Jari shpjegon formulën, si do rikthehet Doktori deputet në Parlament!

11 Mars 2019, 20:57Antena TEMA

Ka pasur shumë spekulime se deputetët e PD nuk mund të kthehen më në Kuvend.

Kjo bëhet me qëllim për t’i dekurajuar ata, duke pasur parasysh si mund të bëjë PD pa Doktorin në Parlament.

Jari vendosi sot t’u shpjegojë se si është përgatitur formula që AI të rikthehet:

“Të nderuar demokratë,

Jari ju sqaron!

Nëse e keni vënë re, kohët e fundit ka një debat se si duhen zëvendësuar deputetët në Kuvend.

Normalisht ata duhet të zëvendësohen duke plotësuar 57 vendet bosh në Kuvend.

Por ne kemi arritur ta shmangim këtë çështje, për të mos djegur Doktorin.

Kemi vendosur që zëvendësimi të bëhet emër për emër.

Këtë operacion e nisëm jo pa qëllim qyshkurse nisi deklarimi i heqjes dorë nga mandatet.

Kandidatja e shtatë në listën e pritjes deklaroi se nuk pranon të zëvendësojë Doktorin.

Në fakt, ajo nuk zëvendëson Doktorin, por thjesht hyn ose jo në Kuvend, por ne e bëmë qëllimisht, që të duket se zëvendësimi është nominal.

Fjala vjen, nëse ka ndonjë tradhtar që merr mandatin e deputetit, KQZ duhet të përcaktojë se kë deputet zëvendëson ai.

Kjo na jep mundësinë që fjala vjen, të mos ja djegim mandatin Doktorit.

Doktori është i shtati në listën e Tiranës, dhe ne kemi llogaritur maksimalisht 6 tradhtarë.

Kështu që Doktori mund të shpëtojë nga mos djegia e mandatit.

Pastaj pasi të shporrim Edi Ramën, ne do kthehemi dhe Doktori do ulet sërisht në Kuvend, dhe loja do fillojë nga  e para.

Duke qenë të bindur tek ky plan, ne po punojmë fort dhe me KQZ, që eleminimi të bëhet me emër, pasi vetëm kështu kemi shansin ta shpëtojmë Doktrin.

Lulin nuk e shpëtuam dot, se e zëvendësuan sot.

Pas marrëveshjes do themi që tani ata që nuk janë zëvendësuar, duhet të kthehen, dhe kjo do t’i japë një impuls të ri PD-së.

Po ashtu, mos u dekurajoni nga vendimi i Rudinës dhe Myslymit.

Si Murrizi, dhe Hajdari, ja kanë sjell gjithë jetën majë të hundës PD-së, por Luli atëhere ka qenë emigrant dhe nuk i ka njohur.

Tani që i provoi në kurriz të vet, e pa se kush janë, dhe nuk e përsërit më atë gabim.

E rëndësishme është t’u themi demokratëve të thjeshtë, se Doktori do rikthehet i fortë dhe në vendin që i takon në Parlament.

Tani del më në pah largpamësia e tij kur e vuri veten të shtatin në listë, pasi nuk donte të digjej, ngaqë e dinte se çfarë do ndodhte.

I juaji, Jari!”

4 komente në “Jari shpjegon formulën, si do rikthehet Doktori deputet në Parlament!”

  1. Tit luani me syze says:

    Jarush Lepulushi Lulushi

  2. Nebil Çika (i riu) says:

    Jari ja fut kot. Nuk zgjidhen kështu problemet o Jar.

  3. qazim says:

    Figura me e gjetur per kete rubrike.Nje njeri me demence,butaforik dhe totalisht medioker.Ne fakt ky Jari duhet ta falenderoje Temen se e ka bere personazh.

  4. lymi says:

    CFAR THOTE KY BUJKAR NISHTULLA….MOS JA VENE RE SE O SAKAT,I RA NJE HERE ZOTI ME TULLE NE KAPTINE POR NUK ZE MEN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje