Vota e lirë dhe kunati në paradhomën e Kryeministrisë

20 Shkurt 2019, 12:31Politika TEMA
Vota e lirë dhe kunati në paradhomën e Kryeministrisë

Basha me vjehrrin, kunatin e vjehrren

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka paralajmëruar lëvizje radikale në emër të votës së lirë pas denoncimeve nga Zëri Amerikës për blerjen dhe vjedhjen e votave në zgjedhjet e vitit 2017.

Askush tjetër nuk do ti jepte një kauzë më të drejtë opozitës dhe vetë Lulzim Bashës, por sjellja e tij dhe veprimet politike tregojnë se më shumë sesa vota e lirë, Basha hallin e ka tek karrigia e tij, sjellja e kunatit në paradhomën e Kryeministrisë dhe kërkon të ndryshojë pushtetin në tavolinë.

Kauza e votës së lirë që të ketë vlerë dhe të bëhet e besueshme duhet të fillojë nga vetja dhe duke reflektuar me akte të vërteta politike, jo me gër vërë, është apo nuk është çuni i Fahriut deputet.

PD gjatë zgjedhjeve të 2017 nuk pati asnjë denoncim, asnjë. Akuzat e vetme i kishte ndaj LSI që e sot e ka në krah. Kujtoni fushatat me Iphonë në Lezhë, arrestimet në Korçë, Elbasan, Tiranë e gjetkë, ku LSI blinte vota.

Pra, si mund të ngresh kauzë për vota të lira kur hajdutin e votës e mban aleat? Pse nuk pati asnjë denoncim nga PD në zgjedhje?

Së pari, duhet të largosh hajdutët e vërtetë nga koalicioni, se votat nuk i vjedh as Dash Shehi dhe as Nard Ndoka, por Mona dhe LSI, që janë bandë votash.

Së dyti duhet të denoncosh korrupsionin elektoral jo të jesh pjesa më e fëlliqur e atij pazari, duke pritur që PS të marrë më pak se 70 mandate që me vrap të shkosh në qeveri me Ramën.

Më tej për të qenë i besueshëm në kauzën e votës së lirë, duhet të kesh zhvilluar në partinë tënde njëherë të vetme zgjedhje të lira. Lulzim Basha është i vetmi kryetar partie në historinë e demokracisë në Shqipëri që u kap duke vjedhur partinë e tij.

Në zgjedhjet e PD për kryetarin votuan 13.500 vetë Luli e deklaroi 60 mijë. Manipulim dhe vjedhje në shtëpi. Kur nuk rregullon dot shtëpinë tënde si mund të rregullosh të dynjasë?

Më tej zgjedhjet në bazë, manipulime, përjashtime dhe falsifikime. U mblodh Kuvendi Kombëtar i PD dhe doli se në kuti kishte më shumë vota sesa delegatë, u zgjodh kryesia sërish manipulime dhe kryesi e falsifikuar. Ku është vota e lirë në Republikën e Re të Lulit?

Mjafton të mbash në krah LSI dhe të renditësh vjedhjen që Luli i ka bërë shtepisë së tij për të kuptuar sesa vlerë ka për Bashën vota e lire. E që ta ktheje kauzën e tij në një aksion të besueshëm polik, duhet të largojë së pari kryehajdutet dhe blerësit e LSi nga koalicioni dhe në PD të vendosë votën e lirë si standart të padiskutueshëm për zgjedhjen nga baza në qendër.

Vetëm kështu Lulit mund ti besohet kauza e votës së lirë, në të kundër është kauza e tij për të sjellë kunatin në paradhomën e kryeministrisë.(CNA.al)

1 komente në “Vota e lirë dhe kunati në paradhomën e Kryeministrisë”

  1. endi says:

    Nuk kam lexuar analize me te mire se kjo per arsyet e situates kaotike qe eshte krijuar se fundmi… E pergezoj shkruesin e saj… Jam shume e lumtur qe shqiptaret mendojne e jane me te kthjellet perballe pislleqeve te politikes te prapambetur PD-LSI; per me teper me vjen mire qe I japin ze mendimit te tyre dhe shprehen haptazi, gje qe kur ka qene opozita e sotme ne pushtet mund te te kushtonte edhe jeten…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje