Lejla Ibrahimi-Sallahu pronare e re e kompanisë ajrore «Germania Flug AG»

23 Shkurt 2019, 09:15Rajoni TEMA

Lejla Ibrahimi-Sallahu ka marrë në pronësi 100 për qind të kompanisë ajrore «Germania Flug AG», e cila kryen fluturime për Air Prishtina.

Mediat zvicerane bëjnë me dije se kompania ajrore «Germania Flug AG» tani do të ketë një pronare të re. Ajo quhet Lejla Ibrahimi-Sallahu dhe është shefe e Air Prishtina.

Kjo sipërmarrëse e suksesshme është bija e Bexhet Sallahut, i cili ka qenë pionier i operimeve ajrore mes Zvicrës dhe Prishtinës e Shkupit. Gazeta zvicerane «HandelsZeitung» njoftoi se anëtari i bordit të Germania Urs Pelizzoni ka konfirmuar se «Germania Flug AG» do t’i takojë 100 për qind Lejla Ibrahimi-Sallahut, respektivisht firmës së saj Albex Aviation.

«Germania Flug AG» është kompani ajrore me seli në Zvicër dhe deri më tani 40 për qind të pronësisë së saj e mbante kompania gjermane «Germania», e cila së fundi ka filluar proceduarat e falimentimit në Gjermani.

Por, kompania me seli në Zvicër – «Germania Flug AG» – nuk ka qenë e prekur nga falimentimit dhe ka vazhduar fluturimet nga Zvicra në Kosovë dhe Maqedoni. Lejla Ibrahimi-Sallahu ka blerë 60 për qind të aksioneve të investitorëve zviceranë dhe 40 për qind të aksioneve që i mbante «Germania» nga Gjermania. (dp)

11 komente në “Lejla Ibrahimi-Sallahu pronare e re e kompanisë ajrore «Germania Flug AG»”

  1. Go west says:

    Urime! Filloni fluturimet dhe nga Tirana se kemi ngelur ne dore te kompanive te fluturimeve jo serioze qe shtyjne dhe anullojne nisjet pa asnje paralajmerim. Pa le çmimet….
    Perpara zonje!
    Dhe po munde thuaju atyre te personelit qe eshte e pandershme te keshillojne udhetaret vetem ne: anglisht, italisht, gjermanisht e tj, kur shumica jane shqiptare. Mund edhe te mos dine shqip, por mesazhet regjistrohen.

  2. U says:

    Rekomandoj te shtoje dhe “-Sejfurullahu” ne mbiemer. Logon e kompanise te vej nje gamilje dhe te veshe perçe ninjas

    1. Al says:

      Hahaha sa me pelqejne keta tipat qe i ha smira.
      Nuk eshte mbiemri qe e ben njeriun por e kunderta. Degjon o John Smith prej bubqi?

      1. U jashtetit says:

        Po, se kur me pyesin: Nga je ?
        Une i them: Nga Albania
        Ata me thone: aaah.. dmth di arabisht ti
        Une cuditem the pyes ajrin: nga vijne keto pyetje vallë ? Pastaj e gjeta nga vijne !!! Vijne nga cmira. Andej me vijne pyetjet e tjetrit (qe pastaj nuk me mer ne pune), nga cmira ime.

        Koqe!

  3. katarakti says:

    Lejla – Ibrahim Sallahu. Eshte shqiptare kjo zonja apo turke?!

    1. Pa emer says:

      Ku thote ke artikulli qe zonja eshte Shqiptare ????

  4. Bekim Peja says:

    Kjo nga pamja duket shqiptare dhe është shqiptare, po ju katarakti keni shikuar maman tende me leshra të zeza që ka një emër ndryshe nga kjo zonja por emri nuk ta ndërron gjakun dhe prandaj mamaja e jote me leshra të zeza dhe gjatësi 1,5 m është dhe do mbetet turkoarabe për dallim nga kjo bjondja puro shqiptare.

  5. aqifi says:

    Lejlen e njoh qe kur punonte te zyra e te atit ne Zurich. Bexhet Sallahu, i lindur dhe rritur ne Presheve, ishte nje mut muti dhe punonte bashke me serbet. Jo vetem ai por te gjithe keta qe kishin agjensi udhetimi bashkepunonin me ta. Dallimi eshte qe Bexheti ishte i pari qe kishte hapur nje te tille.

  6. Gjergj says:

    Kurgja definitiv, HR Zürich, hala nuk asht e shenume

  7. FAHRI BEGA says:

    bravo LEJLA edhe ty Visar , na vjen mire qe e qove amanetin e bacit Behxhet

    edhe ai ka qene optimist i madh , sukse e metutje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje