Djegia e mandateve nga PD-LSI kthen në Kuvend Blushin, Hafizin, Gjinushin, Idrizin, Milon e Bojaxhiun: Pritet të lindë një opozitë e re

21 Shkurt 2019, 09:13Politika TEMA

Djegia e mandateve nga deputetët e PD dhe LSI i hap mundësinë krijimit të një opozite të re.

Edhe pse Basha e Kryemadhi pretendojnë se pa ta nuk do ketë më Parlament, të gjitha mundësitë janë të hapura.

Duke qenë se legjislacioni nuk e përcakton hapur se çfarë ndodh në këtë situatë, gjithçka është në dorë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Pas dorëzimit të mandateve, KQZ shpall vendet vakante dhe secili emër në listë thirret për të pranuar detyrën.

Janë 151 emra në listën e PD që pasojnë deputetët dhe nuk dihet nëse do refuzojnë të gjithë mandatin.

Por edhe sikur ata të refuzojnë, kjo nuk do të thotë se vendet e opozitës mbeten bosh.

Ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume ka treguar rrugën që mund të ndiqet.

Sipas tij, për analogji mund të përdoret rasti kur parashikohet në ligj vakanca e krijuar nga një deputet i zgjedhur si i pavarur.

“Që do të thotë, në qoftë se KQZ do të thërrasë kandidatët e PD-së në listë dhe asnjë prej tyre nuk do të pranojë që të marrë mandatin, ky institucion duhet t’ia ofrojë mandatin pastaj subjektit zgjedhor me herësin më të madh që ka”, tha ai.

Kjo do të thotë se i takon PS që të marrë mandatet e PD.

Gazeta pyeti nga selia rozë dhe Rama nuk do e lejojë të ndodhë një gjë e tillë.

Kjo do të thotë se më pas do të vijohet me partitë e tjera me herësin më të madh, apo numrin më të madhe të votave, të cilat janë: PDIU me 76 mijë vota në 2017, LIBRA me 19.8 mijë vota, PSD me 14 mijë vota, FRD me 5 mijë vota, SFIDA me 3.5 mijë vota, PDS me 2.4 mijë vota, e kështu me radhë.

Me kete hapet rruga për të kthyer Shpetim Idrizin, por edhe Ben Blushin e Mimoza Hafizin.

Pas PDIU, është LIBRA partia me më shumë vota dhe nuk është çudi që të përfitojë dhe ajo, shkruan Sot.

Në zgjedhjet e 2017 kanë kandiduar dhe Skënder Gjinushi i Partisë Social Demokrate dhe Paskal Milo i Demokracisë Sociale.

Ligji nuk e përcakton fiks se si do të veprohet kur të mbarojnë kandidatët e PD dhe të LSI.

Nëse vijohet më pas me të gjitha partitë, atëherë padyshim që emrat e mësipërm do futen në Parlament.

Kjo do të thotë se mund të mos kemi krizë politike, por të lindë një opozitë e re me figura të njohura për publikun.

Tani gurët janë hedhur në fushë dhe është çështje matematike. Punën më të vështirë e ka KQZ e më pas Kuvendi.

Nëse kryeministri reziston dhe KQZ vepron si duhet, PD e LSI mund të shkojnë drejt shkrirjes.

Në Parlament mund të futen figura të tjera nga parti të vogla dhe në këtë mënyrë vendi nuk mbetet pa opozitë.

26 komente në “Djegia e mandateve nga PD-LSI kthen në Kuvend Blushin, Hafizin, Gjinushin, Idrizin, Milon e Bojaxhiun: Pritet të lindë një opozitë e re”

  1. irma says:

    Irma
    Ah sikur të rezistonte Kryeministri dhe KQZ të vepronte siç duhet!
    PD dhe LSI drejt shkrirjes? Ku ma gjen!
    Endërr të shoh njëherë në parlamentin shqiptar njerëz që kërkojnë të bëhet ky vend!

    1. keno kotorri says:

      Mos keqinformoni opinionin publik me endrra .
      Kodi Zgjedhor në Nenin 164 pika 4 e thotë fare shqip ” Në rast kur është shteruar lista e kandidateve të partisë politike, anëtare e një koalicioni, mandate I kalon partisë së koalicionit me herësin më të lartë”
      Pra shoku Kume te mos mashtroje opinionin public ndersa ju si Tema mos ibeni qejfin asaj pjese te se majtes qe enderron pushtetin e nje pertie.

      1. Celo Mezani says:

        Keno Kotorri, Nuk dike me lexu. Artikulli po thote qe nese edhe asnje nga deputetet e listave te gjate te PD-se dhe koalicionit te PD-se (nese ka patur koalicion) nuk e pranon mandatin, te gjitha karrget bosh rishperndahen me formulat e kodit zgjedhor te zbatuara mbi gjithe votat e mbetura. Me shume se gjysma e tyre i takon PS-se dhe me tej PDIU e me radhe.

        Por te jeni te sigurte qe nuk do vije rradha deri tek Ben Blushi dhe Shpetim Idrizi sepse do kete grevethyesa brenda PD-se dhe LSI-se me kujtal.
        PD dhe LSI do shkermoqen ne menyre definitive dhe Shqiperia do te kete fatin historik qe te filloje te ndertoje nje djathte te re.

      2. Andrea says:

        o keno kotorri.. Kume është profesionist matematike.. ka qënë kryetar i komisionit të zgjedhjeve nga ana e PD.. flet normalisht.. ik fli gjumë

    2. Komentuesi says:

      Shqipetaret do shkojne me shpresa se Kryeministri Rama dhe KQZ-ja do te rezistojne dhe do punojne si duhet do jete nje fitore e madhe e shqiperise qe pd-ke dhe lsi.ja te shkrihen si parti.Nuk i duhen vendit keto dy parti radikale qe duan vetem destabilizin,lufte,djegie,shkaterrin dhe gjakderdhje.
      I bejme thirrje Edi Rames,te qendroi i palekundur ne besimin qe i kane dhe shqipetaret dhe te vazhdoi te drejtoi vendi siç po e drejteon.Nuk jane te verteta ato qe thone pd dhe lsi,se ai eshte kriminel apo vrases,pasi vrases dhe kriminela me dameke jane Berisha,Basha,Meta dhe Monika.Populli do t’a mbeshtes Edi Ramen,se po erdhi pd-ke dhe LSI-ja ne pushtet,pastaj mjere ky popull ç’do heqin,te zezat e ullirit.Nuk harrohen talljet,mashtrimet e Sali Berishes me popullin.Policia e tij te vriste ne rruge,ne shtepi,ne lokale e kudo.Te dyja keto parti,jane fashiste dhe nuk i duhen shqiperise.

  2. Jo per gje... says:

    Po erdhi Blushi prap Berisha eshte aty… Blushi imitonte Berishen ne parlament Jo vetem me fjale por dhe me gjeste. Njerez pa shtylle kurrizore Aman…

  3. Leo says:

    une shpresoj qe kryeministri te rezistoje dhe ta shpallim mbret!!! Shqipetaret merren vesh shume me mire kur kane vetem nje koke ku te falen, kur kemi shume koka na merren mende dhe turbullohen syckat. Rrofte mbreti

  4. rexha 10 says:

    PROBLEMI NUKE ESHTE SHQIPRIA ,PORE TE MBUSHET STALLA ME DERRA E VICA. BRAVO POZITA .KJO PO QE TREGON INTERESE TE MADHE PER INTEGRIMIN E SHQIPRISE .PO PRANDAJ KEMI MBETUR KESHTU NE SEPSE;KEMI MENDUAR TE MBUSHIM MAGAZINAT ME MALLE ,DHE NUKE NA INTERESON SHUME CILESIJA E MALLIT rrofte edi rama.lLAVDI VEPRES SE TIJE.

    1. PSE ? says:

      O @rexha10 , pse nuk e mbarove ate qe deshe me thane : … Rrofte bajraktari mesjetar serb i Vicidolit dhe kelyshi i tij i gjahut ? !

  5. Kuq e zi says:

    Kryeministri eshte me ta presidenti eshte me ta
    Po kerkojne zgjedhje te reja te gjithe bashke qe te bllokojne vetingun
    Nqs shpallen zgjedhje te reja spak nuk ngrihet dhe te gjithe keta zotnite e kuvendit tone kandidojne prape pa kaluar ne veting
    Be besoj se eshte dakord sepse i jep shkak te thote qe nuk meritoni hapjen e bisedimeve

    Ne te kundert pak ka rendesi se rama qendron apo thyen qafen
    Fitore per shqiptaret eshte vetem nqs kandidatet e zgjedhjeve qe vijne te kene kaluar vetingun

  6. Patrioti says:

    I gazetar leshi,me Milon e kompani qe jane karta te djegura do te behet opozite e re. Kush eshte i ri ne politike nga keto emra

  7. Timi says:

    Dhe në fund Ilir Meta nuk do i dekretojë. Këtu e kanë shpresën Mona dhe Basha.

  8. Black Eagle says:

    Shpresojm te lind opozita e argumentit politike ekonomike juridike dhe jo rrugacerore si ajo e Saliut!

  9. marjo says:

    hahahahaha o ca me ke ba me qesh. Tamam edhe skender gjunushi, edhe Pirro dodbiba, edhe lenka cuko, edhe muho asllani duhet e plotesohet kret panorama.
    Po a e din more qyqar, qe ba me u ba edhe iher si nkohen e qoftelargut, i pari qe perpijne me gjithe kocka je ti e rraca jote qe zoti i ka dhan pak mend po ia ka dhane per se mbrapshti.

    1. Black Eagle says:

      O malok ,nuk mere vesh nga politika ti, ty te duket se jemi ne kohen e fiseve ku nje ishte kaposh e te gjith pula, ti kupto se la rregulla dhe ligje o te pagedhenur

      1. Marjo says:

        Ti Black Eagle m’thu mu malok pa me njoft hic mor kokrra e injorantit. Te dera oborrit e jemja n’koh te enver hoxhes hinte kamjoni, ti perkulshe kryet me hi n’shpi. Keni msu me lexu me librat qe kena shit na more i mjer se skishim vend me i majt nshpi. E mos ta ndij ma se m’thu malok se te erdha aty e ti dhash veshet n’dor

        1. Black Eagle says:

          Po ti spranon te flasesh ne gjuhen shqipe ,ti je kundra Shqiperise letrare ,je gjithmon ne ngerc dhe ca do te them loku do i trash,kshu i meson dhe lufton shqiptaret duke u dalluar nga gjuha,do kalbeni malok nqs nuk mesoni SHQIP ose nuk pranoni te flisni Shqipen letrare.

    2. PSE ? says:

      Marjo , je krejt budall , qe nuk ke pa kurrihere liber me sy dhe … don me na dhan mend ! ! ! Budallet e kan venin mas deret

  10. Diplomati says:

    Kot nuk thone historia perseritet. Dhe ka lezet. Pse keq ishte kur ishte ne fuqi Partia e Punes dhe kishte ne opozite Frontin Popullor, Bashkimin e Grave, e Bashkimet Profesionale e bashkimin e Rinise? Kishte lezet. ishalla bahet prap e ju qe jetoni aty do ju vije keq qe nuk ia keni zan frymen me tul buke te gjithe ketyre plehrave qe mezi presin lartesimin e plehut, pisllekut e qelbesires

  11. Shpiragu says:

    Vete haka te i zoti!!Pastrohet parlamenti nga vrasesit,spiunet dhe hajdutet me te mdhenj te pasurise kombetare.
    Fytyrat qe shohim ne krye te protestes kan duart me gjak! A ju kujtohet Profesorja e nderuar Hanelli qe i tha Lulushit :” Ik o vrases”,dhe qindra….qindra raste te tjera qe; MJERE ATA AE I HOQEN NE KURRIZ!

  12. Malo says:

    Do Linde posi jo…. nje OPOZITE pa POZITE se keta do ikin e ju do ngeleni si Bajge….

  13. sapa says:

    Nje gje eshte e qarte qe ky popull shqiptar eshte me i paafti ne planet per te bere ndryshime politike ne favor te vet.Dhe kjo situate do vazhdoje gjithmone keshtu si tani!

  14. MH says:

    Ficka asht nji shpend si gjithe shpendet e tjere.
    per kete shpend thuhet se e mbyt veten me sqepin e vet.
    Dhe opozita mjerane e mbyti vetveten ne mendet e veta po mjerane.
    Tashti do kemi nji opozite te re dhe miratimi dhe futja ne funksionim,aktivitet dy organizmat SPAK dhe BKH do bajne qe vec veteshkrirjes se tyre do kemi dhe arrestime me kontigjentet e pare ne frekuentimin e “Pallatit burrnore” te Recit.

  15. MH says:

    Me kete lojen e djegieve te mandateve opozita PD & LSI ia futen vetvetes sa krahu.Tashti edhe SPAK edhe BKH do miratohen bindshem.Sepse opozita e re do votoj te pakten jo ma pak se 50% e tyre.
    Mbas keti evenimentit do filloj humori dhe gallata qe nuk din njeri ti pershkruaj.Kjo hore opozite kerkoj briret la dhe veshte.Humbi me gjthecfare kishte mbas shpirtit me djegien e triskes se imunitetit.

  16. Ramazoni says:

    Shihni endra me sy hapur! Ti hani mutin mandateve te opozites, nuk ka burr nene t’i marri ne tavoline ato mandate! Do i shkerdhehet nana atij qe i prek!

  17. Emma says:

    Ramazono, amon se po na dridhen gjunjet nga frika se mos na sh*** nenat!
    Nenat na sh*** per qef me baballaret tane, nuk jane keq per loqe te shkrehura si ti me shoket e PeDe-s!
    Sa per Blush bibilushin dhe ate gek-meken e Shkodres, presin mjegullen si ujku plak pa dhembe.
    Hajt me lalen se deri ne rronze keni per ta honger nga poplli. Duket se ju ka lezetu prasi pranej e kerkoni me kembengulje!
    Haaaaaaaaaaaaaaaaaaahhahhhahah, bofshi qef e ju dalte per hajer!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje