Thaçi: Do të ketë destabilizim të rajonit nëse nuk ka marrëveshje me Serbinë

20 Shkurt 2019, 12:47Rajoni TEMA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti kanë shfaqur qëndrimet e tyre të kundërta në diskutimet për korrigjim të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, në një konferencë të organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA), raporton rel.

Ky Institut ka organizuar të mërkurën konferencën, “Zëri i Popullit rreth Finales së Madhe” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke iu referuar kështu procesit të dialogut mes këtyre dy shteteve që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian në Bruksel.

Presidenti Thaçi ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi është i pashmangshëm dhe se ka ardhur koha për të lënë prapa armiqësinë, që ka prodhuar tragjedi në Kosovë.

“Nuk ka dyshim që nëse këtë vit nuk bëjmë marrëveshje, hyjmë në zonë të rrezikshme dhe destabilizojmë rajonin. Ne nuk mund të kemi garanci më të madhe se zotimi dhe fjalët e SHBA-së”, është shprehur presidenti Thaçi, duke shtuar se është i bindur se platforma për dialogun do të diskutohet dhe do të kalojë në Parlamentin e Kosovës.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë në anën tjetër se askush nuk ka të drejtë të falë tokën e Kosovës.

“A e dini pse qytetarët nuk duan status-quo, sepse e kanë mendjen tek papunësia, varfëria. Brezi i sotëm është mjaft i pasigurt. Kundërshtimi i status- quos është me shumë kundërshtim socio-ekonomik. As dëshmorët nga varret nuk kanë të drejtë të falin tokë të Kosovës e lëre më njerëzit e gjallë”, ka thënë Kurti.

Lëvizja Vetëvendosje dhe partia më e madhe opozitare në Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk janë përfshirë në ekipin negociator të Kosovës në dialogun me Serbinë.

Dialogu mes këtyre dy shteteve ka filluar më 2011 në Bruksel.

9 komente në “Thaçi: Do të ketë destabilizim të rajonit nëse nuk ka marrëveshje me Serbinë”

  1. re says:

    Toka, Teritori, Tersia teritorjale nuk eshte pronë private
    e as një udhëheqsi politik
    as e të gjithve se bashku.
    Ne kete pun kan hise edhe ata qe nuk jan ne jet edhe e brezave te kaluar edhe e brezav te tashem e te ardheshem edhe e atyre qe jeton jasht shqipris apo kosovës . ne luften e fundit ne kosov ka pas ushtar nga Atlantiku….

  2. spartak says:

    Amon mër perëni , mër Hashim , si nuk e ke gjithë këtë ofsh , me i dalë zot shqiptarëve dhe Kosovës së larë me gjak , por na mbyte përditë sa ti e sa Mogherini duke i dalë në krah serbëve e Serbisë , aq , sa as ato vetë nuk po i dalin vehtes së vet . S’besoj se do jetë puna e 1 miljon eurove të çmimit NOBEL , që duhet të jetë hedh në axhendë . Si u tjetërsove në këtë farë feje dhe kaq shumë , sa t’i kundërvehesh gjithë popullit shqiptar të Kosovës . Si i thua vehtes president ? I kujt shteti je ti president , kur Mogherini me paturpësinë më të madhe deklaron se Kosova nuk është shtet . Pra ajo ty don me të përdor dhe mbasi të arrijnë qëllimet e mbrapshta kundër shqiptarëve me serbët , ty do të flaki tej .
    A nuk bëri Johanes Hahn dhe kjo Mogherini të njejtën gjë dhe me Demarkacionin me Malin e ZI . Deklaruan se me t’u kry kjo s’do ketë më pengesë për shqiptarët e Kosovës të lëvizin pa viza në vendet e Shengenit . Kur u kry , e ritheksuan prap me entuziazëm e gjoja dhe me gëzim , se s’ka më asnjë pengesë , se Kosova i bëri detyrat , etj , etj , etj. Rezultai : S’kishte nevojë me e hëngër turpin me bukë , se pa pikë gajle e turpi erdhën dhe deklaruan se do kryhet , por jo para vitit 2021 !!! . A nuk pate kurajo e guxim Hashim me i pyet se sa morën nga Mali i Zi , për këtë maskaradë . Pyeti , pyeti , se do ta shikosh . Mali i Zi , me mbështetjen e Fuqive të Mëdha , Rusisë e Turqisë ka bërë kërdinë ndaj trojeve shqiptare nga Kotorri e deri në Hot e Grudë . Atë kohë ishim ndën sundimin e Perandorisë Turke që na shiti trojet , por tani s’ka pse .
    A don dhe më Hashim .
    BE-së i ka humb rrumi i kumonës dhe nuk ka më asnjë forcë Mendimi , Veprimi e Vendimi , prandaj , mos prit prej Mogherines asgjë të mirë deri sa deklaron që jam gati të mbyllem ditë natë me dy presidentët deri sa të jetë e nevojshme me i zgjidh Serbisë hallin e përvehtësimit të trojeve të tjera shqiptare , se pak ka grabit ndër shekuj . A e imagjinon dot , që , Komisionerja e Lartë për Politikën e Jashtme të BE-së ( alias Ministre e Jashtme e Bashkimit Europian ) , nuk ka më asnjë problem e detyrë tjetër madhore ( se me të vërtetë janë bërë të pa vlefshëm ) veç para se të zhduket , t’i kryejë punë Serbisë kundrejt shpërblimit e ishalla po kap ndonjë copë dekoratë apo NOBEL .
    Vazhdo Hashim bëji fresk Mogherinit dhe Vuçiçit , e mos pyet më për vëllezërit tuaj të një gjaku .
    Vazhdo me deklarata provokuese si , nuk duhet me u prish me këtë apo atë , do ketë destabilizim , do ketë luftë , etj .
    Ishalla që nesër , se pastaj do lëvizë kufiri tamam , jo nga jugu por drejt veriut deri edhe me NISH-in brenda .
    Provoje po deshe edhe ti me gjithë Vuçiçin dhe serbët .
    Mos e luaj Taksën 100 % ndaj Serbisë Ramush , madje vendosja edhe 5 shteteve të BE-së që flejnë në një dyshek me Serbine duke mos njoft shtetin e Kosovës . Vendosja pa merak , me i thy hundët kurvës BE , që punon me hile ndaj shqiptarëve dhe me standart të dyfishtë .
    Si guxon kjo Mogherine të deklarojë që Kosova nuk është shtet . Po çfarë paskan njohur shtetet më të mëdha e më demokratike të botës duke përfshi edhe shumicën e shteteve europiane . Si e konsideron kjo Mogherinja Vendimin UNANIM dhe SOLEMN të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës , që shpalljen e Pvarësisë prej Kosovës e quajti LEGJITIM dhe në përputhje të plotë me të gjitha KONVENTAT NDERKOMBETARE të Njohura deri më sot e të miratuar nga OKB-ja . Çfarë don më kjo provokatore e shqiptarëve ? Për
    këtë deklaratë antishqiptare , duhet të deklarohen fuqishëm kundra të gjithë Institucionet Shtetërore të Shqipërisë dhe Kosovës , si dhe ti kërkohet zyrtarisht Parlamentit dhe Këshillit të Ministrave të BE-së të mbajnë qëndrim të prerë duke u deklaruar njëzëri
    kundra saj . Mjaft po i krihet bishti gjaksorëve të Ballkanit .
    Kurrë ndër shekuj nuk kanë qenë e nuk janë as sot shqiptarët luftënxitësit dhe destabilizuesit e Ballkanit , por gjithmonë viktima e dhunës së të tjerëve , e në radhë të parë e serbëve . Janë shumë të freskëta dhe qind për qind të dokumentuara të gjitha .
    Hesht më mirë Hashim , po nuk pate për të bërë ndonjë punë më të mirë .
    Nuk i bohet rixha me mend në kry askujt e jo më serbit . Veç në paç dalë mendsh .
    Ramush mos u tut .

    1. Fanatic says:

      1) Quhet Perandoria Osmane dhe jo perandoria ” turke”. Ngelet injorant tere jeten. Ne kete perandori shqiptaret ishin 1 nga 2 etnite me te fuqishme dhe te perfaqesuara.

      2) Kotorri nuk ka qene ndonjehere pjese e trojeve etnike shqiptare.

      3) Ulqini dhe Gucia nuk u shiten nga perandoria osmane, biles perandoria perkrahu Lidhjen e Prizrenit.

      Perandoria Osmane humbi luften ne 1878 dhe u deturya te leshoi troje.
      Ulqini u kerkua nga fuqite perendimore.

      Fuqite perendinore kercenuan me lufte osmanet nese nuk do detyronin shqiptaret te jepnin Ulqinin.

      Nuk ka pas byth Mali i Zi me be ” kerdi” ndaj trojeve shqiptare

  3. Iliria e bashkuar says:

    O i poshter

  4. lesh e li says:

    Brezat qe lindin ne lufte zakonisht levizin drejte paqes. Kosova qe kreu nje lufte duhet te mendoje dhe punoje vetem per paqen. Me mendesine e Albinit, te rinjte kosovarve,te lindur ne paqe mund te shkojne drejte luftes.

  5. Baliu says:

    Rajoni ka qene mjaft stabil derisa nuk fillove ti te llomotitesh per “domosdoshmerine” e faljes se territorit te Kosoves. Kur bushtra e qon bishtin, qent i vihen pas.

  6. Marku says:

    Zoti thaci si cdohere mundohet te perhape panik te panevojshem Duke krijuar “emergjenca” te paqena.
    Ky kercenimi I fundit me “destabilizimin” e rajonit
    eshte edhe nje prove tjeter qe tregon mungesen e aftesive negociuese te zotit Thaci , meqenese ai I Ben presion vetem anes kosovare dhe jo asaj serbe.
    Ky person bjen dakort me kedo e per cdo gje pa marre parasyshe se per cfare teme flitet ne negociata. Eshte po ky person qe ka firmosur
    Krijimin e asosiacionit te komunave serbe , eshte po ky ai qe e hapi temen e ndryshimit te kufinjve , ndersa eshte po ky qe po I ben presion qeverise per heqjen e takses. E gjithe bota e dine se Serbia fashiste eshte I vetmi faktor destabilizes I rajonit , keshtu qe nuk eshte e nevojshme qe zoti thaci te perhape panik te panevojshem duke konstatuar ate qe eshte e ditur . Populli I kosoves martire ka lindur dhe jetuar ne rrezik , keshtu qe keto perrallat e zotit thaci sjane asgje tjeter vecse propogande boshe.
    Taksa nuk hiqet

  7. Messerschmidt says:

    thaci eshte mire ta mbylli fundin e tij me nder !

  8. xyz says:

    Ky eshte tu rrjedhe per dite eme shume.Eshte tu shku per lesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje