Politikanët e burgosur në Barcelonë: Protestuesit përleshen me policinë

22 Shkurt 2019, 15:01Bota TEMA

Mijëra po protestojnë në Barcelonë kundër gjyqit të 12 ish-udhëheqësve separatistë që në vitin 2017 drejtuan përpjekjet për pavarësi.

Protesta u thirr nga një sindikatë e vogël e punëtorëve që mbështesin pavarësinë dhe politikanët e burgosur.

Të enjten protestuesit u përleshën me policinë në qendër të Barcelonës, ndërsa bllokuan shkurtimit dhe rrugët kryesore.

Gjithashtu protestuesit iu vunë flakën gomave, në përpjekjet për të bllokuar disa prej rrugëve hyrëse të rajonit.

Të pandehurit akuzohen për rebelim, separatizëm dhe keqpërdorim të fondeve publike. Nëse gjenden fajtorë, ata mund të dënohen deri në 25 vjet burg.

Përkrahësit e pavarësisë thonë se të pandehurit janë të burgosur politikë, ndërsa qeveria spanjolle argumenton se ish-udhëheqësit e rajonit kanë shkelur ligjin dhe kushtetutën, që ndalon rajonet e Spanjës të shpallin pavarësinë në mënyrë të njëanshme.

1 komente në “Politikanët e burgosur në Barcelonë: Protestuesit përleshen me policinë”

  1. loni says:

    pastaj shajne turqine keta palo europjane intrigues,po vete fusin ne burg ish politikane me arsyetimin shpenzime fondesh publike,kurse turqise i bene puc shteti me 300 viktima te pafajshem dhe nuk u tha asgje per kete veprin te jashligjem nga europjanet,por ne heshtje e perkrahen nga pake pa patur mundesi te nderhynin se nuk mundeshin,se perndryshe do ta ligjitonin grushtin e shtetit ne turqine e 2016 por nuk ja dolen keta pisa europjane,kurse tani nuk flasin per nje te drejte e nje popullit qe duan te ndahen ose pse kerkojne te drejten e shkeputjes,i fusin dhe i rrasin ne burg me justifikimin se kan shkelur kushtetuten,kurse ne turqi grushti i shtetit nuk ishte shkelje kushtetute por ishte levizje demokratike,HIPOKRITER.po ju pse po i denoni tani keta politikane????kjo nuk do te thote qe po mbroje turqine,por pse luajne me dy fytyra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje