A nuk po “dialogon” dhe Rama me “demokratët” e vërtetë!

6 Mars 2019, 19:52Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Lulzim Basha po bëhet i lodhshëm me gjuhën e drunjtë dhe sloganet që përdor, për të mbuluar pafuqinë e parashikimit të fundit të aksionit të tij politik. Ndërkohë që bashkësia ndërkombëtare kërkon një zgjidhje të krizës dhe fton palët në dialog, Lulzim Basha ka shpikur një tezë të re politike, se ai do ulet të bisedojë me socialistët e thjeshtë, pa Edi Ramën në krye.

Nga mënyra si e thotë dhe nga mungesa e intelektit që rrezaton kur përpiqet të duket sikur ka ndonjë plan, në fakt ai është duke legjitimuar njëqind për qind, atë që po ndodh në Parlamentin e Shqipërisë.

Pas djegies së mandateve nga opozita, KQZ ka zbatuar procedurën ligjore dhe ka ftuar të marrin mandatet deputetët e tjerë të listës së PD dhe LSI. Dhe duket se ritmi me të cilin po i përgjigjen këtij detyrimi ligjor shumë deputetë, është i lartë.

Është aq i lartë, sa Edi Rama ka filluar e bën humor e thotë që do dialogojë me opozitën e re në Parlament.

Dhe nuk ka faj. Jo vetëm pse ajo është e vetmja alternativë që i ka lënë Basha me firmë të vet, por mbi të gjitha, se goditja kryesore idiote që tenton të bëjë kryetari formal i opozitës, është pikërisht përpjekja për të delegjitimuar kundërshtarin si kryetar i Partisë Socialiste dhe për të caktuar ai se kush është kryetari i PS dhe kryeministri i saj.

Pra, ai është i pari që ka nisur një aksion politik, për të delegjitimuar palën tjetër dhe për ta caktuar ai se me kë do flasë, e me kë do të ndeshet në betejë. Luzlim Basha do zgjedhje, i do tani, i do pa Edi Ramën dhe do që të caktojë dhe një kryeministër që e pranon ai, në këtë rast Pandeli Majkon, me siguri ngaqë ka dëgjuar kur ka qenë emigrant se ai është kryeministër dezhurn, sa here është nevoja.

Kjo gjë është më shumë se banale kur merret seriozisht si tezë politike.

Në politikë, në një sistem demokratik, je i dënuar të mos e zgjedhësh kundërshtarin, por të ndeshesh me atë që ke përballë dhe me atë çfarë përfaqëson ai.

Të zgjedhësh kundërshtarin, të caktosh kryetarin e kundërshtarit dhe të diktosh rregulla për palën tjetër, do të thotë ose që je idiot, ose të kesh në mendje se jeton në një regjim ku ti vendos rregullat e lojës.

Në fakt, rregullat e lojës janë vendosur më 8 dhjetor 1990 dhe prej asaj dite, palët njohin njëra- tjetrën dhe përballen me njëra- tjetrën.

I pari rast kur një palë ka ikur nga fusha e lojës dhe thotë “nuk luaj më me atë të gjatin se na mund”, është kjo e Lulzim Bashës.

Përpjekja e tij për të caktuar udhëheqësin e palës tjetër dhe duke pasur guximin ta quajë këtë dhe lëvizje politike, përveçse e bën njeri qesharak, e bën dhe Edi Ramën të rrezikshëm, pasi i jep atij të drejtë të caktojë kryetar të PD-së, Lefter Maliqin dhe kryetar të LSI-së, Ylli Shehun, pasi ata e pranojnë për kundërshtar në Parlament.

Ata janë në Parlament për arsye ligjore dhe për shkak të meritave të Lulzim Bashës, që i ka futur në lista, por nëse Lulzim Basha promovon teorinë se ai duhet të caktojë dhe interlokutorin, dhe udhëheqësin e PS, atëhere përpara kësaj, ai ka caktuar udhëheqësit e opozitës, që dhe ashtu, janë me firmë të tij në Parlament.

Prandaj të gjithë ata që bëjnë sikur irritohen kur Edi Rama bën humor me “opozitën” e re në Kuvend, në fakt duhet të irritohen dhe shqetësohen kur bëjnë sikur dëgjojnë me durim një idiotësi, që ka disa javë që përsëritet nga goja e Lulzim Bashës, dhe që ka të bëjë me faktin se ai do një qeveri pa Edi Ramën, biles lakon dhe emrin e kryeministrit që do të donte, a thua se ka mandatin të bëjë qeveri në këtë vend.

Dhe në fund, thotë se do dialogojë me socialistët e vërtetë, pa Edi Ramën. Po qe se e ka seriozisht atë, është vonë, pasi Edi Rama ka filluar të dialogojë me demokratët e “vërtetë” në Kuvend. Falë idiotësisë së Lulit.

35 komente në “A nuk po “dialogon” dhe Rama me “demokratët” e vërtetë!”

  1. gjeramadhi says:

    z. baze per nje jave mos shkruaj me se do ja prishish bukurine ketij artikulli

    1. Meei says:

      O gjeramadhi ma more, sa lexova dezhurnin mendova, me gjithe se i duam keta artikujt e Meros, do te shkruaj vetem me “dezhurnin” i ke thene te tera, mos fole me per nje jave. Pastaj artikulli te mbyll gojen per nje muaj. ?

    2. Komentuesi says:

      Vertete shume bukur zoti Mero.Urime
      Njehere e nje kohe……djali i tha babajt; Baba une dua te martohem,dua nje nuse keshtu si nusja e jote dhe e dua sot. Babai u zu ngusht dhe i tha; Atehere mere kete qe kame une.
      Keshtu qe edhe Lulzim Basha,kerkon qeveri tranzitore,te ikin Rama,dhe luli te caktoi nje kryetar tjeter te ps-te dhe te zgjedh nje kryeminister tjeter. Hajde kuptoje dhe gjykao se sa mend ka ky njeri.Ai jo vetem qe nuk drejton dot partine,por edhe me dhit t’a çosh,zore se i bje te gjitha ne shtepi masdite.Basha,jo vetem qe iku vete per lesh,por beri lesheli edhe partine.

  2. ZoguZi says:

    Me hislla i paske ra…
    edhe kallomave “intelektual” qe i mbajne pishtarin e i shkojne pas huh

  3. biks says:

    MERO JE GJIGAND…….

  4. olimpia says:

    Mero,dergojua kete shkrim ish deputeteve pa tru te PD dhe LSI…Sepse turma barbare qe ndjek Berishen dhe Meten nuk e kupton kurre kete logjike.Eshte fatkeqesi por per mbi 30 perqind te shqiptareve demokracia liberale kapitaliste nuk kuptohet.E keqja eshte se kjo mase njerezish jane thjesht turma tribale qe rendin pas bajraktarit.Dhe mos ja hidhni fajet komunizmit,i cili me diktature i detyroi te mesojne te lexojne ,te lahen ,te shkojne tek mjeku,u hoqi trungun nga koka,i detyroi te punonin dhe jo ti binin ciftelise sic bejne sot.Dhe ne se arrihet ne absurdin qe kjo turme te shkaterroje ate pak demokraci,ky vend rikthehet prapa te pakten 30 vjet.

  5. Konica USA says:

    Eh bre Mero, ate nuk po e pjerdhin ne pd, ai hiqet sikur pio bisedon me socialistet per te hequr Edi Ramen,e kuptoni se cfare kllouni drejton opoziten, pune debilash

  6. Zambi says:

    Shkrim i goditur.

  7. fahriu says:

    O zoti Mero,aman or te marrsha te keqen,se mi je qep kryetarit,me buke ne trajse,rri ca dit pa folur per te,se ai dhe ata kane filluar te flasin me veten,se me sa duket nuk po ju del llogaria dhe tani jane ne hall se perpara sic menduan ata,nuk mund te ecin,se kane dale shume pengesa,mbrapa,jo se jo dhe sa ta ndajn ata muhabetin ti beji ca dite pushim

  8. Dymi says:

    Keshtu i lind e drejta edhe E Rames qe te beje nje proteste tek SHQUP-i duke kerkuar shkarkimin e Lulushes si kryetar i Pe- De-se

  9. Lizga says:

    BRAVO…..me se e vertete

    1. Sit back and relaks■●▪%^* says:

      bravo i thone gamorit kur qit te zotin prej balte.
      Nice try thote Ameriqoni Mero po prape mund ta kishe bere akoma me te holle diversionin. Kryesia e Pd po kerkon te dialogoje me eksponente te zgjedhur dhe te votuar si drejtues te PS nga anetaresia e PS, pra me homologet e saj te partise ne pushtet.
      Besoj e kupton ku qendron problemi me diversionin tend. Nuk po zgjatem te ta shpjegoj se ti realisht e kupton ku ja ke fut kot me ndergjegje te plote. Shkrimi vlen vetem per te motivuar militantet ne debatet e tyre neper kafet e lagjes dhe per te marre naj bravo meqe po qet padronin prej lluce, per te tjerat eshte kot, pa ndonje vlere te vecante..

      1. Inglizi nga Vicidoli says:

        Jo Merua te flasi, po edhe perendia nuk u ben derman ketyre shkerdhatave qe dine dhe anglEsht.

      2. BUJARI JU DEGJON says:

        Sit back e q… ,Ti mendon qe Edi Rama ka nevoje per ndihmen e Meros se nuk eshte i zoti ne oratori perballe Lulqimit???
        Hajde logjike,hajde!…

  10. SHQIPE-ETNIKE says:

    Mero RESPEKT: NUK KA NEVOJ PER KOMENT…lol

  11. Taraboshi says:

    Nje koment i shkelqyer Por me vjen keq se shume nga opozita o nuk dijne te lexojne ose nuk kuprojne po ti marresh se bashku ke te besh m
    e injorante po i them politik si ky ST back relaks…..
    Nejse se ky eshte i ri dhe do te mesoje te lexoje dhe te kuptoje kete realitet qe ke zberthyer.Ty edhe nje here te lumte.

  12. NjeQytetarOptimist says:

    Pak nga pak do mbushet Parlamenti dhe do jete qesharake kur demokratet gerthasin jashte parlamentit dhe brenda kane po ata qe ishin zgjedhur ne lista si dora e dyte.. Kerkon qiqra ne hell a thua ti sa ja ka ngene Rama. Ka edhe 2 vjet kohe. Kush eshte i zgjuar nga demokratet te futet brenda dhe te tregoj se c’fare ka.. Ik ti thote sepse s’dua une dhe une jam minoranca ne te njejten kohe.. E bukur ajo e dezhurnit..

  13. ????????? says:

    O çna kënaqe mor burr !???

  14. Nebil Çika (i riu) says:

    Mero, Më duket se do bëke lulin personazh të antenës. Bëje. Është i vetmi më budalla se unë.

  15. Pashko Gega says:

    Z. Basha tashme dihet se e ka futur opoziten ne nje xhungel dhe nuk ka as busull as dhe ndonje shteg qe te dale nga kjo. Ai eshte kthyer ne nje nxenes i vogel qe reciton permendesh vjershat e shkruara dhe gateshme, saqe eshte bere i merzitshem duke i recituar perdite. Jam i bindur se dhe Ai vete e kupton se kerkesat e tije jane absurditete dhe nuk do ti realizohen me kete rruge qe ka zfjedhur. Menyrat e tjera jane te vjetra dhe te dale boje. Nuk besoj se Vendi do te dale nga binaret e stabilitetit.

  16. gjyshi says:

    Mus, keta te opozites me ngjajne si ata udhetaret kembesore qe duhet te kapercejne nje lume dhe pyesin njerin qe takojne se e mund te hyjne ne lume( e jo a kalohet aty lumi) . Ky u thote se hyhet. Ata hyjne dhe mbesin ne mes te lumit, duke mos mundur as te bejne perpara, as te kthehem prapa… keshtu si Basha . Berisha e Kryevogla( me falni, Kryemadhi). Frikohem se do i marre lumi me vete, megjithese s’do ishte ndonje dem i madh…

  17. ermiri says:

    Analize e goditur. Bravo Mero.

  18. BOHOTINA says:

    Luli, po ta vini re me kujdes, di vetem 17 fjale. Numurojani po kini durim. Droge, krim, dosje, blerje votash, vjedhje, zgjedhje, Edi Rama dhe krimi dhe nja 3-4 te tjera. 17 behen me peremrat dhe lidheset. Eshte fukara nga fjalori, por jo nga pasuria, fale dhe djalit te kapter Xhaferit…

  19. Flutura says:

    Kryeveper! ?

  20. Sinqeritet says:

    “sit back and relax”
    Vertet je gomar shpelle,nisesh anglisht dhe perfundon “experanto”
    Kryeminister do te veme:
    saLESHbisturikaraxhicdocserbin,lool-kukllen:21/4 te pafajshem te vrare dhe jetime,
    monicke-likefloririn,ose qorrin-genjeshtar-shpellar sali lushi,turpin e Tropojes.
    Fundja dhe Rusia ,Europe eshte.

  21. Marin Barleti says:

    Mero e ke te ndaluar te shkruash me pas ketij shkrimi edhe per shume vite pasi eshte e veshtire te besh nje gjetje me te madhe te pakten edhe per dhjete vjet , ju lutem riperserite te pakten cdo jave deri ne largimin e Lules nga PD’ja

  22. Akrepi says:

    Shkrim shume i goditur.

  23. shqiptar me tru në kokë e këmbë në tokë says:

    Shkrimi (analiza) është brilante, Mero, por fatkeqësisht, më shumë se gjysma e shqiptarëve nuk do të të kuptojnë, se pavarësisht që mund të kenë i-phone, të veshin kostum etj., kanë akoma formimin tribal, fisnor e bajraktaresk dhe mentalitetin haxhiqamilas…!!! Prandaj “jetojnë” akoma këto banda rrugaçësh, hajdutësh, kriminelësh, llumpeni i shqiptarëve, që quhen PD, LSI etj.etj.

  24. Marvi says:

    Je I papame Mero, hallall gjiri I nenes.

  25. Mersin says:

    Mero, po sikur Luli te kete marre ndonje garanci nga Rama per gjithe keto qe flet e ben dhe jo nga dezhurni. Druaj se luan dicka nen dhe.

  26. tekniku says:

    Teper i sakte Mero por hollandezi nuk ka aq tru sa ta kuptoje ate.

  27. Albert says:

    Faleminderit!!!!! Mero!!!!!

  28. Qytetar says:

    Basha kerkon te luaj qender,ne basketboll,por me gjatesine qe ka ,eshte lojtar stoli !
    Grupi opozitar eshte real,ai i takon grupimit politik,Topalli etj.

  29. Arbeni says:

    Nuk I ka nga vetja luli I gjore keto broçkulla…???.Eshte mendja e saliut I cili është në panik dhe kjo është karta e fundit e tij sepse do ta çojne tek vendi i qenit ate edhe te birin.
    Çfare idjotesh por ata janë bër si ai i mbyturi që kerkon te mbahet per lesh te bythes…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje