Vasil Ruci: Kampionatin do ta vendosin gjyqtarët

20 Shkurt 2019, 19:22Sport TEMA

Ish-futbollisti i njohur vlonjat, Vasil Ruci, mendon se lufta për titullin kampion do të kalojë nëpërmjet dy etapave shumë të rëndësishme: vendimeve të gjyqtarëve dhe ndeshjeve direkte mes pretendentëve.

Në një deklaratë të dhënë për “RTSH”, ai ka treguar se sheh “pavarësinë” e gjyqtarëve si faktor të rëndësishëm.

“Shumë në këtë kampionat do ta vendosin gjyqtarët që kanë pavarësi nga të gjithë. Janë administratë më vete pa drejtor, meqë janë të pavarur, në pavarësinë e tyre mund të vendosin këtë kampionat”, theksoi ai, i mësuar duke parë shpesh në Vlorë gabime të “xhaketave të zeza”.

Ndërkohë, titulli diskutohet mes tre skuadrave dhe për Rucin, nuk ks dyshime që fitues do të shpallet ai që merr më shumë në përballjet direkte që kanë mbetur deri në fund të edicionit, edhe pse sheh Partizanin më të favorizuar.

“Diferenca që ka bërë Partizani në pikë, bën të ketë moralin që të vazhdojë, kurse pjesa tjetër duhet të sforcohet shumë. Besoj se kampionatin do ta zgjidhin ndeshjet direke me njëra-tjetrën, me Kukësin e Teutën”.

Ndërkohë, nuk mund të mungojë një koment për Flamurtarin dhe vitin “e zakonshëm” me probleme financiare e largime në masë të futbollistëve. “Ana ligjore besoj se është më e koklavitura, por nëse do të zgjidhet ana ligjore me privatizimin, gjërat do të zgjidhen. Le ta sakrifikojmë edhe këtë vit me idenë që të bëhet diçka e mirë në vitin tjetër”, deklaroi Ruci.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje