijimtarinë e Kiços…Nuk ishte as majtas e as djathtas.

Ishte drejt… drejt… I drejtë deri në fund dhe i bardhë. Ne ishim një grup shokësh të një brezi, që merreshim vesh shumë mirë me njeri-tjetrin, pak a shumë ishim në të njëjtën sferë të krijimtarisë: gazetar, shkrimtar, aktor…
… dhe tashti arritëm një moshë… disa prej nesh u larguan nga kjo jetë duke lënë kujtime veç të mira, lanë punë, lanë humor, lanë trashëgimtarë… Dhe Kiçoja iku…

Ne nuk do ta harrojmë dhe jo veç ne. E kam ende në vesh zërin e tij që gurgullonte në telefon një natë para se të shtrohej në spital… gjithashtu dhe të nesërmen e orën 9:20 nga spitali…
Dhe shkoi… … Ndoshta… ndoshta shkoi tek Ai, të cilit i mbante emrin…

12 komente në “Rikard Ljarja homazh për Kiço Blushin: Atë dhe Vangjush Furxhiun i ngelën në gjimnaz në… Letërsi, në lëndën që u bënë figura kombëtare”

    1. e di si eshte puna says:

      Po nuk mesove natyrisht qe NGEL! Po ngele fillon e meson si Cecua ?

    2. i cudituri says:

      Jeta paska qene normale edhe ne kohen e “diktatures”!

  1. Gezim says:

    Bukur, Rikard! Te lumte!

    1. e di si eshte puna says:

      Bukur, per kohe te bukura dhe perparuese te historise shqiptare! Ajo kohe ishte melhelm per shqiptaret, i sheroi dhe i mesoi si te zhvilloheshin si kurre me pare. KOHE TE MEDHA!!! Ju lumte te gjithe atyre qe kontribuan per atdheun ne ate periudhe , qe praktikisht eshte periudha me e lavdishme e kombit tone!

  2. Peço says:

    S’na u shqit kjo bajgë nga këpuca, natë për natë në TV në kohën e komunizmit, përsëri pothuaj cdo javë këto kohët e fundit.

    1. e verteta says:

      O Peco MUTI!
      Po edhe Rikardin e shave?
      U c’ere te qelbur qe vike ti. Nuk ta ka ngjitur Rikardi bajgen ty, Ti je BAJGA vete! Dhe ia ngjite kepuceve te tua dhe do te lyesh gjithcka tjeter me MUTIN tend qe te del parreshtur ngsagoja jote e qelbur. Ptu! Pusht i ndyre dhe i perlyer!

      1. Tanguli says:

        Mut Pecua mut dhe ti!

  3. IP says:

    Shume e bukur. Ishit nje brez qe late gjurme te shkelqyera. Falemnderit shume. shkrimi I bukur dhe shume I ndjere. Kuptoj dhimbjen tuaj per shokun e mire te rinise

  4. Kola says:

    Sa prekese! Jete e thjeshte, por me ideale e vepra. Shkurt, e madherishme. Ky eshte kujtimi me i cmuar per njrriun e mire. Te lumte Rikard, u prehsh ne paqe Kico Blushi!

  5. realisti says:

    i bukur ky shkrim . Ka filozofi brenda . Te pershkruash nje jete te tere ne kaq pak rrjeshta . Jam kurjoz te di emrin e atij mesuesi qe i ka ngelur ne klase .

    1. opa opa says:

      Po te mos mesoje te ngelnin ne klase qe c’ke me te! Edhe djali i Enverit po te ishe. More vesh o kungull realist ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje