Rama, batutë me Majkon: Fondet i menaxhon ky, për vjedhje na akuzojnë ne. Përgjigjet ministri i Diasporës: Edhe këtë e the

Tirana do të mikpresë Samitin e II-të i Diasporës Shqiptare do të zhvillohet në datat 28 shkurt – 2 mars ku do të marrin pjesë personalitete shqiptare të spikatura të biznesit, shkencës, artit dhe kulturës që jetojnë jashtë vendit.

Ky Samit do të mundësojë një hapësirë diskutimi për çështje të ndryshme të politikëbërjes së shtetit shqiptar, përfshirë qasjen e re të bashkëpunimit me Diasporën dhe njëkohësisht këndvështrimin e Diasporës mbi impaktin e këtyre politikave, duke evidentuar sukseset e arritura dhe vështirësitë e hasura gjatë këtij bashkëpunimi.

Sot kryeministri  i vendit ka vizituar punimet në një prej ambienteve ku do të mbahetky samit, i shoqëruar me ministrin Pandeli Majko.

Në një video të postuar në Facebook, drejt fundit të vizitës, koordinatorja e punimeve i drejtohet kreut të qeverisë duke i thënë se “1/4 e buxhetit do t’i kthehet buxhetit të shtetit”, nga ky organizim që është bërë.54878787

Rama nuk i ka kursyer batutat  kur i është drejtuar të resë dhe Majkos: Po normal se ti nga Korça, ky gjirokastrit…

Ndërsa me humor, me tej ka shtuar duke i drejtuar Majkos: Dhe mëe bukura është se fondet i menaxhon ky, për vjedhje na akuzojnë ne…

“Edhe këtë e the”, i është kthyer me të qeshur  Majko, ndërsa më pas miqësisht i kanë dhënë dorën njëri-tjetrit dhe janë larguar.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Rama, batutë me Majkon: Fondet i menaxhon ky, për vjedhje na akuzojnë ne. Përgjigjet ministri i Diasporës: Edhe këtë e the”

  1. rrema says:

    Shume e bukur, Luli do ta bote mo te ” bukur”, me falni do bote nji m*t se Luli as per tu vesh nuk di se sa per Salen dihet shpellar…..

  2. Moja majko says:

    Edhe ne njevend tjeter e kam thene qe majko eshte me mediokri qe ka ngrene ne emer te partis ne keyo 25 vjet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *