Fushatë linçuese ndaj “tradhtarëve”, duke llogaritur “pazar” me Edi Ramën

11 Mars 2019, 20:14Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Lulzim Basha është në siklet me Rudina Hajdarin, ngaqë nuk ka njohur Azemin. Ai mendon se duke e kërcënuar me përjashtim nga partia, vajzën e tij, e dëmton. Në fakt, nëse ka ndonjë akt që e bën Rudinën politikane dhe e kthen nga njeri të thirrur në PD për shkak të historisë, në një lidere politike me histori të vetën, është përballja me Lulzim Bashën. Por në këtë rast, ndryshe nga i ati, ajo nuk ka përballë një tigër si Sali Berisha dhe një bandë si SHIK-u, por një mace si Lulzim Basha, dhe një bandë komentuesish e piranjash, paguar nga kunati i vet.

Është pikërisht ajo që i ndodhi babait të saj me partinë që krijoi vetë. Është rasti i vetëm në botë, kur një njeri udhëheq një lëvizje anti-sistem, përmbyset komunizmi, fiton partia e tij, dhe ai bëhet armiku kryesor i saj.

Sali Berisha, që e di këtë rrezik, po përpiqet të futet në familjen “Hajdari” dhe të krijojë presione fisnore ndaj saj. Herë merr djalin e Azemit, herë një vëlla nga nëna, herë një kushëri apo roje të tij, për t’u dukur që njerëzit e Azemit janë me të.

Natyrisht, kjo është më e ndyrë, por e gjitha është një gjë e vjetër, e pavlefshme, e padobishme dhe e papërdorshme, në kushtet e sotme.

Ajo që po përpiqet të bëjë Sali Berisha dhe Lulzim Basha në thelb, është t’u krijojë pasiguri deputetëve që po i rezistojnë vendimit të tyre politik, me idenë se kauza e tyre do të triumfojë, dhe ata do të ndëshkohen.

Në finale, Lulzim Basha dhe Sali Berisha janë duke i thënë Rudinës, Myslymit, dhe gjithë atyre që po pranojnë mandatet, se ata do të detyrojnë Edi Ramën të bëjë pazar me ta, dhe pastaj së bashku, do t’i nxjerrin këta “tradhtarët” nga politika.

Kjo është në fakt dhe pafuqia e madhe e Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Shpresa e tyre është se me aktin e tyre kamikaz, ata do gjunjëzojnë Edi Ramën dhe do krijojnë një aleancë të re kundër rebelëve që po hyjnë apo rezistojnë në Kuvend.

Unë nuk besoj se kjo do të ndodhë, pasi Edi Rama nuk ka asnjë shans të ofrojë pazar për ta. Jo se ndoshta nuk do, por nuk mundet.

Por dhe nëse çmendet dhe bën Pazar, duke hedhur në erë sistemin, ai ikën bashkë me ta.

Nëse Rudina refuzon të dorëzojë mandatin, duke mos i dhënë shans këtij pazari, ajo ka një shans më shumë se Edi Rama dhe Lulzim Basha. Ajo dhe kolegët e saj kanë shansin t’i mundin të dy, nëse ata bëjnë pazar, ose vetëm njërin, hë për hë, që po del vetë nga politika.

Shantazhi i Lulzim Bashës e Sali Berishës, duke bërë sikur ata janë akoma në lojë, sikur kanë fuqi të përjashtojnë dhe diktojnë, sikur kanë pushtet dhe bota do ulet në gjunjë para tyre, është thjesht një iluzion mashtruesi, që kur nuk ka asnjë para në xhep, shtiret si milioner.

Gjëja më qesharake që po ndodh, është se njerëzit e vetëpërjashtuar, shantazhojnë me përjashtim njerëzit që janë në Parlament. Dhe i shantazhojnë duke llogaritur se do të vijë dita të bashkëpunojnë me armikun e tyre.

Nëse ja arrijnë asaj dite, do të shpëtojmë nga të dy palët. Nëse jo, së paku do shpëtojmë nga njëra, dhe tjetra është në radhë.

Por mos u mundoni të friksoni një vajzë të re, adoleshenca e së cilës është e mbushur me dramat e babait të saj, që përjashtohej rregullisht nga partia, dhe tani shkojnë rregullisht e i përulen tek busti.

Nuk njoh ndonjë armik të PD që nuk ka dalë i fituar në këto 30 vjet, përveç Azem Hajdarit, që e vranë. Gjithë të tjerat, përfshi dhe ata që kanë rrëmbyer armët kundër saj, apo ata që përmes pushtetit të Ilir Metës i vodhën emrin dhe vulën, u shpërblyen nga vetë PD, për atë që bënë kundër saj, pasi kishin nevojë për ta.

Është mirë të ndjejnë frikë ata që po përdoren për të sulmuar tradhtarët. Ata do jenë të padobishëm shumë shpejt.

22 komente në “Fushatë linçuese ndaj “tradhtarëve”, duke llogaritur “pazar” me Edi Ramën”

  1. Grand says:

    Z.Rama! Z. Mero! E nderuara PS ne pushtet! GUXONI!
    Per kete zonje qe deri tani ka nxjerre nga goja fjale te matura dhe flori duhet nje mbeshtetje, nje Zgjidhje! Ne fjalet ka edhe reflektim ndaj cdo gjeje qe ka ndodhur ne Shqiperi! Perfshire edhe te atin e saj te shtrenjte! Besoni tek Ajo!
    Shkarkojeni njeriun me bllok dhe te akuzuar si hajdut nga president! Mos e lini Rudinen te behet preh e hienave partiake!
    Beni Rudinen Presidente te te Shqiperise! Eshte njeri i mire dhe e drejte! Besoj se mbaresia mund te filloj edhe per Shqiperine! Bejeni she shihni efektin e mrekullueshem qe do te sjelle! Mos e lini Rudinente lere Shqiperine! Ndjese per ndonjerin qe pretendon! Por eshte thjeshte ide e sinqerte!

    1. Mjerim... says:

      Mero i ka te vertetat me pikatore, i thote pasi i ka nxjerre 7 lekure genjeshtres per interesa te vetat, si gjithmone… Prandaj dhe do te vij dita kur per A.Hajdarin te thote te verteten qe dime te gjithe ne qe jemi ai brez, qe A.Hajdari ishte nje rrugac ordiner dhe asgje me shume. E perdori S. Berisha sa ishte gjalle, e nxorri ne prite per ta vrare dhe vazhdon ta perdore edhe te vdekur. Si ta nisesh do ta grisesh, prandaj rrugacet ordinere vazhdojne te sundojne kete vend. Sa per pjellen e A.H nuk i plas kujt vec atyre qe duan te perfitojne dhe budallenjeve sigurishte.

    2. Amy says:

      Luli me shoke do mbeten nje dite te bukur te shpejt, si ai peshku pa uje, sa te plotesohet parlamenti me numrin e nevojshem te deputeteve, atehere do ta shikoj banda e tyre PD qe as edhe nje i huaj nga BE nuk do merret me me ta, nuk do ti takoj, zere se nuk jane fare, dhe po ashtu do ta shikojne si do shkermoqen ne zgjedhjet lokale, do mbeten me kokra neper rruge, ku askush me nuk do tu shkoj pas.
      Rudina pavaresisht se eshte vajza e kujt eshte, nese i ka hyre politikes mire ka bere, te rinj duam, ku do shpresojme qe ti bej gjerat shume me mire.

  2. faikonica says:

    Vaj medet ku na la turku,Hoxha,…e Berisha…!!!Çar figurash oxidentaleeeee

  3. Prind says:

    Mendoj se actualisht Rudina ka gjithcka ne favor te saj per te cuar ne vend ate qe nisi Azemi. Historia po ja krijon te gjitha kushtet per kete, mjafton te tregoje vullnet, kembengulje, nerv .Shume demokrate te vertete kane mbetur te paperfaqesuar. Rudina , ti mundesh! O ti , o askush tjeter.

  4. Sokrat Turtulli says:

    Të falsha nga ditët e mia o Mero Baze sa bukur i thua gjërat.

    1. tufi says:

      pse nuk shkon ti besh nji gojore me mire. matuf!

  5. Albert says:

    Je i pa aritshem Mero!!!

  6. Bilbilenjet says:

    Vetem Rudina ka mundesi te ndryshoi pd-ke se ka besimin e demokrateve te vertete.Berisha dhe Basha ka rreth vehtes mercenar, njerez te shitur, te hurit e te litarit,qe ne nje dite do shkojne se bashku ne litar.

  7. Shkoder Locja says:

    Qendro Rudine. Ti nuk e gezove femijerine se te lane pa baba. Qendro Rudine, keta krimba qe e grryen PD-ne, te kane frike ty, ti u kall daten, jane pikerisht keta kur gezoheshin dhe deheshin neper klubet e nates kur ta vrane babain tend, jane keta qe nuklane gje pa bere deri sa e vrane sa ishte gjalle duke shpifur ne menyre monstruoze ndaj babit tend e deri sa e vrane edhe fizikisht.
    Keta nuk dijne cfar eshte dhimbja njerezore, perjashtimin tend nga PD e kane si detyrim ndaj grupeve te organizuara kriminale qe ata sot perfaqesojne, ne emer te cfarosjes se cdo gjeje qe este arritur ne kete vend.
    Besome Rudine, me sjelljet tuaja korrekte, me pjekurine tende, me formimin perendimor, ti ke fituar simpatine e te gjith njerezve te ndershem te ketij vendi, por njekohesisht u ke prishur gjumin, u ke kallur daten te gjith antishqiptareve qe per perfitime marramendese jane gadi te vrasin edhe njeqind fishin e atyre qe kane vrare deri me sot.
    Kij besim se nuk do te munden kurre te te bejne ate qe i bene babait tend.
    Femijet e pashallareve qe kane uzurpuar partine qe krijoi babai yt, sot notojne ne bollek duke ngrene mishin e gjakun e ketij populli te raskapitur, por kjo nuk do shkoje gjate, Zoti do marri hak ndaj ketyre krimineleve atje ku do u dhembi me shume, tek femijet qe i kane ushqyer me buken haram.
    Rudine, keshtu si une po shkruajne dhe shume te tjere, se rasti yt eshte me te vertete i vecante, por kam nje lutje:
    – Mos u thyej nga te gjith ata banda qe do organizojne pashallaret e PD per te demoralizuar ty, ata jane ne grahmat e fundit
    – por bej kujdes, je e re, ruaju vetkenaqesise qe mund te vije nga fjalet e ngrohta e te merituara qe thuhen per ty, ketu bej shume kujdes, ruaj thjeshtesine qe ke treguar deri me tani, ruaju shume vetkenaqesise qe eshte keshilltari me i keq, ruaj zotnillekun qe te ka karakerizuar deri me tani, kalliri plot e mban koken ulur, ndryshe nga Ai Kalliri Mashtruesi Hollandez qe rreket te bindi shqipraret se eshte me perendimori qe na paska Shqiperia….
    Suksese Rudine….

  8. Alban Dega says:

    VRASJA E KATERT Eshte AZEM
    HAJDARIT…!?
    VRASJA E KATERT Eshte AZEM
    HAJDARIT…!?

    Pasi pronari de facto i cifligut PDSH, Sali Berisha njoftoi perjashtimin nga Partia Saliktratike te Rudina Hajdarit, qe themeloi babai i saj Azem Hajdari dhe privatizoi Lugati i Vicidolit me revolen e tij mbi tavoline, sot mercenaret de jure te tij perjashtuan de jure e de facto Rudina Hajdarin nga ajo parti .
    Vrasja e katert e Azem Hajdarit !
    Cka nuk pritet nga nje vrases serial si Sali Millosh Chinchizkhani qe e vrau 15 here me 15 vjet SaLikekraci !
    E pata paralajmeruar Rudinen …

    Sent: Thursday, September 12, 2013 1:39 PM

    AZEM TI JE GJALLE …. !!!!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Sali Berisha botoi sot ne Facebook nje elegji fantastike kushtuar heroit te demokracise Azem Hajdari!
    “Azem ti je gjalle”, eshte titulli i saj
    Azem ti je gjalle !
    Por une te desha te vdekur.
    Te desha te vdekur sepse vdekja me shume se jeta jote me sherbente mua!
    Vdekja jote do te ishte ringjallja ime.
    Arkivoli jot do behej topuzi per te shqyer dyert e Kryeministrise, Kuvendit, RTSH-se … shtetit !
    Varrimi jot do te behej grusht shteti im ne bashkepunim me Milloshin!
    Me nje gure vrisnim dy zogj:
    1- Nje thike mbas shpine Kosoves dhe luftes clirimtare te UCK-se
    2-Nje shpate magjike per te rimarre pushtetin e sundimin une !
    Azem ti je gjalle per se vdekuri!
    Une jam i vdekur per se gjalli!
    Pa pushtet, pa karrike, pa sundim te pakufizuar… pa pushtet dhe pa impunitet jeta ime eshte me e rende se vdekja jote!
    Azem ti je gjalle … i gjalle per se vdekuri !
    si Une nuk te vrava… as te perdora as te shperdora sa ma dashti suma! Kurren e kurres…
    Une nuk kam gisht ne pushket qe te vrane…
    Une vetem te nxorra ne prite! Vetem te nxorra ne prite per te te dhene pavdekesine ty heroit te demokracise!. ty liderit te dhjetorit!
    Azem ti je e do te jesh gjalle per se vdekuri!
    Te nxorra ne prite vetem e vetem qe te shpallja deshmor!
    A nuk veprova keshtu edhe me Arben Brocin e tre heronjt e 2 prillit!
    E shiko Azem cfare bej une per heronjt e demokracise!
    Cdo sakrifice e bej une… I nxjerr ne prite heronjt per ti shpallur deshmore!
    A e kishe menduar ndonjehere Azemi im i gjalle se do te preheshe me te tera nderet ne Varrezat e Kombit !
    Cfare nuk bej une per demokracine… Edhe vete demokracine, bile edhe Shqiperine vete e bera deshmore te karrikes sime … Jo nje por tri here me radhe !
    Azem ti je gjalle… Per heronjt e demokracise une bej cdo sakrifice!
    I pari ne sakrifica e i fundit ne pretendime! Eshte tipari numer nje i antikomunistit. E ka thene vete ai i madhi, me i madhi antikomunist i Shqiperise Enver Hoxha vete.
    Azem ti je gjalle per se vdekuri!
    Une jam i vdekur per se gjalli… E cfare kuptimi ka ymri im pa karriken qe mia shkurtoi kembet ky demosi i mallkuar me 23 qershor!
    Azem ti je gjalle per se vdekuri …
    Une jam i vdekur per se gjalli qysh ate dite te mallkuar 23 qershori…. Oi…Oi….Oiiiii !

    POST SCRIPTUM: Nje mesazh edhe per te bijen e Azemit qe po orvaten ta keqperdorin njesoj si te jatin…. Edhe djalli shfaqet me fytyre njeriu, thote filozofia 5000 vjecare kineze.( Ky dhe I’m eshte shquar me 20 qershor 2017- 5 dite para Zgjedhjeve Parlamentare te atij viti )

  9. Lorenc Luka. Ish Kryetari i Bashkise Shkoder says:

    Lulit po i del ne anderr Rudina. Ja ka prishe kauzeeeeen. Mka thane vete Luliiiiiiiii.
    Rrnofte Nard Ndoka !

  10. realisti says:

    Nuk e di se kush e mbeshtet Rudinen . Nese ka mbrapa amerikanet do behet . Nese jo do harrohet.

  11. olimpia says:

    Rudina nuk eshte Azemi.Natyrisht Azemi eshte babai i saj.Dhe ajo nuk mnd te flase kunder tij .Megjithese ne Shqiperi edhe brenda nje famijeje ka ndarje ne ide.Rudina eshte formuar ne pikpamjen kulturore ne SHBA .Dhe SHBA ,megjith dominimin e gjate te konservatoreve,ka nje rritje te forte te liberaleve te majte ,bile me Sanders dhe te tjere po kerkojne politika thellesisht te majta .Te gjitha keto ide politike ,te cilat ne thelb jane antifashiste dhe kunder cdo lloj diktature,duket kane ndikuar tek Rudina .Edhe origjina familjare e Rudines,pavaresisht aventures politike te Azemit eshte e majte .Duke pare edhe reagimin perendimor dhe keshillat e te njohurve te saj amerikane,Rudina realisht uy shkeput nga banda e Berishes.Besoj qe ka nje regji te menduar te PPE per te perkraur lindjen e nje te djathte te qendres moderne shqiptare .Dhe kjo mund te behet me nje veprim te forte.PD dhe LSI nuk kane dale thjesht kunder Rames,por kunder historise .Aktualisht ne Shqiperi ka nje bashkim te haxhiqamilisteve,te tribaleve bajraktare mesjetare ,te anarkisteve ,te lumpenproletareve,te fashisteve primitive,te pinjolleve te ballisteve dhe nje pjese te nomenklatutures komuniste ,te pekrahur nga para oligarkesh qe po tentojne nje grusht shteti .Dhe duket qe SHBA dhe BE po ua ben te qate politikanve shqiptare .Per fat te keq ,shumica e politikaneve jane thjesht marioneta dhe sherbetore te neveriteshem.Por disa nga PD dhe sidomos nga LSI u rebeluan.E kane thjesht per interes te ngushte apo per ndjenje atedhetare,le te leme kohen ,te mos i paragjykojme .Ne se do te behen rreth 40 deputete ,do te thote 70 perqind e opozites ,pra 70 perqind e votuesve te PD+LSI .Prandaj Berisha dhe Meta po shpejtojne te komplikojne sigurine dhe shkaterrojne rebndin ligjor .Thirrjet dhe programi i tyre jane thjesht fashiste primitive.Dhe ne se realizojne destabilizimin,eshte nje kthim prapa ne kohet e erreta te Berishes,Shqiperia kthehet ne vitin zero ,Europa ka nje shembull te rrezikshem per forca te ngjashme qe pak a shume kudo egzistojne.Prandaj perpara te shtunes kerkohet nje nderhyrje direkte e Merkel dhe Makron kunder cdo dhune te mundeshme ,ndryshe cmimi do te jete i tmerrshem per te gjithe.

  12. a.f. says:

    Mjere ky popull qe beson se Rudina Azem Hajdari do te luftoje me mafien politike. Ajo, sikurse edhe i jati, kane qene dhe do te jene mish per top, qe kupola te ruaje pushtetin, me se paku pasurite e grabitura te shqiptareve.

  13. Uau says:

    Bravo Mero, tani te mbledhim lek dhe ta ngrejm nje bust per ty, je rrenje e partise , rilindasi jon

  14. Selim Rroshi says:

    Shkrim koti fare. Pd ne konsesualitet mori nje vendim in extremis ne nje kohe qe rilindje e banda kriminelesh jan nje dhe kane kapur per fyti kombin njelloj ne 97e kjo Rudine duhej ta respektonte. Ndryshimi vetem eshte se populli ska me arme ne dore. Kete radhe armet i ka Rama Lleshi e dhe banditet. Ne rilindje sot peshon me shume krimineli se politikani. Sa here e kan rrahur Dakon kriminelet dhe e kan mare peng. Po Lelin ne Vlore a se moren. Po Sejdinin ne Elbasan a si cuan akrivol ne shtepi. Si mund te rrije opozita kur Shqiperine e ka pushtuar krimi. Do e luftoje kjo bija Azemit kte establishment kriminal? A cju genjen mendja. Apo ata deputetet e blere me 300 mije euro qe jane te kapur ne krim qe nga pagesa. Kta do e luftojne esblishmentin e Mero bazes? Bini kot daulleve po lekura i eshte grisur tashme establishmentit. I madh e e vogel eshte gati te dale e te rrafshojne cdo gje rilindase. Terhiquni me lezet ne ju ka ngelur ndonje gram ndergjegje. Shqiperia eshte ne emergjence se pushteti rilindjes eshte njesh me krimin dhe ka bllokuar cdo hapsire jetike per njerezit. Ne dac te prese rilindja ta rrafshojne me kuc e me mac ne dac te terhiqet me dinjitet e ti neshtrohet vettingjeve ne cdo qelize te saj. Populli ju ka hedhur dorashken zgjidheni ju cfare do beni. Se se hedh dot Rudina Hajdari establishmentin e krimit.

    1. Ervin Salijajaijii says:

      Rrofsh o selim rrota sa i mprehte jeni

  15. Koli says:

    O Mero si do ja besh nese Rama kupton qe qyrre si puna jote e bejne akoma me te urryer??? Kaq pyetje shume e thjeshte….

  16. Dash says:

    “Po dhe ne se cmendet dhe ben Pazar ,duke hedhur ne ere sistemin , ai iken bashke me ta.” ….Mero kjo fraze vlen momentin qe po kalojme ,epokale per Shqiperine e vogel ….komplimenti !

  17. Arbeni says:

    Vajza rebele e familjes Hajdari,bija e Azemit ka kulture perendimore dhe si e till nuk do ti bindet sali kriminelit.saliut I ka mbetur sharra në gozhde dhe ajo vajzë e re po e diskrediton në syte e shqipetareve saliun dhe lulin.Ata jane te destinuar te qerohen nga politika.Harakiria është xhesti i fundit i kapitullit te saliut,ketij banditi e krimineli te eger.Per ata do ketë nje fund te turpshem si ai i Gruevskit.

  18. Ana says:

    Eshte lodhese, stres.deshperuese deri ne kufite e dhimbjes te shkruash apo komentosh te njejtat gjera per probleme qe nuk ju duket fundi;njlloj sikur te troksesh ne nje Porte qe eshte e mbyllur pergjithmone!Do te desha te komentoj nga nje kendveshtrim tjeter editorialin e z.Baze.Mbasi jam nje amatore autore tregimesh(te cilat i lexoj me veten time) me le mbresa te pashmangshme Magjia e moment qe te frymezon te shkruash ,ndjesite e lirise se shpirtit qe ngrihet ne hapesire ne nje realitet tjeter…Duke lexuar editorialin perjeton keto ndjesi dhe shperthime per tu cliruar nga kornizat! Flm per shkrimet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje