Tjetër mundësi për të fituar çmime unike në SPAR Albania!

20 Shkurt 2019, 10:54ENGLISH TEMA

Kur vjen puna tek ushqimet, te produktet shtëpiake, te cilësia e jetës dhe te shëndeti i familjes sonë, zgjedhja jonë e parë është gjithmonë SPAR!

Ne e dimë që në SPAR kemi siguri për produktet që blejmë pasi cilësia është e kontrolluar dhe e çertifikuar. Aty gjejmë shumëllojshmëri, një shërbim të shkëlqyer dhe produkte UNIKE në të gjithë tregun.

Spar është një markë ndërkombëtare, e cila është e ndërtuar mbi baza dhe principe të forta për të qenë gjithmonë në shërbim të konsumatorëve të tij, duke i shpërblyer ata në shumë forma.

Këtë e ka bërë shumë mirë duke zhvilluar fushata kombëtare dhe evente nga ato qe mbahen mend. Por Spar nuk ndalet me kaq. Menjëherë pas përfundimit të shorteut që dhuroi 2 apartamente fantastike ne rezidencën Vala Mar, starton fushata më e re e shorteut “Bëhu SMART, Bli SPAR”.

Deri më datën 16 Maj, për plot 3 muaj, çdo konsumator që zgjedh të bëjë pazaret në SPAR, do të ketë mundësinë të bëhet pjesë e lojës për të fituar jo 1 por shume dhurata fantastike!

Mekanizmi qe ju bën pjesëmarrës ne shorte është fare i thjeshtë. Mjafton të bëni blerje me vlerë mbi 2,000 lekë dhe një produkt nga markat pjesëmarrëse ne shorte.

Klientet duhet vetëm të plotësojnë në faturën e blerjes emrin, mbiemrin, numrin e telefonit dhe dhe ta hedhin kuponin e tyre brenda kutive të shorteut, të vendosura pranë kasave të çdo dyqani SPAR.

Dhuratat nuk janë pak, por 80 te tilla! Tetëdhjetë dhurata për 50 çifte fituesish, të cilët me zgjuarsi zgjedhin të konsumojnë vetëm produkte të blera në SPAR. E ku ka më thjeshtë dhe më mirë se kaq. Konsumoni produkte cilësore dhe fitoni mundësinë për t’u bere fitues i dhuratave fantatsike si:
• 1 makine SMART
• 60 Telefona Samsung +5GB internet çdo muaj per 1 vit nga Vodafone
• 19 Televizorë Samsung Smart

Produktet pjesëmarrëse ne ketë shorte janë të shumta dhe përfshijnë çdo kategori nevoje që i duhen një familjeje. Çdo klient që dëshiron të bëhet pjesë e shorteut, mund të ndjekë sinjalizimet në çdo dyqan Spar, që e drejtojne për te zona e shorteut, ku ndodhen të ekspozuara produktet në fjale, ose të gjejë komunikimin në raft qe tregon qartazi produktet që janë pjesë e kësaj fushate.

Shorteu “Behu SMART, Bli SPAR” është i vlefshëm për të gjithë rrjetin SPAR dhe INTERSPAR deri më datën 16 Maj. Shorteu hidhet më 18 Maj, në ambientet e INTERSPAR në TEG në oreë 18.30.

Tregohu i zgjuar, behu pjesë e shorteut.

Behu SMART, Bli SPAR!

SPAR Albania është pjesë e Grupit Balfin, grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur për investimet në qendrat tregtare TEG, QTU SEG, zhvillimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizëm me projekte si Green Coast Resort dhe Vala Mar Residences, në industrinë e fashionit dhe atë minerare, si dhe aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetin e dyqaneve Jumbo, Neptun etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje