Interneti bën sot 30 vjeç, por 2 miliardë njerëz nuk kanë ende akses në të

12 Mars 2019, 21:12Hi-Tech TEMA

Duke nisur nga sot, mund të mos i quajmë më “teknologji të reja” të gjitha ato që lidhen me internetin. Kjo sepse interneti ndryshon prefiks. Pikërisht sot, rrjeti mbarëbotëror (World Wide Web – shkurt www) bën 30 vjeç.

Ishte pikërisht 12 marsi i vitit 1989, kur britaniku Tim Berners Lee prezantoi në CERN atë që do të bëhej baza teorike e rrjetit të sotëm. Ajo ditë shënoi fillimin e një faze të re të evolucionit njerëzor, sepse u hodhën themelet e civilizimit dixhital.

Faqja e parë në internet u lançua në vitin 1991, pikërisht në bazë të dokumentit të hartuar nga Lee. Idesë së tij fillestare sot ia ka zënë vendin një hapësirë pa fund, në të cilën ne shprehim mendimet tona dhe eksperimentojmë një dimension tjetër të ekzistencës.

Në krahasim me 30 vjet më parë, ne jemi mësuar të ushqejmë vetëdijen e të perceptohemi nga një numër i madh të panjohurish; kjo po ndryshon rrënjësisht edhe mënyrën se si reagojmë ndaj realitetit konkret.

Natyrisht, e gjithë kjo nuk vlen për ata dy miliardë njerëz, të cilët ende nuk kanë akses në internet, si për arsye ekonomike dhe për mungesë të infrastrukturës në vendet e tyre. Siç ka ndodhur shpesh me paraardhësit, Tim Berners-Leenon kurrë nuk u pasurua nga shpikja e tij, pavarësisht nga fakti se përmes internetit gjenerohen sot miliarda dollarë. 

La Stampa

2 komente në “Interneti bën sot 30 vjeç, por 2 miliardë njerëz nuk kanë ende akses në të”

  1. Laku says:

    KUJT I PLASI TRAPI.ME REHAT JANE

  2. Mentari says:

    Interneti filloj me 1994 dhe sot mbush 25 vjet dhe jo 30 vjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje